Imet TAHIRAJ
FJALË TË URTA SHQIPE, KOSOVË
1. Veç bie me sy i pangimë
2. As i hurit, as i konopit, po i hajës
3. Në arën pa valartarë, gjarprijtë hazer
4. Barkun e fortë se gjithkah kullotë
5. Më të përronjëve u bë vëlla.
1. Sokak i pa shtruem, si dysheku i hedhun
2. Kosa qe s’pret dorën, e vret
3. Kallamoqi kosh e buçuku bosh
4. Dhentë e dhitë përçiten me thi
5. Versije verem i zi shtëpi
1. Kukurijet e tepërta, janë si balta e vadave
2. Mos u bë tarak në arën e huaj
3. Dremitja e fuqia, janë shenjë pleqërisë
4. Më biçikletë nuk hipet në plep
5. Dregëza që s’përthahet, lëkura përçahet
1. Ai që mbyll bibliotekë, vetja i ka vdekë
2. Pas furtune shkundën kallëzit e grurit
3. Çdo herë mos i thuaj vetit ham dreq
4. Njeriu vejan miurmuron si hajvan
5. Sadaku i kresë është dija e dhanur
1. Njëqind djaj s’mund te trembin, dy hamaj të çmendin
2. Më krip mos e tepro, pa krip mos jeto
3. Nëse shkallë, shkallë ke zbritur, nuri yt zdritë
4. Dimri është xhehenem, pranvera xhenet jo i rrenë
5. Mos ia fut vetit kavallin, kurrkush s’ta heq sikletin.
1. Në pastë marr zjarr pushka, mos u sill tek krushka
2. Secila pemë dhe secili vende, krenohet me te vetin send
3. Fasule për darkë, bri e bark t’i hallakatë
4. Nëse ujin e ke ndytë, t’i verbon sytë
5. Mendjen ta fal zoti, heroizmin ta jep kombi
1. Mos e ndreqesh boten, mos ia trash baltën rrotës
2. Edhe mulliri ha bullgur, por barku si dhemb kurrë
3. Më shumë sosë dashuria, se gaca e shpupluar ne dorë
4. Mos ik si lepuri, pa i gjetur shteg vetës
5. Më kosë kositen luadhet, me drapër nuk krasiten gardhet
1. Toka haraçin ta vjel, atëherë kur ne gji te merr.
2. Uji ta nxjerr shpirtin, uji ta freskon xhanin.
3. Kur kqyresh ne pasqyre te ujit, drojë te marrin qipujt.
4. Qepet tavan, borxhi te rri sahan.
5. Lulja e ka helmin, dhe erën e mirë.
1. Hajrullah te shtëpia, lopë nëpër bija.
2. Haja e tepërt nderë për nevojtore.
3. Pa laps pa fletore, si eshka pa unur.
4. Vëllait mos ia ve lakun, se dikur përthurësh vet ne te.
5. Udhët qe t’i çelin fqinjësia, drojë se nuk t’i don shtëpia.
Ps: Këto fjalë të urta nuk janë te botuara deri më tash as një enciklopedi apo periodic kulture. /Autori.
Shumica qenkan fjale te urta pa lidhje, te ndonje turkoshaku islamik, sepse gjysma e fjaleve qenka arabo-turqisht… edhe permbledhesi qenka Turqeli Imet Al Tahirogllü. Nderroje more ate emer pa lidhje, e pastaj merru me fjlë te urta… tyrqelike.
Komentet janë mbyllur.