Flamuri i shtetit të Kosovës në qendër të Çikagos

0
426
Skënder Karaçica

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]


Dita e pavarësisë së Kosovës në 12-vjetorin e lirisë dhe të shtetit sovran, po kremtohet në të gjitha qytetet në Amerikë, atje ku jetojnë dhe punojnë shqiptaro-amerikanët e hapësirës etnike në Ballkan. Në organizim të Komunitetit Shqiptaro-Amerikanë, që tashmë është bërë traditë e aktivitetit kombëtar,sot në qendrën Richard J. Daley në Çikago u ngrit Flamuri i shtetit të Kosovës.

Dihet nga kronikat historike se tash e një shekull diaspora shqiptare në Amerikë ka qendruar në krah të atdheut shqiptar dhe për tokën më të dhimbshme të pushtuar nga regjimi i Serbisë, ku, përmes protestave dhe të veprimtarisë kombëtare në takimet më senatorë e kongesmenë dhe me administratat e presdentëve në Washington, patën kërkuar që të shpetojnë dhe të ndihmojnë shqipatrët për aspiratën shekullore për liri dhe pavarësi në tokën etnike.

Ngritja e flamurit në Chicago

Ngritja e flamurit të Kosovës në Chicago 🇺🇸Rrënqethëse! #imageofkosovo #AlbaniansInUSA

Posted by IMAGE of KOSOVO on Saturday, February 15, 2020

Për çështjen e Kosovës, në 12-vjetorin e lirisë dhe të pavarësisë, shqiptaro-amerikanët në Çikago nisin mesazhin që pushteti aktual dhe institucionet e jetës paralamentare dhe të qeverisë në Prishtinë, në frymën e unifkimit kombëtar dhe demokratik të bëjnë kornizat për të ardhmen e shtetndërtimit të Kosovës me standardet e BE-së dhe në miqësi të përjetshme me Amerikën.

Flamuri i Kosovës do të qendrojë përballë flamurit të shtetit të Ilinosit dhe Amerikan në qendsrën e njohur në Çikago, ku do të parakalojnë dhe do të shohin nga afër miqësinë që ka Amerika me shtetin e Kosovës, u tha nga të pranishmit në këtë manifestim të udhëhequr nga kryetari i KSHA-së Gjoneto Harusha.