“Fitimtari i Beogradit” është shqiptar

0
2227

Ilir Muharremi

“Fitimtari i Beogradit”, i krijuar nga skulptori kroat Ivan Mestrovic, 5 metra i lartë i punuar në bronz nuk është serb, por shqiptar me plis në kokë, dhe u vendos më 7 tetor 1928 në një lartësi të caktuar në tarracën e Kalemegdanit. Skulptura në vete përmbante një qëllim si simbol i Beogradit dedikuar çlirimit përfundimtar të Serbisë nga Turqia. Kjo u bë e ditur qysh në vitin 2011 në mediat elektronike serbe të cilat për herë të parë publikuan nacionalitetin e tij origjinal se vetë “Fitimtari i Beogradit” është shqiptar me plis në kokë. Kurse mediat tona filluan që nga viti 2014 e deri më sot të flasin për këtë shtatore gjigante. Ja përshkrimi më i detajuar i kësaj skulpture:

A qe kjo një mashtrim me popullin serb? Natyrisht, masa gëlltit si delet dhe anashkalon pa e vërejtur skulpturën dhe ja një ditë kritikët e artit zgjohen nga gjumi i rrejshëm dhe vërejnë një shqiptar në mes të Beogradit me fizionomi të pabesueshme: ngjashmëri me hundën, tiparet e fytyrës derisa në kokë stoikisht i rri plisi shqiptar.

Gjesti, shprehja e fytyrës, qëndrimi i tij mashkullor, trupi muskuloz, plot forcë me muskulaturë sikurse skulpturat e Mikellanxhellos, me shpat të kthyer teposhtë, shpreh mbrojtjen dhe rezistimin ndaj armikut, i cili në të njëjtën kohë mbron vendin. Çfarë mbanë në dorën tjetër? Shqiponjën ngjyrë hiri derisa populli serb mendonte se ai mbante pëllumbin. Sqepin në maje e ka të kthyer, kurse qëndrimin e ka të shqiponjës. Vetë në tekstet e skulptorit Mestrovic përmendet shqiponja dhe luftëtari në kohë të paqes si simbol trimërisë.

Cili është qëllimi i skulpturës? Shprehja e gjestit, fytyrës, shikimit i cili arrin të rezymojë të gjitha gjestet dhe shikimet e botës. E fitimtari shqiptar këtë e ka në mimikë dhe pas syve. Ky luftëtar imiton (skulptori inspirohet nga shikimi, pjesët e fytyrës që janë shqiptare), pastaj pjesët e trupit, duart, gjoksi dhe këmbët, në fillim fytyra është imazh i renesancës ngjanë më Skënderbeun, ka edhe nga traditat shqiptare, që na kthen më shumë në kohë te ilirët. Gjoksin e ka të fryrë, patetik në raport me pjesën e qafës (skulptorët komunist i frynin figurat), pjesa e këmbëve duket si afshore (play boy modern.) Herë na jep imazh si dashnor i frutuar nga dashuria që na vërtit tek kohërat greke (skulptura me trup muskulor të realizuar në shkallë perfekt si simbol i estetikës, ngjashëm me shtatoren e cila anon një përqindje tek ky imazh.)

Pjesa proporcionale lidhet ngushtë me anën historike të kaluar nga antika, renesanca, komunizmi dhe bashkëkohorja. Skulptori si duket gërshetoj historinë dhe estetikën.

Skulpturat a duhet të kenë etni apo vetëm jam vepra arti? Trupi, nëse është fjala për heronj, si në rastin e sipërm duhet të jetë shumë realist dhe detajist, por çdo herë s’do të thotë që edhe njerëzit në realitet janë krejtësisht të tillë, por në një përqindje të lartë skulptura duhet t’i ngjaj heroit (trupi, shikimi dhe veshja.) P.sh statuja e atletit grek tregon idenë e bukurisë dhe pasionin pas saj që kishin grekët dhe skulptorët e asaj kohe jepnin trupin e njeriut ashtu siç duket në realitet dhe ndër shekuj kjo gjë u imitua nga skulptorët e tjerë. Ekuilibri i atletit është i përsosur, kurse tiparet janë të pastra dhe të rregullta. Atleti ka biografinë përveç pjesës së artit, ka lëvizjen, ka psikologjinë të gjitha, andaj skulptura përveç artit ka edhe etni.

