Fitore Impresive e Islamo-Komunistëve të LVV-së

0
1343
Albin Kurti, fitoi - 06.10.2019

Erdhi dita që forcat islamo-komuniste të jenë fitues të zgjedhjeve shtetrore te Kosovës /2019. Fitorja është e merituar me numrin e votave, sepse thjesht arritën të bindin më së shumti votues të Kosovës që të votojnë për këtë parti politike te padefinuar politikisht.
LVV fitoi në garë me disa konkurentë, qe nuk jane apo nuk paraqesin ndonjë vlerë pozitive ne çfarëdo aspekti.

Të fitosh vota në konkurencën e partisë cubike familijare (AAK) apo partinë hajnike (AKR), partine koruptive (Nisma) dhe partinë e vetquajtur e dalur nga lufta (PDK), nuk është sukses për t’u vlerësuar. LVV të vetmen konkurencë reale e kishte partinë pjesërisht të reformuar (LDK), me të cilën ka votues afërsisht te njejtë.

Poashtu fitorja sipas të gjitha analizave u sigurua me votat e atyre qe ikën nga Kosova, atëhere kur Kosova kishte më së shumti nevojë për qëndrim stoik në Kosovë, e që njihen si Kosovarë në Diasporë.

Ardhja me numër të madh të këtyre frikacakëve, që e lanë Kosovën në duar të okupatorit ne periodën 1974-1997 ua siguroi fitoren LVV-së, sepse kjo parti u premtoi ketyre diasporistëve frikacak, se do të konfskohet pasuria e të gjithë atyre që kanë shumë pasuri, shtëpi të mëdha, automjete të shtrenjta edhe të gjitha gjërat tjera, te cilat kjo pjesë frikacake e diasporës nuk e ka në dissporë.

Kjo pjesë e diasporës votoi për çështjet për të cilat ata nuk kanë dhënë kontribut, sepse nëse jeton jashtë Kosoves më shumë se 20 vite, nuk është e moralshme të voton në vendin, ku nuk kontribon asgje përveç vizitave turistike dhe xhelozisë të shprehur gjatë këtyre vizitave për pasurinë e krijuar në LIRI.

Kryetari i LVV në një pyetje të kurdisur, nga një gazetar i një televizioni, se cilet janë tre personazhet historike që i vlerëson, u përgjegj ashtu siç e kanë udhëzuar islamo-komunistët e Shqipërisë në këtë parti si vijon:

1. Sami Frashëri, sepse ky shkrimtar Otoman ka shkruar 49 vepra për Otomani në Turqisht, dhe 4 në Shqip, dhe është i pranueshëm te muslimanët e Kosovës me emrin Shemsedin Sami.

2. Fan Noli, sepse si kryeminister ishte i pari që e pranoi qeverinë komuniste të Leninit në vitet 1920-ta! Dhe një pjesë të azilit politik e kaloi në Rusinë komuniste.

3. Ukshin Hoti poashtu i njohur me qëndrime dhe filozofi eksplicite komuniste.

Kryetari i levizjes islamo-komuniste qëllimisht e injoroi figurën më të madhe të kombit SHQIPTAR, Gjergj Kastrioti, sepse kështu i urdhëruan Erdoganistët gjatë vizitës ne Turqi. Kjo ështe vepër e paskrupullt anti-shqiptare.

12 Kandidat të LVV janë Muslimanë, qe do të thotë nuk janë SHQIPTARË sepse Islami nuk lejon kombe.

Kryetari Islamo/Komunist i LVV vizitoi Palestinën duke u pajtuar me faktin e pamohueshëm se çdo lider Palestinez ka deklaruar se e kundërshton lirinë dhe pavarësinë e Kosovës njësoj sikur LVV-ja.

Kjo vizitë “palestineze” bazën e ka në Islamizmin e LVV-së.

Kryetari Islamo/Komunist e nderoi dhe vizitoi varrin e Serbo-Muslimanit të Bosnjës Alija Izetbegoviç i cili sa ishte gjallë e kundershtonte çdo bisedë me Shqiptarët për zgjidhjen politike të ardhmërisë politike të ish RSFJ-së, në periodën 1989-1997. Djali i tij Serbo-Muslimani Bakir Izetbegović poashtu sot është kundër lirisë së Kosovës. Sipas islamo-komunistit të LVV-së: më i mirë një serbo-musliman se një SHQIPTAR i paFe dhe i paKomunist!

