FJALË TË URTA TË NËNËS TEREZË

0
665
Nënë Tereza me fëmijë

(Pjesa e parë)

Argjira UkimeriAri Ukimeri (Ma. Sc. Pedagoge)
Prill, 2020 – Prizren

1. Varfëria për të varfërit, do të jetë shumë e vështirë. Kur e lëshova Loreton, për mu ka qenë dita më e vështirë dhe më e keqe.

2. Për të kuptuar të varfërin, duhet me provua varfërinë nën lëkurën tënde.

3. Dhimbja s’ka skaj, por as dashuria jo.

4. Dhurata më e madhe për mua do të ishte, nëse zhvillohet dashuria në veçanti ndaj atyre që vuajnë.

5. Vepra të dashurisë janë vepra të Paqes.

6. Të varfërit i sjellin dashuri botës, përmes Dashurisë dhe Durimit.

7. Njerëzit nuk vuajnë nga uria. Por nga mos-besimi në Zotin, duke ia kthyer shpinën njëri tjetrit.

8. Njerëzit nuk e dijnë se çfarë është varfëria. Sepse janë nën ndikimin e dëshpërimit.

9. Ka vetëm një Zot, Ai është tek të gjithë. Është e rëndësishme të kuptohet se secili është i barabartë para tij.

10. Një shok apo një shoqe, është ai apo ajo që të kupton të kaluarën tënde, beson tek e ardhmja jote, dhe të pranon ty për atë që je.

11. Mos jeto me frikën e vdekjes. Por vdis me gëzimin që ke jetuar.

12. Për t’u ngritur nga Toka në Qiell, njeriut i duhen dy krahë: Pastërtia e zemrës dhe Theshtësia.