Ajet Shala
(Popullore)
FLAKADAN I LIRISË
(Kushtuar Heroit Sejdi Shala nga Kopiliqi,
që u përjetësua në Jashanicë më 5 nëntor 1998)
Satrapi barbar mbillte varre e i jepte dheut rënkim
Ti dëgjove zërat flakadane si shkëlqenin çdo agim.
U ishin thyer dhëmbët shekujve e mallkonin një epokë
I dëgjove amanetet kur zbritën thellë në tokë?.
Nënë Zarifja ta bën hallall gjirin zemra ju bë zgërbonjë
Babë Fazliu të dha bekimin që t’ia ndërosh plisin borë.
Zëra gjethesh nëntorët duan me ylber ngjyrash të mbulojnë.
Zërat dhanë ngjyrën e praruar në çdo kohë të kujtojnë.
Të turpëruar u kthyen barbarët si duron shajkat e lashta tokë
Si dikur për në Bosfor, Sulltanin Fisniku e ktheu pa kokë.
Si në ëndërr ti kërkove lirinë ti luftove hienat karpate
Fisit Hysku i shtove lavdinë n’kullë t’Muslisë në ato shpate.
Gulinovi në duar të këndonte je simbol vëlla yll lirie.
Ndeze dritën që ndrin mote solle diell, n’qiell Dardanie.
Në Nëntorin e përjetësisë drinit t’Bardhë i shtohet vala
Fitimtar plot guxim si kreshnik lufton Sejdi Shala.
Vjen nëntori hijerëndë për ty sjell jehonë kushtrimi
Gulinovi po të pret kërkon krahun t’ia vërë trimi.
Në beteja luftove si kreshnik n’kullë të Hyskut rezistenca
Je simbol i përjetësisë si flamuri lart mbi bedena.
Sjell pranvera blerim prilli me aromë, lule të freskëta
Eja, vëlla, zbrit nga mali se bozhurja për ty sot çelka.
Merrma vargun vëlla Heroi Kopiliqit bëja kurorë lavdie
Sa ndrin dielli, Sejdi Shala do kujtohet si rreze lirie.
Thellë nga varri po flet trimi është e lirë sot Dardania
Ty, atdhe, të qoftë falë gjaku vetëm një të jetë Shqipëria.
Ajet Shala “Ajhasha”
Giubiasco. CH – 08.05.2017
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar