Fjalori denigrues, si synim i hapur për linçim politik

1
349
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Njerëzit dallojnë nga njëri-tjetri si nga pamja e jashtme, ashtu edhe nga mbrendia shpirtërore. Por, kjo nuk donë të thotë së dikush vlenë më shumë së tjetri. Nese dikush folë keq për tjerët siç është ky ves moti, e tash po theksohet edhe më shumë, sigurisht së kjo nuk ndikon mirë të përsoni i apostrofuar, është prekje në dinjitet. Njerëzit kategorizohen, por kjo nuk i jep askujtë të drejtë ta ofendon tjetrin mbi bazat e pamjës apo edhe menqurisë. Nese e kemi “gjak” dike siq thuhet në të folmen e zakonshme, nuk na jep të drejtë ta deskriminojmë dhe as ta armiqësojmë.

Kjo armiqësi dhe kjo urrejtje karshi tjerëve mund të jetë individuale dhe grupore. Më së shumti këto vese apo dukuri janë duke u shfaqur në rrjete të ndryshme sociale, ku po ndëshemi më një gjuhë të vrazhdët dhe ofenduese, duke prekur rëndë në dinjitetin njerëzor. Madje, përmës këtij fjalori denigrues, po kemi edhe kërcënime, të cilat vëtem sa e acarojnë situatën ndërnjerëzore edhe më tepër. Kjo nuk është e mirë së reflekton keq edhe në shoqëri, duke u bërë normë e sjelljës.

Tema e ofendimit dhe te urrejtjës po bëhën tema te rëndësishme në jetën shoqërore dhe politike të Kosovës. Madje, këtu po shohim synime tw hapura për linqime politike, deri të këcënimet e formës fizike. Pasojat e një gjuhe të tillë, edhe po i shohim në jetën tonë politike. Dikush lartë në pushtet po ndihet më i privilegjuar kur bëhët fjalë për përdorimin e gjuhës denigruese, të gjuhës fyese dhe nënqmuese karshi rivalit politik. Kjo fletë për mungesën e duhur të emancipimit të një populli.Pasojat e kësaj gjuhe mund të jenë të rënda, deri të konflikti i hapur fizik.

Një gjuhë të tillë e pamë kohën e fundit karshi Albin Kurtit, të cilin taborri i kundërtë politik, po përdorë gjuhë të vrazhdët, gjuhë linquese, jo argumentuese. Këtë gjuhë garda e vjetër, duhet ta heqin nga fjalori, nese dëshirojnë tu mbetet sado pak nder dhe moral politik. Porositë e tilla politike mund të bëhën të rrezikshme për shtet. As një fëmijë të vogël nuk ka mundësi njeriu sot, ta heshtë më gjuhën e forcës. Njeriu duhet të kritikohet për punë të mira apo të keqija, e jo të kritikohet mbi baza të përkatësisë partiake apo ideologjike. Ata të cilët po përdorin këtë gjuhë nuk janë të pakët sot, në Kosovë.

Kjo gjuhë është praktikë e deskriminimit apo hudhjës jashtë lojës politike të tjetrit, më metoda përjashtuese. Kurti i mundi kundwrshtarët politik në fushën e majdanit, më votën e lirë të sovranit, dhe prandej ata, në kuvend duhet të bëjnë opozitarizëm parimor, e jo të organizojnw tubime më gazetarë të karakterit linques, siç ndodhi para rënjës së Qeverisë Kurti 1. Porositë e një fjalimi duhet mos të përmbajnë gjuhën e urrejtjës, por të kritikës së bazuar më shumë argumente. Nuk ka mundësi të izolimit, të përqmimit dhe deskriminimit të asnjë përsoni më forcë.

Sikur po jetojmë në një shoqëri ku krejt është bërë normale të përdorim gjuhën, jashtë normave të kodeksit moral. Në një shoqëri të tillë mund të rrezikohen të gjithë qytetarët dhe mbarë shoqëria. Mandej, fjalimet më tone kërcnuese, mund të sjellin gjendje emocionuese, gjendje psikologjike e sociale më pasoja. Kjo mund të reflekton keq edhe mbrenda familjës p.sh., të fëmijët. Ndodhë që njerëzit e tillë apo grupet e ndryshme edhe mos të janë të vetëdijshem për një fjalor të tillë fyes, dhe kërcenues karshi palës tjetër.

Edhe nga ky contest duhet shikuar izolimin gjithnjë e më të madh të njerëzve, në familje, duke kërkuar vend të sigurt, madje duke i ndrruar jo rrallë edhe vendbanimet. Kjo formë e deskriminimit të tjetërit, nuk ishte dashur të ndodhë, kur kemi mjaftë probleme tjera të jetës. Secili fjalor i përdorur, e më këtë rast edhe fjalori politik ka ndikimin e fuqishem në mardhënjët sociale, në bashkëpunimin profesional, në marrdhënjët shoqërore politike.

1 KOMENT

  1. Albin Kurtin nuk kane pse me kriktikue as me lavdue sepse deri sot, nuk ka punue asgje qe te meriton kritiken apo lavdaten… si kryeminister.

    Kurti mund te kritikohet kur ishte dhe vepronte si vandalist opozitar…

Komentet janë mbyllur.