Fituesit e Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana 2018”

0
993

InstitutiLibripromocioni ILP

Elona Zeraliu – Çmimi i Parë në Ese për krijimin “Harta e zhubrosur”.
Çmimi iu dorëzua nga gazetarja Arta Marku Qëndro (anëtare e Jurisë së Festivalit).

Behar Jacaj – Çmimi i Parë në Prozë për krijimin “Gjama e Gjamës!”.
Çmimi iu dorëzua nga shkrimtari Ylljet Aliçka (anëtar i Jurisë së Festivalit) .

Oriada Dajko – Çmimi i Parë në Poezi për krijimin “Prijësi i Armatës së Ëndrrave”.
Çmimi iu dorëzua nga Themeluesi Shtëpisë Botuese Toena, z. Fatmir Toçi.

Aleksandra Kreku – Çmimi i Dytë në Ese për krijimin “Përtej kohës e hapësirës”.
Çmimi iu dorëzua nga gazetari i mirënjohur Mentor Kikia.

Dionis Prifti – Çmimi i Dytë në Prozë për krijimin “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”.
Çmimi iu dorëzua nga studiuesi i letërsisë Behar Gjoka.

Benjamin Krasniqi – Çmimi i Dytë në Poezi për krijimin “A ke guxim?”.
Çmimi iu dorëzua nga poetja e mirënjohur Mimoza Ahmeti.

Drilona Mulaj – Çmimi i Tretë në Ese për krijimin “Frytet e sinergjisë dhe dëshirës”.
Çmimi iu dorëzua nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, z. Dorian Koçi.

Renis Hyka – Çmimi i Tretë në Prozë për krijimin “Kasneci i historisë”.
Klevinda Fili – Çmimi i Tretë në Prozë për krijimin “Legjenda e një prijësi”.
Çmimet u dorëzuan nga shkrimtari dhe politikani i mirënjohur z. Namik Dokle.

Alban Tufa – Çmimi i Tretë në Poezi për krijimin “Postdual”.
Çmimi iu dorëzua nga kryeredaktorja e Shtëpisë Botuese Toena, znj. Sonila Kapo.

Ceremonia përmbyllëse e Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana 2018” u zhvillua pasditen e të enjtes, në hollin qendror të Muzeut Historik Kombëtar.

Ky Festival i cili nisi zhvillimin e tij në prill të këtij viti mblodhi rreth vetes krijues të rinj të grupmoshës 19-35 vjeç nga Shqipëria e Kosova, të cilët konkurruan me krijimet e tyre në tri gjini: prozë, poezi dhe ese, me temën e përbashkët: Skënderbeu, profeti (vizionari) i Shqipërisë Europiane. Krijimet më të mira të prezantuara për të pranishmit në ceremoninë përmbyllëse janë tashmë pjesë e Antologjisë së këtij edicioni, botimi i së cilës ashtu si edhe realizimi i edicionit u mbështet nga Ministria e Kulturës.

Ky Festival u zhvillua në disa faza: nga momenti i aplikimit, në atë të Masterklasave mbi shkrimin krijues, në atë të seminareve rikrijuese ku me mbështetjen e Fakultetit të Arteve të Bukura u realizuan 10 punime në pikturë e instalacion nga studentët e arteve të cilët pasi lexuan 10 krijimet fituese të përzgjedhura nga juria, realizuan një riinterpretim të tyrin në telajo. Këta studentë morën certifikata pjesëmarrjeje në ceremoninë finale, ndërsa punimi i studentes Betina Sharavolli u vlerësua me Çmimin e Parë për risjelljen e krijimit “Legjenda e një prijësi” me autore Klevinda Filin, që iu dorëzua nga profesor Edmond Gjikopulli.

Në ceremoninë finale, vlerësimi i parë i mbrëmjes, një Diplomë Mirënjohjeje dhe një Trofe për një institucion që e ka mbështetur fuqimisht Festivalin, me pasion dhe besim, në të katërta edicionet e tij i shkoi Fakultetit të Arteve të Bukura të Universitetit të Arteve, përmes Dekanit z. Ardian Isufaj.

Festivali Letrar për të Rinj organizohet prej katër vitesh nga Instituti i Librit dhe i Promocionit.

Ky edicion pati mbështetjen e Ministrisë Kulturës së Shqippërisë, Muzeut Historik Kombëtar, Botimeve Toena dhe Fakultetit të Arteve të Bukura.

Juria e Festivalit përbëhej nga :

Ylljet Aliçka – shkrimtar
Arta Marku Qëndro – gazetare
Anrila Spahija (Ana Kove) – poete


Irena Toçi
Drejtore e Përgjithshme
Instituti i Librit dhe i Promocionit

Rruga “M. Gjollesha”
K.P.1420
Tiranë – Albania

Cel. ++355 68 20 677 11
Tel. ++355 422 40 116

[email protected]
[email protected]
www.institutilibripromocioni.al
Facebook: Instituti i Librit dhe i Promocionit