FLAKËT E PRUSHIT dhe DARDANËT E TROJËS

0
563
Atdhe Geci, red

FLAKËT E PRUSHIT

cikël me poezi nga libri në dorëshkrim, „Monumenti i fjalës“

1 .
Dashuria shpiku përjetësinë dhe
metaforën e detit të trazuar, ajo
shpiku plorin dhe plisin e tokës
e puthjes i dha frymarrje qiejsh…

2 .
Universi e ushqen jetën në tokë
retë me raste janë të stuhishme
qielli ynë është botë intelegjente
natyrës i jep dritën, ajrin e stinët…

3 .
Në pamjet gjithësore të natyrës
Mungon ndërgjegjësimi arsyes
Ajri s´mbillet dhe s´ka origjinë
dëshmi ajri dhe erërash ne jemi…

4 .
Jemi farë prej qiejsh të çmuar
Që rritet kopshteve ku ka tokë
Jemi ré e mbushur me vetima
Gur i pranuar që nga lashtësia.


DARDANËT E TROJËS

Këndo muzë zemërimin e çamit
bjeri të përgjumurve të zgjohen
e gjallë është gjuha që e flasim
e gjallë është fjala që shkruajmë
Përëndi shqipesh të qenies sonë
kërkoni përëndisë Thoti, Zeusit
trimave, Aleksandrit dhe Pirros,
kërkoni Kadmit e mbretit Kodra
lutuni tek Apolloni, Iliri, Priami
Aristotelit, Platonit e Pisistratit
tërë ndërgjegjes së të lashtëve
dhe ndërgjegjes së kohës sonë
ta ngrejmë lartë zërin për Epirin,
për Çamërinë, diellen e Atdheut
Zgjohu Shqipëri e para Homerit
Shqipëri e Gjergj Katriotit dhe
papë Eleuterit, fol Nënë Terezë,
Shqipëri e tre përëndive, zgjohu
Ndërgjegje e Evropës e OKB-së,
njih Çamërinë, Epirin e Arbërit
Gjuha Platonit dhe shpata Ulisit
qenë shqiptare, të gjakut pellazg
Troja, gjaklindja e Romës dhe e
Anglisë, i dha gjakun qytetërues
Kontinentit ende të paformuar të
Evropës dhe Kontinenteve tjera.
Çamëri, farë qiejsh e Shqipërisë!…

Atdhe GeciDortmund, 2020