Kur fjala në kurorë e ndien plagën
nga dhimbjet e të qenit e shtypur
dhe nga kërcënimet që të mos jetë
dëshmitare e krimeve të pushtuesit…
Pjesëmarrja e fjalës për Çamërinë
në tryeza bisedimesh të fshehura
për fatet e kombit dhe të atdheut
fjalën ma bën që të vet kryengritet
Sa herë fjala rrëfen të mundshmen
Sa herë fjala shprehë të vërtetën
Atë e vënë në pranga dhe izolim
Për kryefjalën dhe kallxuesin e saj
Jo rrallë biem në zbrazëti çastesh
e nëpër dyer të trembura të shtetit
vetëm atëherë fjala ngrihet e tëra
për të treguar atdheun e paçliruar!…
Fjala, – Atdheu s´më përket vetëm
mua, Atdheu është i të gjithëve,
ju që po sundoni me korrupcion
edhe lirinë e fituar po na e trembni!…
Rrustem Geci – Prishtinë, Shkurt, 2018