SALI LEKA
25 Qershor dita e zgjedhjeve parlamentare ishte më shumë fitore madhështore. Triumfoi besimi i popullit shqiptar tek Edi Rama dhe partia socialiste moderniste.
Triumfoi e drejta e mira, e vërteta mbi të ligat shtrembaluce, mbi gënjeshtarët zuzaristë, mbi spekullimet narciziste të partive manipuliste dhe grupimeve skurrikiste të stazhionuara për zullume anarshiste dhe mënxyrka kaotike që nga 26 maji 1996.
Edhe gjatë fushatës elektorale, që nga 18 shkurti u mobilizuan me egërsi dhe eufori galopante ekstaziste, për të shkaktuar trazira gjurulldiste, shkretiniste me përmasa kombëtare dhe për të penguar medoemos vullnetin e popullit, për të votuar ashtu si dëshiron, që beson ata që kanë kontribuar me përkushtim dhe guxim për të mirën e publikut.
Kontribut të dobishëm me përkushtim dhe guxim ka dhënë partia socialiste me Edi Ramën 44 muaj rresht.
Fjalët përkushtim dhe guxim duhen theksuar se janë themele të forta për të bërë punë të mira monumentale. Nga punët e mira triumfon e drejta, e vërteta.
Punët e dobëta, të liga sjellin padrejtësi, shpikin gënjeshtra.
Mbas fitores së drejtë me 23 qershor 2013, dolën në skenën mediatike dy grupime skurrike, spahisti dhe blushisti.
Kreshnik Spahiu dhe Ben Blushi u inkuadruan në skalionin monstruozist të spekullimeve, intrigimeve, disinformimeve, shtrembërimeve dhe të gënjeshtrave skandaloze, të gelbockave zuzariste narciziste, për të errësuar epokën e bardhë moderniste, progresive që filloi të zhvillohej, por edhe të shkëlqejë mbas shkretimit dhe llumzhumit të gjatë që nga viti 1992.
Sulmet dhe mënxyrkat ogurzeza dy grupimet spahiste dhe blushiste i shtuan akoma mbas 21 qershorit 2015, kur populli shqiptar edhe në zgjedhjet lokale vendore të bashkive, i besoi dhe votoi partinë socialiste dhe Edi Ramën.
Spahisti u vetëshpall gjeneral suprem i skalionit skuadrist të shkretimit të Shqipërisë, në momentin e duhur, sipas mendjes tij të skremuar.
Mediatisti i angazhuar Andi Bushati ulëriste: Dilni nga çadra dhe vërsuluni, thyeni xhamat e dyqaneve, të zyrave të qeverisë Edi Rama, bojkotoni votimet e fars fasadës të rilindjes socialiste. Fjala fars fasadë nuk është shkruar as nuk është folur nëpër gazeta dhe televizione në Shqipëri, por e shpikën në mars, prill 2017, edhe mediatistë të tjerë televizivë.
Shumë fjalë u shpikën, u zgjatën, u stisën, u bajatisën, shumë gënjeshtra u rreshtuan si e si për të rrëzuar Edi Ramën nga kolltuku i kryeministrit.
Mediatisti tjetër Preç Zogaj çdo natë në studion e klan Fevziut jepte ultimatume revolucionare. Unë Preçi analisti me eksperiencë dyzet vjeçare urdhëroj: Të dorëzohet Edi Rama pa kushte. Të largohet me vrap nga kryeministria. Unë Preç Zogaj gazetari i talentuar i provuar e ndaloj Edi Ramën, mos të kandidoj për deputet, as për shtet por të zhduket, të tretet.
Unë jam shkrimtarë me shumë libra dhe as që dua të bëhem gazetarë, as analist mediatik, por edhe sikur të bëhem nuk dal kaq trim i madh i pamposhtur dhe tu kundërvihem njëmilion shqiptarëve, djem dhe burra, vajza dhe gra fisnike socialiste dhe demokrate, humaniste moderniste eposike, mendimtare vizionare dhe guximtare, që kanë votuar dhe besuar tek partia socialsite dhe Edi Rama në tre fushata zgjedhore shembullore të lira demokratike, 2013, 2015, 2017, se sa trima guximtarë janë A. Bushati dhe P. Zogaj do të shkruaj herë tjetër.
