(Qasje shkencore-kërkimore të prof. dr. Qemal Murati për kahet dhe e folmja e Gjuhës Shqipe, problemet dhe përbuzja e saj nga qarqet në Maqedoninë e Veriut)
Ministrat dhe deputetët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut më mirë e flasin maqedonishten, sesa shqipen e tyre! Sipas profesor Murati, koha po tregon se po i bien moh shqipes(sic!).
Profesor Qemal Murati nga korpusi i tij shkencor për këto tridhjetë e pesë vjet të punës në krah të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Kombëtare Shqiptare, e nxori në dritë mendimin si porosi të motit:
“Gjuha është atdheu i fundit”!
Për të hedhë dritë për Gjuhën Shqipe në hapësirën e këtij shteti, profesori më të drejtë nënvizon si qëmtues me kompetencë shkencore se, në hapësirën maqedonase nënëtdhjetë e nëntë përqind të shqiptarëve flasin gjuhën e këtij shteti, ndërkohë që tre përqind e maqedonasve nuk dinë shqip(sic!).
Në këtë rrafsh duhet përmendur se Gjuha Shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është zyrtare, ka mbetur në plan të dytë sipas ligjeve kushtetuese të pakicës shqiptare, ndërsa gjuha maqedonase është e vetmja zyrtare(sic!).
Në hapësirën ballkanike serbishtja për pakicën serbe në Kosovë është gjuhë zyrtare dhe simbolet tjera, ndërsa për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë as që lejohet me ligjet e Serbisë e drejta për të folë e shkruar gramatikën e shqipes dhe simbolin kombëtar të flamurit kuqezi. Po kështu është edhe në shtetin e Malit të Zi.
Korpusi politik shqiptarë në Shkup, Podgoricë dhe Luginën e Preshevës duhet të flasin me zëshëm, natyrisht me përkrahjen e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, drejtuar Brukselit dhe Washingtonit.
Çikago, mars të motit 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]