(Shtjefën Gjeçovi, Vepra 2, Prishtinë, 1985, fq. 226)
– Shalë e Shosh, lêni o Zot shëndosh
– Trimnì. Besë e Trevesë
– Shala e marrë (psè shkojën pa kësulë në krye
– Paska kenë edhè e mendshme sepse tash të gjith shkojën pa kësulë!!!
– Kullëmirë Shala
– Djalëmirë Shoshi
– Bukë- mirë Kiri
– Bludëmirë Plani
– Kupëmirë Gjani
– Gjani lugët
– Plani bludët
– Kiri e Gjani, bâfto Shala hjekto Plani:
– Prêkali gavej – treg
– Nikaj cubnìn
– Merturi mënin
– Shkreli fej a sè krenìn.
– Kelmendi djathin – Kavaja djathin
– Kraja djathin.
– Hoti parìn
– Gruda shpaten
– Kastrati krenìn
– Bajza faculetat
– Shkoder kurvë
– Shkoder mizore
– Shkoder xêhetare
Fise të permenduna:
– Sumajt e Pëshkashit
– Gegajt e Shllakut
– Alijajit e Kastratit
– Begajt e Bushatit
– Vuksanlekajt e Hotit
– Bêkajt e Triepshit.
Fise të këqija:
– Bobi i Shalës
– Pilotajt e Shoshit
– Kokajt e Brazhdës
– Glaca e Kirit
– Pogu e Mëgulla
– Boksi i Planit
– Stanajt e Gjanit
– Martindrejajt e Sumës
– Uliçajt e Prèkalit
– Fikajt e Urës së Shtrêjet
– Licajt e Domnit
– Boga e Kelmendit – (Teshtu i Bog!)
– Bracajt e Dragoçit
– Vukajt mbas Cukalit
– Kurçunajt e Shllakut
– Domajt e Kajvallit
– Malutajt në Toplanë
– Merri dreq të tanë!
– Ndêzim zjarm
– Pjekim lardh
– Larca lardhi
– Buk koshtari
– Vênë Mirëdite Djathë Se- lite!
– Nise Gjakovë
– Kape Pejë!
Nanë e pà djalë – Nuk lên driten me dalë!
Bija pa nanë – Si nata pa hanë!
Motra pa vëllà – Së lên diellin me rà!
Kur të dahet djali e nana – Atbotë ndalet dielli e hana!
Nanë e bi – Arkë e dry!
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar