Flet ministri i Brendshëm: Si u shpëtua Alvini nga kampi i Al-Hol

0
444
Sandër Lleshaj

Aktualitet – Opinion.al07/11/19

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Bejruti për Tv Klan ka treguar se si u arrit të nxirrej nga kapi Al-Hol, 11-vjeçari Alvin Berisha. Ai tha se pas komunikimit të kryeministrit Rama me homologun italian Conte, forcat speciale të policisë shqiptare u vunë në kotakt me autoritetet libaneze, Kryqin e Kyq dhe Gjysmë Hënë e Kuqe.

Përgëzimet i meritojnë ata që janë marrë direkt me këtë operacion të rëndësihm. Ka filluar e gjitha me publikimin e rastit e cila tërhoqi vëmendje të madhe. Pas kësaj ka pasur një takim të kryeministrit Rama dhe kryeministrit Conte, ku është dakordësuar mes dy vendeve për këtë operacion. Më pas një ekip i forcave speciales shqiptare ka mbërritur në Bejrut dhe ka marrë kontakte me autoritetet në Bejrut dhe Kryqi e Kuq dhe Gjysmë Hënën e kuqe, të cilat kanë vepruar për qeverinë shqiptare. Me kërkesë të qeverisë shqiptare, Kryqi i Kuq dhe Gjysmë Hëna kanë realizuar transportimin nga kampi Al-Hol në kufi. Ata janë pritur nga trupat tona në zonë ndërkufitare mes Sirisë dhe Libanit. Pastaj Alvin Berisha është përcjellë për në ambasadën italiane në Bejrut, ku është pajisur me vizë italiane, për t’u nisur më pas drejt Italisë. Është një konkludim i një operacioni të komplikuar. Ka marrë shumë kohë”, tha Lleshaj.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm theksoi se mbërrita e tij në Liban nuk ishte vetëm për shpëtimin e Alvinit, por edhe për të vazhduar planin për të gjetur të gjithë shqiptarët e tjerë, që ndodhen në kampet e ISIS.

Lleshaj deklaroi se qeveria kishte përgatitur një plan prej kohësh, por pësoi ndryshime për shkak të ndryshimeve gjeostrategjike në rajon.

Qeveria shqiptare ka muaj që ka përgatitur një plan për tërheqjen e qytetarëve shqiptarë, që janë përfshirë në këtë dramë jashtëzakonisht të madhe, sidomos fëmijët. Plani pësoi ndryshime të papritura, për shkak të ndryshimit të kontekstit gjeopolitik në rajon. Gjë që ka bërë që duhet riparë i gjithë plani. Ne jemi të angazhuar dhe të përgatitur dhe për ta vijuar atë, që të gjithë qytetarët shqiptarë, kryesisht fëmijët, që janë përjashtuar nga veprimtaria e pjesëmarrjes në veprimtari terroriste, të kthehen menjëherë në atdhe. Zona është në një mjegull të plotë. Është një situatë e paqartë, nga rreziqe të shumta. Ardhja ime këtu nuk ishte thjeshtë ndjekja e operacionit të gjetjes së Alvin Berishës, por gjetja e qytetarëve të tjerë shqiptarë,” tha Lleshaj. /Burimi Tv Klan/