Clarence Thomas – gjykatës i Gjykatës Supreme, emëruar nga George H. Bush!
Arben Çokaj
Kur George H. Bush e thirri në zyrë Clarence Thomas, ai nuk e kishte idenë pse e kishte thirrur. Bush e pyeti: “A mund ta bësh punën e një gjykatësi suprem?!” Clarence Thomas tregon se ai edhe pse nuk ia kishte idenë, se mund ta bënte atë punë, iu përgjigj: “Po, si nuk e bëj?!”
“Atëherë pra” – i thotë Bush, “unë kam ndërmend me të propozua për atë pozicion, dhe mbaje mend mirë, kurrë në jetën time nuk kam për të ndërhyrë në vendimet e tua, as kam për t’i kundërshtuar ato, por ti merri vendimet gjithmonë në bazë të ndërgjegjes tënde!”
Clarence Thomas ishte fëmija i madh i një nëne të vetme nga Georgia, kishte një fëmijëri tepër të vështirë dhe më shumë u rrit dhe u edukua nga daja i tij, pasi e ëma e shkretë punonte e fitonte vetëm 30 dollarë në javë, për të mbajtur veten e dy fëmijët e saj. E nuk ishin pra nën komunizmin shqiptar.
Kurse baloshi emëron 3 gjykatës në Gjykatën Supreme, dhe do që ata, për hir të tij, të shkelin ligjet dhe të veprojnë si u thotë baloshi, teoritë konspirative të rrenave dhe Cako e kibernetiku i Adelajdes, që qeshin Bushin si ‘Skull & Bonesi, e lartësojnë baloshin si hyjnor!
Baloshi që pas fillimit të pandemisë, e humbi fillin fare. Iu fut teorive konspirative të rrenave nën këshillat e një grupi hebrejsh dhe ndërsa Amerika e bota numëronin vdekjet e shumta nga pandemia Covid, ai shikonte si e si ta ndante Amerikën e botën në dy pjesë, me e kundër tij. Kjo e çoi atë në humbje të sigurtë në zgjedhje, e megjithatë, ai vazhdonte me teoritë e tij të rrezikshme, duke cenuar rendin kushtetues në SHBA.
Ngriti pretendime se ia vodhën zgjedhjet, por asnjë gjykatë nuk i dha të drejtë, përfshi edhe Gjykatën Supreme. Gjykatësit e zgjedhur prej tij i thanë me refuzimin e tyre: Faleminderit, por ligji e kushtetuta janë ato që duhen respektuar, e jo pretendimet e pabaza të një presidenti të lajthitur!
Baloshi shkoi deri aty, sa ngriti mbëhtetësit e tij me 6 janar, March for Baloshi dhe sulmoi Capitolin, duke rrezikuar jetën e ligjvënësve aty, në përpjekje për të penguar konfirmimin në Senat të rezultatit të zgjedhjeve, të pranuar nga Kolegji Elektoral me shumicë votash, që e nxirrte Biden fitues.
Politika amerikane ka dy krahë, republikanë e demokratë, por ka edhe njerëzi e bon sence! Baloshi tregoi se ka vetëm bythë, bythët e tij, pas të cilave vraponin si të marrë edhe disa shqiptarë! Sikur të ishte baloshi në kohën e Bill Clinton, ai kurrë nuk do e hidhte një ‘bume’ kundrejt Serbisë, për lirinë e Kosovës, kurrën e kurrës! Se baloshi ka vetëm bythët e veta! Ai kurrë nuk do e shpallte në Tiranë pavarësinë e Kosovës, si George W. Bush! Prandaj ne nuk duhet të harrojmë.
Gjatë inagurimit të Presidentit Biden, një vajzë 22 vjeçare me ngjyrë, Amanda Gorman, poete lauerate amerikane, recitoi një poezi, ku ndër tjera tha:
Se një vajzë e dobët me ngjyrë,
me prejardhje nga skllevërit, dhe
e rritur nga një nënë e vetme,
ëndêrronte të bëhej Presidente një ditë,
vetëm se do të recitonte poezi për një president!
Kjo është madhështia e Amerikës, ëndrra amerikane! Dhe poetja e re me vargjet e saj, e inspiroi shoqërinë amerikane drejt kuptueshmërisë, duke injoruar manovrat e laperllëkut që bëri baloshi, për të vonuar procesin demokratik dhe për të delegjitimuar zgjedhjet në SHBA!
Po prapë, kibernetiku i Adelajdes etj. nuk tregojnë njerëzi, ata vazhdojnë të mbështesin baloshin, idhullin e tyre deri në vdekje, me të cilin duket se kanë ngjashmëri!