Urrejtja dhe injorimi i veprimtarisë së Dr. Ibrahim Rugovës, që e ka IslamoKomunisti i LVV-së e ka bazën pikërisht në faktin se Dr. Rugova ishte kundërshtar madhor i ideologjive Komuniste dhe Islamiste, mbrenda kombit Shqiptar. Për LVV, serbo-muslimani Izetbegović është i pranueshëm ndërsa SHQIPTARI i MADH Dr. Rugova jo.

Sa i përket premtimit të llojit të “baba dimrit” se nuk do të lejojë asnjë Kosovar pa kulm mbi kokë, mund të konkludojmë se ky është premtim koti, sepse çdo shtetas i Kosovës që i ka 18 vite plus, nuk e ka çështjen e zgjedhur të banimit. Çdo person ka të drejtë në banim personal, e jo trashëgimi nga prindët apo kushdo tjetër. Kjo ështe utopia islamo-komuniste e kryetarit te paskrupullt të LVV-së.

Shtetasit e një shoqërie apo një shteti demokratik kanë nevojë pë liri në treg/biznis, dhe liri në mendim, ndérsa çështjen e banimit secili e zgjedh vet, dhe vetvendos ku te jetojë, e jo ku ua ndërton apo cakton “baba dimri” islamo-komunist! Duke marrë parasysh numrin e banorëve në Kosovë (2.1milion) dhe atyre në diasporë(1.2 milion), rezulton se “baba dimri” do të ndërtojë për 4 vite afërsisht 2.2 milion banesa, sepse dhe diaspora është Kosovë, dhe nuk kanë banim te tyre ne Kosovë.

Lëvizja IslamoKomuniste poashtu është edhe një “Recycle Bin” i partisë PDK, që vehten e quan të dalur nga lufta, sepse tjerët kanë dalë nga kutia magjike. Shumë anëtarë janë recikluar nga PDK, AAK, FJALA dhe Partia e Drejtésisé, si dhe nga partitë komuniste të Shqipërisë. LVV është konfirmuar se e luan rolin e magnetit për humbës, dhe magnetit për votues që besojné se ka baba dimër.

Mund të konkludoj se LVV erdhi në pushtet me veprime të paskrupullta anti-Shqiptare në shumé vite të veprimtarisë së tyre kryesisht Gurë-Hedhése dhe Ve-Hedhëse dhe disa here edhe Gaz LotëSjellëse… dhe asgjë tjetër.

Por LVV ia arriti qëllimit që të jetë qeverisës i Kosovës.

Tani e kanë radhën të rregullojnë kompanitë publike siq jane PTK, RTK KEK, té cilat janë gjenerator të hajnisë. Pastaj kompanitë që punojnë si monopolist të tregut e më së shumti në QAK, që homologizon nga 8 milion EURO çdo vit. Si dhe shqyrtimi i dy kompanive te privatizuara Otomanisht; Aeroporti Prishtina dhe ElektroKosova, pér të cilat VV ka pasë kritikë permanente.

Erdhi Dita Te Tregoni Vehten

Ligji më prioritar i Parlamentit te ri duhet padyshim te jete LIGJI I REFORMUAR ZGJEDHOR.
IslamoKomunisti ka qene student me note mesatere 9.95, në shkencat kompjuterike, por mirret me filozofi marksiste.

Erdhi Dita që islamo-komunisti për herë të parë në moshën 45 vjeçare hera e parë të punësohet!!!!!!!!! Të njejtën eksperiencë e ka edhe ish kryeministri i Kosovës nga PDK, i cili ne vitin 2007 u punësua hera e parë në moshën 39 vjeçare si kryeministër. Edhe ish kryeminstri nga AAK, punën e parë menaxheriale e ka si kryeministër në moshën 36 vjeçare për tre muaj, dhe pastaj në moshën 49 vjeqare prap si kryeminister për dy vite!!

Por kryeministri islamo-komunist do të jetë rekorder me punësimin e parë në moshën 45 vjeçare!!! Kosova vend i mundësive të jashtëzakonshme për punësime fillestare si kryeministër !

Kryetarit të LVV-së, të cilin e konsideroj trim politik, do t’i uroj sukses në punësim dhe qeverisje, dhe do të ia fali dhe arsyetoj tërë veprimtarinë e tij të paskrupullt, nëse arrinë të zgjedhi keto çështje, dhe të zbatojë ligjet në tërësi dhe të e shndërrojë Kosovën në një vend më të mirë se sot.

Dhe i uroj që une çdo fjalë që e kam shkruar të jetë gabim.

ALBIN KURTI URIME DHE SUKSESE

Dardan R. Krasniqi
Prishtinë