Edhe Fatos Lubonja ka denigruar dhe ofenduar keq popullin shqiptarë mendimtarë fisnik vizionarë i admiruar. Fatosi ka botuar në gazetë:
Populli shqiptarë i tëri narcizist dhe malinj.
Edhe unë e kam shkruar fjalën narcizist, por i di kuptimin, e vendos aty ku duhet dhe nuk e bashkoj me fjalën malinj. Të dyja fjalët janë të llahtarshme dhe populli shqiptar nuk është narcizist as malinj. Kurrësesi jo, jo! Në Shqipëri ka pak njerëz narcizistë dhe shumë pak malinj.
Por kështu ndodh kur redaksia e gazetës, nuk ka redaktor të shkëlqyer artistik, por ka sponsor të zhgërryer urithk skurrik. Fatosi i komanduar nga urithkit e kalbëzuar ka botuar gelbocka neveritëse. Shumë gelbocka dhe mysibecka të stisura të pështirosura të llahtarisura.
Këto gelbocka vringëllojnë kur redaksia e gazetës funksionon me fonde monetare kusare zuzare.
Fjala malinj është emri i një sëmundje që i afron njeriut vdekjen dhe F. Lubonja i don të sëmurë malinj shqiptarët që janë me Edi Ramën dhe partinë socialiste.
Unë isha dhe jam me Edi Ramën dhe Zoti nuk më sëmur, por më forcon, më vitalizon me iradin, ilmin dhe vullnet solid sublim.
Zoti e bekon të drejtën, të mirën, të vërtetën, të dobishmen humaniste teuratiste.
Për këto fjalë të egra antihumaniste të F. Lubonjës askush nuk ka reaguar. Shkrimtarët, gazetarët dhe intelektualët nuk reagojnë kundër ligësive dhe padrejtësive të tmerrshme. As nuk i demaskojnë veprimet abuzive, regresive dhe korruptive të llahtarshme shumë dëmtuese, për jetën njerëzore të popullit.
Në librat Fetare shkruhet: Indiferenti është mëkatari i ferrit ashtu si intransigjenti i mysibeckit.
Me keqardhje përmallim kam për Fatos Lubonjën i biri i shokut tim i admiruar, i paharruar Todi Lubonja, intelektuali i kulturuar i shekullit 20, por i masakruar, i tradhëtuar, i diskriminuar, i burgosur mizorisht, i survejuar egërsisht nga persona rezidentë të zellshëm të sigurimit komunist prototipa, provokatoristë të ashpër si Andi Bushati, Preç Zogaj dhe të tjerë si ata të dy.
Kurse Fatos Lubonjën kanë katër vjet që e përdorin si kritik gogol marksist, sharlatanist, megalomanist, por do të tregoj ditë tjetër për zuzarizmin e Fatosit, ndërsa sot theksoj: E djelë 25 qershor 2017. Fitore triumfatore e popullit shqiptar me partinë socialiste, me Edi Ramën politikani mendimtarë vizionarë. Fitore spektakolare, historike kombëtare, mbas fushatës gjatë katër mujore që nga 18 shkurti.
Fushatë zgjedhore me intriga langare me trillime zuzare për të frikësuar popullin që mos të votojë për kanabisin dhe drogën e Edi Ramës që ka mbuluar Shqipërinë.
Fushatë parlamentare kombëtare me skalione mediatike llapzare për të egërsuar popullin që të ngrihet për të luftuar kundër kriminelëve të qeverisë socialiste Edi Rama, që për katër vjet lindi dhe rriti kriminelë të rrezikshëm dhe do të bëjnë hata, kërdi, batërdi dhe masakra ditën e votimeve.
Me këto lajme rrënqethëse, të frikshme, të llahtarshme hapeshin ekranet e gjashtë televizioneve në Tiranë çdo ditë katër muaj rresht.
