FJALA E FUNDIT
Aristidh Kolia, në veten e parë!
Çamëri, të puthsha ballin
me arvanitët je një vëlla
nëpër rrugë kudo ka diell
fjalë të gjalla të gjuhës sonë
Një Atdhe e kam zemrën
e thash në Artë e Athinë
kraharorin e kam flamur
Kuq e Zi, si në Shqipëri
Nuk i vihet pranga fjalës
nuk i vihet pranga gjuhës
Shqipëria është gjaku ynë
nuk i vihet pranga diellit
Zgjohuni çamë e arvanitë
jem shqiptar, jemi vëlla
tek ky diell e tek ky det
Shqipëria është e lashtë
Çamëri, gjakja e Zeusit
jemi komb me përëndi
bimur jemi tek kjo tokë
kur ky dhé s´ishte Greqi!…
Atdhe Geci – Dortmund, 2020