Romakët i admironin dhe kopjonin skulpturat dhe teknikat greke. Ja busti i Jul Cezarit, udhëheqësit të famshëm romak. Fytyra e tij është e mprehtë dhe e vrarë, krahasuar me atletin grek. Çka simbolizon kjo? Luftëtarin, ideologun dhe njeriun e vrarë. Romakët i bënin fytyrat më ekspresive dhe detaje individuale, p.sh rrudhat siç vërehen te Cezari.

Edhe balli dhe fytyra e “Fitimtarit të Beogradit” janë ekspresive të rrudhosura, veçanërisht pjesa e sipërme e ballit, derisa trupi, eleganca dhe muskulatura kopje e skulpturave greke. Skulptura së pari shpreh anën historike, pastaj atë estetike dhe nuk mund të ekzistojë skulpturë pa ndonjë identitet vetëm si vepër arti.

Ky luftëtar në fillim mendohet të shfaqej në qendër, ndërsa masa veçanërisht femrat reaguan për shkak se skulptura është nudo dhe vërehet mirë organi i vogël gjenital. Njëherë donin ta futnin në pishinë, por e panë të arsyeshme ta çvendosin në Kalemegdan dhe poshtë tij qëndron një tub i gjatë me qëllim që të mos vëreheshin organet gjenitale.

Mendja ju shkonte te nudizmi derisa fitimtari në kokë mban plisin, ndoshta kjo qe një lojë e skulptorit i cili e parashihte që kjo pjesë do ngjiste debat derisa pjesa tjetër do vulos historinë. Kjo dëshmon qartë që Beogradin nga Turqit e çliruan Shqiptarët dhe çfarë do të ndodh më tutje me shtatoren? A do qëndrojë ende në Beograd, apo shqiptari do të kthehet në trojet shqiptare? Nëse serbet rrejshëm i përvetësojnë heronjtë, artistët më së miri shprehin realitetin, andaj edhe historia duhet të lihet në dorën e artit, sepse arti është arkeologji e së vërtetës. Andaj, shtatorja nuk duhet të quhet vetëm “Fitimtari i Beogradit”, por “Shqiptari fitimtar i Beogradit”.

Përse shumica e popujve të Ballkanit vjedhin heronjtë? Ndonëse ekzistojnë duke vjedhur heronjtë e njëri-tjetrit. Nuk qe arsyeja pse nuk kanë heronj, por inati ndaj njëri-tjetri i detyron ta bëjnë këtë. Edhe kur ju del kjo në dritë nuk e pranojnë.

Historia e Shtatores
Bisedimet për zbulimin e kësaj shtatores qenë nga viti 1913 , ndërsa idetë e para qenë saktësisht më 1912. Sepse në këtë vit konsiderohet beteja e humbur e Turqve dhe si shënim i kësaj ngjarje të rëndësishme historike kërkohet ngritja e një shtatoreje në simbol të kësaj.

“Komuna e Beogradit ka kërkuar nga unë të pajtohem se shtatoren ta vendos në hapësirën Terazija përkohësisht. Siç e dijë unë tek ne përkohësisht qëndron më gjatë. Siç kam dëgjuar, komuna ka filluar të punoj, por e ka ndalur punën. Çfarë mund të them unë? Nëse ata mendojnë ta vendosin shtatoren në Terazija le ta vendosin. Ose nëse e kanë gjetur një hapësirë më të mirë le ta vendosin aty. Në fund të fundit, mund të qëndroj edhe aty ku ka qëndruar gjer më tani në atelie….” – kishte thënë Ivan Mestrovic.