Në fakt nuk kishte asnjë kriminel mizorist, asnjë gazhel kanabist drogist dhe asnje kusarist zuzarist për të vjedhur votat në kutitë e votimit, por këto sajime, trillime dhe disinformime skurrike të maskuara me letyrka mediatike, bëheshin për të errësuar dhe llumzhuar shkëlqimin e fushatës shembullore 2017 të partisë socialiste moderniste e përkushtuar për demokraci të vërtetë paqësore të popullit shqiptar me Edi Ramën humanist fisnik i admiruar dhe guximtarë eposik i betuar për drejtësi të lartësuar mbi të ligat mizore.
Përpara se të rreshtoj faktorët jetikë të fitores triumfatore madhështore të popullit shqiptar socialist dhe demokrat i nderuar, i kulturuar do të tregoj: Nga 24 qershori 2016 dhe deri në 24 qershor 2017, dy redaksi gazete kanë botuar njëqind e njëzet e pesë tregime dhe poezi të shkrimtarit Sali Leka. E theksoj emrin tim Sali Leka për ata persona dhe lexues që nuk më njohin, nuk më kanë parë, as janë takuar, as kanë biseduar me mua. Kurse shkrimtarët dhe gazetarët, shumica e tyre më njohin. Më kanë njohur në shekullin njëzet, në vitin 1966 kur fillova të dërgoj poezi dhe tregime për botim në redaksitë e gazetave “Drita, Bashkimi, Zëri i Rinisë dhe revista Nëntori” por nuk i botuan 2750 tregime dhe poezi deri në vitin 1991.
Kurse unë nuk jamë dëshpëruar nga këto mosbotime dhe censurime të egra mizoriste, por akoma më shumë jam vitalizuar me betim dhe admirim.
Unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka jam si ai kopshtari i palodhur, i papërtuar që çdo ditë mbjellë, krasit dhe vadit pemë frutore, vreshta, rrushtore dhe nuk dëshpërohet, as nuk acarohet me kusarët dhe lypsarët, që mbushin trastat e grisura me kokrra që bien në tokë nga pesha e madhe e degëve të pemëve, molla, dardha, qershia, kajsia plot me produkte të shijshme biologjike, zologjike gjenetike, botanike.
Ashtu edhe tregimet e mia eposike dhe poezitë lirike erotike, janë produkte të dobishme nektarike aromatike të popullit shqiptar i dituruar, i fisnikëruar shembul dhe model eposik në Ballkan zaman.
Prandaj e kam obligim me i falenderuar dy redaksitë e gazetave, që për 12 muaj i kanë falur popullit shqiptar njëqind e njëzet e pesë tregime dhe poezi lirike erotike eposike, si njëqind e njëzet e pesë produkte nektarike pjalmike shumë frymëzuese dhe jetë shtuese, dobiprurëse për të mirën e madhe të popullit shqiptar bujar me vizhdan dhe human vigan.
Këtyre dy redaksive moderniste progresive në 25 shtator 2017, do tu bëj dy surpriza të mrekullueshme, se edhe ato më kanë bërë mua dy surpriza brilante të mahnitshme.
Unë jam i mbushur me surpriza të shkëlqyera, me tregime të mrekullueshme, me kujtime të paharrueshme dhe i festoj çdo ditë me gëzim vullnet dhe admirim me shokë dhe të njohur.
Në 5 gusht 2017 festoj në Tiranë 50 vjetorin e ngjarjes më brilante, më të paharruar.
E festoj në lokalin “STIL” Mirësevini!
Kontaktoni në cel: 068 38 55 304 dhe cel: 068 33 98 129 i shokut tim fisnik besnik Kujtim Dusha, tregimtarë i talentuar, por i censuruar në kohën e skëterrit mizorist.
Në ato vite të muzgut marksist, unë të tëra poezitë dhe tregimet i kam nisur në redaksitë e gazetave, ne adresën e saktë preçize me numrin e telefonit të koperativës dhe të fermës aty ku punoja.
