Fjala e fundit e Ridvan Qazimit
( Komandant Lleshi )
Zotërinj të historisë
Zotërinj të Preshevës
unë fjalën e mbajta
gjaku ynë të mos thajë
Mes heshtjes e pritjes
fjalën e armatosëm
që Pushka e Luginës
të dëgjohet Evropës
Zotërinj të luftërave
Zotërinj të historisë
O do të jemi të lirë
O lufta jonë s´ndalon
Miq, vëllëzër, popull
të gjallë dhe të rënë
unë fjalën e mbajta
e lirë të jetë Lugina!…
Rrustem Geci, poezi nga libri “Heroika”