Filmi ‘Parasja e Zezë’ e regjisorit shqiptar bashkon aktorët Hollivudian

0
2363

Sokol Pepkolaj është regjisor dhe skenarist. Filmi i tij i ri “Parajsa e Zezë” (Black Paradise) po dridh trojet shqiptare, duke bashkuar aktorët Hollivudian. Filmi ka për aktorë kryesorë Randal Paul dhe David Herrison. Filmi pritet të xhirohet në Berlin, Romë dhe Tiranë.

Sokol Pepkolaj i lindur në Tropojë me 10.06.1979 me prindër me origjinë shqipëtare. Martin Pepkolaj babai i tij ishte oficer ushtrie dhe File Pepkolaj nëna e tij ishte mësuese. Fëmija i fundit nga shtatë fëmijët në të cilën janë katër femra dhe tre meshkuj të rritur me disiplinë të lartë edukimi. Me një fizik në formë të shkëlqyer, ka praktikuar shumë lloje sportesh mes të cilave, basketboll, notim, ski dhe karate duke patur rezultate të shkëlqyera. Në moshën 20 vjeçare fiton si kampion rajonal për mundje krahu dhe pas tetë vitesh merr rripin e Zi.

Disa nga pasionet e tij janë: sporti, muzika, kinemaja. Me kalimin e kohës ëndrra e tij fëmijërore për kinemanë bëheht objektiv i parë i jetës së tij.

Intervista me Regjisorin dhe Skenaristin Sokol Pepkolaj

Bisedoi Ermira Babamusta

Na tregoni më shumë rreth vetes dhe fillimet tuaja si regjisor filmash?

Sokol Pepkolaj: Pasioni për kinemanë ka qënë dhe është shumë i fortë që nga fëmijëria. Fillimet e mia kam nisur duke zhvilluar karrierën time si aktor në Itali dhe më pas në Gjermani. Duke qënë se si aktor nuk mund të realizoja idetë e mia artistike, fillova të krijoja filma me metrazh të shkurtër dhe mbas sukseseve si regjisor i filmave me metrazh të shkurtër vijova të zhvilloja karrieren time si regjisor në krijimin e filmave me metrazh të gjatë.

Cilat janë disa nga arritjet tuaja deri tani?

Sokol Pepkolaj: Kam marrë pjesë në shumë filma në Itali, Gjermani dhe Shqipëri. Suksesi më i madh ishte kur fillova karrierën si regjisor me filmin “Ultimo Respiro” fitova çmimin e filmit më të mirë me metrazh të shkurtër në International Short Film Festival Detmold në Gjermani.

Me cilat projekte po merreni tani? Për çfarë bën fjalë, skenari, producenti?

Sokol Pepkolaj: Momentalisht po merrem me filmin dramatik me metrazh të gjatë “Parajsa e Zezë” këtu në Shqipëri. Ku prek temën e terrorizmit, bën fjalë për ekstremistët fetar dhe organizimin e shërbimeve sekrete për ta luftuar zhvillimin e tij në terren. Producentët janë Vito Shakaj dhe Gael Harrison, skenaristi Sokol Pepkolaj.

Cilët janë personazhet kryesore te Parajsa e Zezë dhe aktorët që marrin pjesë?

Sokol Pepkolaj: Personazhet kryesore të filmit janë fëmija, nëna e tij dhe shërbimet sekrete. Për sa i përket aktorëve që do marrin pjesë është zhvilluar audicioni dhe jemi në përzgjedhjen e aktorëve që do marrin pjesë.

Flisni për zgjedhjen e aktorëve dhe realizimin e projektit, ku po xhirohet?

Sokol Pepkolaj: Jemi në proces përzgjedhje të aktorëve dhe xhirimet më së shumti do të zhvillohen në Shqipëri dhe një pjesë tjetër e xhirimeve do të zhvillohen në Itali, Gjermani dhe Francë.

Cilët filma të tjerë keni realizuar dhe në cilat festivale janë shfaqur?

Sokol Pepkolaj: Disa prej filmave që kam realizuar janë:
“Venuto al mondo”, regia di Sergio Castellitto (2012)
“Piccoli errori di valutazione”, regia di Marco Bechini (2013)
“Shad”, regia di Kenan Gurguvoci (2014)
“Instabul Connection”, regia di Kenan Gurguvoci (2015)
“Rekurti”, regia di Sunaj Raca (2015)

Në Melzo film festival Milano ku kam marrë çmimin e filmit më të mirë me mesazh sensibilizues, gjithashtu si filmimi më i mirë në Detmold film festival Gjermani.

Cili është filmi apo projekti i rradhës?

Sokol Pepkolaj: Në vazhdim kam menduar të realizoj një tjetër film këtu në Shqipëri në qytetin e Tropojës më shumë do informoheni në vazhdim.

Çfarë e bën një film një prodhim të mirë?

Sokol Pepkolaj: Një prodhim të mirë e bën historia e gjetur e filmit dhe mesazhi që filmi ka dhe përcjell tek publiku.

Si e vlerësoni ju kinemanë sot? Çfarë roli luan arti dhe kinemaja në Shqipëri?

Sokol Pepkolaj: Mendoj se kinemaja është shumë e rëndësishme për kulturën artistike të një populli dhe duhet të mbështetet dhe përkrahet nga institucionet shtetërore dhe të njihet nga publiku.

Këshilla juaj për aktorët kur përgatiten për përsonazhin që luajnë, si ta përvetësojnë rolin?

Sokol Pepkolaj: Më e rëndësishmja që një aktor duhet të bëjë është ta ndjejë rolin si pjesë e karakterit të tij dhe të përshtatet për rolin që i kërkohet.

Çfarë talente të tjera keni?

Sokol Pepkolaj: Përveç aktrimit dhe regjizurës më pëlqen sporti, kërcimi dhe moda pas të cilave jam gjithashtu i pasionuar.

Çfarë projektesh keni për të ardhmen dhe çfarë mund të presim nga ju për vitin 2017?

Sokol Pepkolaj: Në të ardhmen sigurisht kam ideuar plane artistike të reja dhe për 2017 jam i sigurtë që filmi që momentalisht po merrem të rezultojë i arrirë dhe i suksesshëm.

Paratrailer: https://youtu.be/_w2MIeaHqeU