Unë kam punuar në fermat dhe koperativat e shtatë rretheve të Shqipërisë Tiranë, Krujë, Korçë, Laç, Lezhë, Mat, Tropojë. Më kishin dënuar mos të punoj, as mos të banoj në asnjë qytet të Atdheut.
Në qytetin e Fierit u dashurova me një vajzë për tu martuar. Bëra dokumentat e pasaportizimit për në Fier, por nuk i pranuan. Familjen me vajzën e dashur e internuan si familje e deklasuar me biografi të keqe.
Ah sikur të jetonte e dashura ime myzeqare e kulturuar me shoqen e saj librare e talentuar sot Edi Rama do i sistemonte në ministrinë e kulturës, por e dashura ime e paharruar vdiq në mjerim dhe përsekutim.
Ashtu si e dashura ime myzeqare në internim janë masakruar, stërmunduar dhe kanë vdekur treqind e pesëdhjetë vajza beqare, pa u martuar, pa u gëzuar, pa u lumturuar, pa u kujtuar, por nëpër skerka i kanë groposur.
Kurse Nexhmije Hoxha kryetare e frontit mizorist të internimeve me zv kryetarin Ismail Kadaren u shkruanin direktiva përsekutorëve të egër “Forconi vigjilencën revolucionare nëpër kampet e internimit, të pengohen dhe të mos martohen vajzat e familjeve të deklasuara mikroborgjeze që mos të shtohen familjet armike kundër partisë dhe komunizmit“.
Tani jemi në vitin 2017 dhe duhet të shkruajmë dhe të flasim për këto masakra mizore që kanë ndodhur kundër jetës paqësore të familjeve shqiptare atdhetare kombëtare, por akoma po ndodhin të tjera mënxyrka kaotike të tmerrshme antinjerëzore.
Nga 18 shkurti dhe deri në 24 qershor gjashtë redaksi gazete kanë botuar gjashtëqind e pesëdhjetë tregime me gënjeshtra, shpifje monstruoze, sajime dhe shtrembërime skandaloze narciziste zuzariste kundër Edi Ramës politikani guximtarë në ballë të parë, për mirësi dhe mrekulli kombëtare, por edhe kundër partisë socialiste, humaniste moderniste e angazhuar për zhvillim, progres dhe përparim me përspektivë Europiane.
Kurse populli shqiptar nuk u mopels, nuk u matufeps prej këtyre gjashtëqind e pesëdhjetë tregimeve komplet me gelbocka, mysibecka me synimin për të katranosur dhe jargosur ditën e zgjedhjeve 25 qershor 2017.
Ditë e gëzuar, e shumë pritur e paharruar, si dita e zgjedhjeve shembullore demokratike, secila parti në vete, pa koalicione skurrike midis partive të mëdha, të vogla langare zuzare dhe kusare.
Tani mbas fitores së partisë socilaistë, partitë e vogla kusare u pakësohet forca për të vjedhur, abuzuar dhe grabitur, por do tu shtohet ligësia dhe egësia për të shpifur, trilluar dhe intriguar kundër qeverisë moderniste që do të formojë kryeministri i votuar Edi Rama.
Armët e kusarëve, për të mbuluar dhe mbrojtur korrupsionin që kanë bërë janë shpifjet e gelbockëta, trillimet dhe intrigickat e zgërdheckëta, mysibeckat e psita, që thurin kundër njerëzve të pastër, fisnikë humanistë të devotshëm dhe mendimtarë vizionarë për zhvillim dhe progres në vazhdim akoma sa më shumë përparim.
Prandaj kusarët bashkë me langarët dhe zuzarët kanë botuar nëpër faqet e gazetave gënjeshtra dhe gelbocka të rëndomta neveritëse. Këtu po citoj shpifjen e parë monstruoziste kundër fitores të partisë socialiste. Në 27 dhe 28 qershor 2017 botuan në këto katër gazeta shtatëdhjetë e katër deputetë socialistë i fituan mandatet duke i blerë votat e një milion e dyqind mijë shqiptarëve me lekët e vjedhura të drogës dhe kanabisit.
