FJALË, CITIME DHE AFORIZMA nga Viktor Hugo

0
1060

Viktor Hugo
1802 – 1885

Viktor Hugo (Besançon, 26 shkurt 1802 – Paris, 22 maj 1885) ishte një shkrimtar, poet, dramaturg dhe politikan francez. Udhëheqësi i Romanticizmit, ai konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj që ka pasur Franca.

* * *

1.
Ka një spektakël më të madh se ai i detit, dhe është qielli; ka një spektakël më të madh se qielli, dhe është brendësia e shpirtit.

(Të mjerët)

2.
Të udhëtosh është e nevojshme, që të lindësh dhe të vdesësh në çdo çast.

(Të mjerët)

3.
Jeta është lulja për të cilën dashuria është mjalti.

(Mbreti argëtohet)

4.
Lumturia supreme e jetës është që të jemi të dashuruar për atë që është, ose më mirë, të jemi të dashurar për inat të asaj se ç’është njeriu.

(Të mjerët)

5.
Të duash ose të kesh dashur, mjafton: mos kërko gjë më pas. Nuk është e mundur të gjesh margaritarë të tjerë në palat e errëta të jetës: të duash është të jesh i plotë.

(Të mjerët)

6.
Besoni, se jeni të fortë. Dashuroni, që të jeni të lumtur.

(Oqeani)

7.
Gjysma e jetës kalohet duke pritur kush do të na dashurojë dhe gjysma tjetër për të lënë atë që doni.

(Oqeani)

8.
Fikso qeni tënd në sy dhe tento të pohosh akoma se kafshët nuk kanë shpirt.

9.
Shpesh ka më shumë gjëra të mbytura në fund të një shpirti sesa në fund të detit.

(Oqeani)

10.
Një grua që ka një dashnor është një engjëll. Një grua që ka dy të dashur është një përbindësh, një grua që ka tre të dashur është një grua.

11.
Kam takuar në rrugë një djalë shumë të varfër i cili ishte i dashuruar: ai kishte një kapelë të vjetër, xhaketën të vjetruar, uji kalonte përgjatë shollit të këpucëve dhe yjet përmes shpirtit të tij.

12.
Shpirti ndihmon trupin dhe nganjëherë e ngre; është vetëm zogu që ndihmon kafazin e tij.

(Të mjerët)

13.
Agimi ka një madhështi misterioze të madhe që përbëhet nga një mbetje ëndrre dhe një princip mendimi.

(Punëtorët e detit)

14.
Jeta s’është veçse një humbje e gjatë e asaj që duhet.

(Njeriu që qesh)

15.
A e dini ç’është miqësia? Po!, të jesh vëlla dhe motër, dy shpirtra që takohen pa u ngatërruar me njëri-tjetrin, dy gishtat e dorës. Po dashuria? dashuri? Oh dashuria, është të qenit dy dhe të mosqenit veçse një person. Një burrë dhe një grua që shkrihen në një engjëll. Është qielli.

(Katedralja e e Parisit)

16.
Dashuria është si një pemë: buis në vetë, hedh thellë rrënjët e saj në të gjithë jetën tonë dhe vazhdon shpesh të gjelbërojë në një zemër në rrënojë.

(Katedralja e Parisit)

17.
Jeta pa butësi dhe pa dashuri nuk ishte veçse një makineri jo e vajosur, plot gërvima dhe lot.

(Katedralja e Parisit)

18.
Mund edhe të besosh as në asgjë, por ka disa çaste në jetë në të cilën lutet perëndia i tempullit që është përpara nesh.

(Katedralja e Parisit)

19.
Të jesh gjysmë i verbër është më keq se të qenit i verbër, sepse shihet ajo që na mungojnë.

(Katedralja e Parisit)

20.
Skepticizmi është kariesi i inteligjencës.

(Të mjerët)

21.
E gjithë historia është vetëm një përsëritje e gjatë: një shekull plagjiat i tjetrit.

(Të mjerët)


FJALË, CITIME DHE AFORIZMA (21 tjera)

1.
Një fe: sa e nevojshme është për njeriun. Është i lig ai njeri që nuk beson në asgjë.

2.
Të torturosh një dem për kënaqësi, për argëtim, është shumë më tepër se të torturosh një kafshë, është si të torturosh një ndërgjegje.

3.
Pa Francën, bota do të ishte e vetme.

4.
Diplomatët tradhtojnë gjithçka, përveç emocioneve.

5.
Nga guaska mund ta kuptosh molusqet, nga shtëpia qiramarrësin.

(Të mjerët)

6.
Perëndia është dukshëm e padukshme.

7.
Toleranca është feja më e mirë.

8.
Kush nuk është i zoti të jetë i varfër nuk është i zoti të jetë i lirë.

(Oqeani)

9.
Qeni është virtyti që, duke mos qenë në gjendje të bëhet njeri, u bë kafshë.

(Përsiatjet)

10
Dyzet vjet janë pleqëria e rinisë, por pesëdhjetë vjet janë rinia e pleqërisë.

11.
Të jesh i shenjtë është një përjashtim; të jesh i drejtë është rregulli. Gabo, mungo, mëkato, por ji i drejtë.

(Të mjerë)

12.
Burri është i detyruar të bëjë; gruaja mund të jetë e kënaqur me qenien.

(Oqeani)

13.
Ne jetojmë në një shoqëri gri; t’ia dalësh, ja këtu është mësimi i rrënjosur nga korrupsioni mbizotërues. Duhet thënë se me kalimin e kohës, suksesi është gjëja më e ndyrë; ngjashmëria e tij e rreme me meritat mashtron njerëzit.

(Të mjerët)

14.
Brutalitetet e progresit quhen revolucione.
Kur ato mbarojnë, kuptohet se gjinia njerëzore është keqtrajtuar, por ka ecur.

( Të mjerët )

15.
Nëse do të kuptoni se ç’është Revolucioni pyet Progresin, dhe nëse ti do të kuptosh se ç’është progresi, atëherë quaje atë Nesër.

(Të mjerët)

16
Guxo: progresi arrihet vetëm në këtë mënyrë.

( Të mjerët )

17.
Një njeri nuk është dembel nëse ai zhytet në mendimet e tij; ka punë të dukshme dhe punë të padukshme.

( Të mjerë )

18.
Turma mund të bëjë vetëm trazira. Për të bërë revolucion, duhet Populli.

(Gjërat shihen)

19.
I varfëri, sa herë që ka kohë për të menduar, ai bëhet i vogël para ligjit dhe i vocër para shoqërisë; ballafaqohet, lyp dhe kërkon të prekë butonin e dhembshurisë. Ai ndjen veten, e di që është gabim.

(Të mjerët)

20.
Jeta, fatkeqësia, izolimi, braktisja, varfëria janë fusha beteje që kanë heronjtë e tyre, heronjtë oskurë, ndonjëherë më të mëdhenj se heronjtë e shquar.

(Të mjerët)

21.
Pyetja e vërtetë është: puna nuk mund të jetë një ligj, pa qenë një e drejtë.

(Të mjerët)

21+21 AFORIZMA
mblodhi dhe përktheu: Faslli Haliti