Flej, flej, se po të mos kishe fjetur gjithë kohën, i shurdhuar nga eZani i naltë, që ta mpin trurin, nuk do të isha në oborrin tënd…

0
395
Putin - rrotë
Gjergj Bajram Kabashi
Gjergj Festim Kabashi

Gjergj Festim Kabashi

Përpara 21 vitesh, ndodhi ndërhyrja më e madhe humanitare-ushtarake në historinë e njerëzimit nga NATO me aleatët e saj, për ta shpëtuar një popull nga shfarosja e programuar prej ideve të vjetra e të reja të Serbisë së Madhe, në bazë të së cilave është ushtruar gjenocid i vazhdueshëm ndaj shqiptarëve, në pothuaj ma shumë se 200 vite. Kosovën e mbetur nga rrudhjet mizore etnike në historinë tonë të hidhur në raport me pushtimet serbe, në pranverën e paharruar të vitit 1999 e shpëtuam nga zhbërja, shkatërrimi dhe dëbimi i popullatës me ndihmën e SHBA dhe vendeve europiane-perëndimore. Në saje të asaj ndërhyrje ushtarake, ne sot jemi të lirë në vendin tonë, në Kosovën e pavarur.

Andaj duhet t’ia dijmë rëndësinë Lirisë dhe ta ruajmë atë në mënyrë fanatike.

Edhe pas 21 vitesh, pas asaj ndërhyrjeje ushtarake europiane-perëndimore, kur tashmë Kosova është shtet i pavarur, Serbia me shërbimet e saj provokative agjenturore serbo-ruse, jo vetëm që nuk po qetësohet, por po vazhdon ta provokojë Kosovën. Provokimi me foton e Putinit, që simbolizon urrejtjen antieuropiane e antiamerikane dhe historikisht edhe antishqiptare, është një lajm shumë i keq i ditëve tona.Të ngasësh automjete me një foto të tillë provokoative, duke e përvijuar të thuash gjithë territorin e vendit, e madje duke depërtuar edhe në Pejë me atë foto, është një provokim bukur i madh dhe nënçmim e nënvlerësim për të gjithë ne e shtetin tonë, ndaj të cilit “qentë e çartur” të politikës sonë, nuk do të duhej të ishin indiferent. Mirëpo ne po e shohim se nuk kemi ç’ka presim më prej tyre, pjesa dërmuese e të cilëve i mbetën vendit “në derë”, por duhet të presim e ta mbështesim kryesisht Policinë e Kosovës.

Për këtë rast jo të mirë, faji parasëgjithash bie në fakt mbi Policinë e Kosovës, e cila duhet të tregojë vëmendje maksimale, që në kufinjtë verior të vendit, apo në ata në pjesë të tjera. Në Kosovën e hapur gjithsesi duhet të funksionoj filtri, se kush po hyn dhe kush po del në vend dhe policia duhet t’i shikojë me vëmendje maksimale të gjitha këto, pasi qëllimi i armiqve mbetet gjithmonë “matja e pulsit“, e qëndrimit dhe vendosmërisë sonë.

Nuk ka popull të madh e të vogël, por ka vetëm popull të vendosur, të guximshëm dhe të mençur për interesat e veta. I pari që e tregon seriozitetin e një shteti është dhe mbetët polici i vendit tonë. Por, shteti i Kosovës duhet t’i trajtojë policët në mënyrën më të mirë të mundshme, në mënyrë që ata në asnjë rrethanë, të mos jenë të trajtuar keq. Sepse ata janë rojet e kufirit e të sigurisë së përgjithshme, e nuk janë “qentë e çartur”, që lehin si të tërbuar në Kuvendin e Kosovës.

Policia e do trajtimin më të mirë, ashtu siç veprojnë të gjitha shtetet moderne me ruajtësit e rendit e të sigurisë së vet.
Pasi ajo qëllimkëqinjtë duhet përcjellë jo vetëm në kufi, por edhe gjatë gjithë rrugëtimit të tyre, deri tek destinacioni. Jo për ta penguar qarkullimin e lirë, por për t’ua analizuar qëllimet e synimet të gjithëve.

Rasti i këtij provokimi duhet t’i zgjojë të gjithë nga çdo lloj mungese e vëmendjes dhe syçeltësisë dhe Policia e Kosovës duhet të shikojë ligjin, dhe t’i shikojë punët e veta e të mos jetë e preokupuar dhe e ngarkuar, se ç’ka bëjnë e si sillen me njëri-tjetrin “qentë e çartur”.

Në jetën e një populli e shteti, çështje mbi çështjet janë kufinjtë dhe siguria e qytetarëve. Prandaj, ruajtja e një vendi, parasëgjithash bëhet në kufi. Provokimi me foton e madhe të Putinin në atë automjet, shqiptarëve ua kujton mizoritë serbomëdha në mbi dyqind vitet e fundit, kur populli i vogël dhe i lig serb, bëri disa gjenocide, shfarosje, dëbime dhe përvetësime territoriale, që nga Sanxhaku i Nishit e Pirotit, gjithnjë duke i pasur oficerët ushtarakë të Rusisë Cariste pas, si udhëheqës, urdhërdhënës dhe këshillues për shfarosjen e një populli autokton në vendin e vet.

Historia u përsëritet vetëm gjumashëve…, e Shqiptarët nuk guxojnë të flejnë, siç veprojnë disa prej “udhëheqësve të tyre”.

Ekziston një anekdotë me përmbajtje mjaft prekëse e domethënëse, që mua si gazetar ma ka pasë treguar historiani tashmë i ndjerë Sabit Uka, prindët e të cilit i kanë dëbuar me dhunë oficerët ruso-serbë nga vatrat e tyre, prej Toplicës e viseve të tjera atje, që e rrëfyer prej tij e kishte këtë përmbajtje, të cilën do të mundohem ta parafrazoj:

“Një oficer i ushtrisë së Serbisë, që në atë kohë zgjerohej në territoret e shqiptarëve, pasi i kishte dëbuar shqiptarët me ushtarët e vet dhe instruktorët rusë prej një fshati, ndalet të hajë qershi në oborrin e një shtëpie të braktisur dhunshëm të një shqiptari. Mbi një navilk sane, e shef një lëvizje! I afrohet dhe e shef një Shqiptar duke fjetur. E thërret dhe e pyet:

– “A sta radis ti ovde?”
– “Spavam…”, ia kthen Shqiptari
– “Spavaj, Spavaj”, ia kthen oficeri serb…, duke ia përkujtuar se: “Mos të kishe flejtë, unë nuk do të isha në oborrin tënd…”

Shënim: Titulli i redaksisë “Fjala e Lirë”