Këto fjalë të langarëve dhe zuzarëve skurrikë, janë shpifja më e llahtrashme që nga 18 shkurti, dita e parë e inagurimit të strehinës të langarëve dhe zuzarëve.
Të vërteta janë këto fjalë që po tregoj dhe vërtetoj: Në 25 qershor 2017 partia socialiste pesëdhjetë e katër deputetë i ka fituar nga populli që jeton në qytete të mëdha, Tiranë, Durrës, Shkoder, Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, por edhe në qytete të mesme dhe të vogla Delvinë, Himarë, Përmet, Kolonjë, Pogradec, Lushnjë, Tepelenë, Memaliaj, Peqin, Kavajë, Librazhd, Krujë, Rreshen, Lezhë, Burrel, Koplik, Pukë, Bajram Curri, Tropojë, Kukës dhe Peshkopi.
Në këto qytete atdhetare kombëtare shqiptare, as mbillet, as korret bimë kanabisi, as drogë, as duhani, as opiumi dhe nuk mbin as gruri, as misri, as orizi, por jetojnë duke punuar me djersën e ballit burra dhe djem, gra dhe vajza mendimtare vizionare, saqë e dallojnë e largojnë, qimen blu dhe të kafejtë nga qumështi i bardhë. Këto gra dhe vajza sojnike dhe guximtare krenare nuk i zbatojnë ultimatumet revolucionare të partive kusare langare. As nuk aprovojnë që burrat dhe vëllezërit e tyre të armatosen me kobure dhe granata ditën e votimeve parlamentare, ashtu si uluriste leseisti Meta armatosuni djem, forca burra!… Me zjarr dhe hekur, ta rrëmbejmë fitoren, të dalim forca e parë!?
Po të ngrihen nga varri shkrimtarët e kulturuar Sejfulla Maleshova, Kujtim Spahivogli, Xhemal Broja, Ibrahim Uruçi, Musine Kokalari, Fatbardha Spahiu të vdekur në internim dhe e dashura ime letrare dhe poete me shumë tregime dhe kujtime sublime, Ilir Metës, kishin me i thënë: Mos u shtrembëro Ilir Meta! Mos spekullo! Mos e shkelmo kohën e sotme epoka e demokracisë moderniste. Epoka e bardhë e drejtësisë humaniste, pa internime, pa diskriminime, pa kulakëzime, pa masakrime makabre mizoriste.
Kurse unë kam shkruar dyzet e pesë tregime me fakte konkrete me betimin për të votuar Edi Ramën dhe partinë socialiste. Dyzet e pesë tregime me ngjarje të vërteta, në fushatën elektorale. Tegimet i botuan dy redaksi gazete. Tregimi i dyzet e pesë me titull: “BILANCI I FUSHATËS ELEKTORALE” i botuar në 23 dhe 24 qershor. Tregim filozofik teuratik për njerëzit mendimtarë vizionarë. Kurse injorantët dhe zuzarët mos ta lexojnë se nuk e kuptojnë.
Ky tregim është i pari mbas ditës triufatore 25 qershor 2017. Dita e shënuar kombëtare, dita e fillimit të epokës së vitalizimit të një milion e dyqind mijë djemve dhe burrave, vajzave dhe grave shqiptare guximtare për ndëshkimin e kusarëve dhe zuzarëve. Votuan me besim Edi Ramën për Shqipërinë e zhvillimit, për mrekullinë e modernizimit.
Korriku sapo filloi, muaji i epokës ngadhnjimtare të vitalizimit. Të kuptohemi ata që janë me vullnet eposik bëjnë epokë vitalizimi dhe jo ata që jargosen si urithku në skurrik, duke sajuar gënjeshtra të pista dhe gelbocka të qelbura.
Mirëpafshim me tregimin e dytë, në epokën triumfatore të vitalizimit të njëmilion e dyqind mijë shqiptarëve socialist progresistë dhe fisnikë humanist të përkushtuar, të angazhuar, të betuar.
Mirëupafshim edhe në tregimin e tretë të vërtetë të admiruar, me këngë poezi dhe melodi të gëzuar, shumë të gëzuar.
Tiranë, korrik 2017