Filmi “Fantazmat e Gojës” – kur kisha persekutonte si komunizmi…

0
1089
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Filmi “Fantazmat e Gojës” bën fjalë për inkuizicionin e kishës katolike në Spanjë, para Revolucionit Francez.

Një familje e pasur kishte një vajzë, rolin e luan Natalia Portman. Ajo shkon në një bujtinë dhe aty dy fuksa të kishës vënë re se ajo vajza e bukur nuk e ha mishin e derrit.

E padisin dhe të nesërmen e thërret inkuizicioni. Aty vajzën e shkretë e torturojnë, derisa ajo pranon se e ka origjinën çifute dhe se po kryen ritet e ndaluara çifute. E dënojnë me burg.

Babai i pasur i saj i kërkon ndihmë piktorit Francisko Goja, që të flasë me një prift me influencë, Atë Lorencin, që po i bënte portretin dhe një ditë piktori me priftin shkojnë në shtëpinë e tregëtarit të pasur për darkë.

Aty i bëjnë kurth priftit, i thonë se vajza ka qenë e ndershme dhe katolike, dhe se pohimin ajo e ka bërë, sepse e keni torturuar. Prifti thotë se Zoti të jep forcë për të duruar dhimbjet, prandaj ajo që pohohet pas torturave merret si e vërtetë.

Po mirë i tha i ati i vajzës, sikur të torturojnë ty, a thua kishe pranuar se je bir i majmunit dhe i orangutangut, e se ke hy në kishë për ta prishur atë? Apo mendon se Zoti të jep forcë për të duruar?

E torturojnë priftin Lorenco dhe ai pranon e firmos letrën, ku shkruhej se ai është biri i majmunit… I jep tregëtari edhe një shumë të madhe parash për restaurimin e një manastiri, vetëm që t’ia lironin vajzën. Prifti provoi, por pa sukses. Prifti pati sukses vetëm se e kapi vajzën në burg dhe e la shtatzanë.

Kur vajzën nuk e liruan “komunistët” e kishës, i ati i vajzës ia dorëzoi letrën mbretit të Spanjës, duke i thënë se vajzën ia kishin detyruar të pohonte diçka të pavërtetë, dhe ia kishin dënuar pa faj. Ja psh. kështu edhe prifti Lorenco ka pranuar të nënshkruaj një letër absurde… Mbreti vetëm qeshte…

Sapo Lorenco e mori vesh, u arratis për në Francë. Atje ai u bashkua me ushtrinë e Napolonit dhe erdhën e morën pushtetin në Spanjë. Pas 15 vjetësh në burg, vajzën e gjorë e liruan. E kjo këtu është një foto e saj pas lirimit. Të bijën që kishte lindur në burg, ia kishin bërë murgeshë, por ajo kishte ikur e ishte bërë prostitutë në moshën 15-16 vjeçare.

Kështu si komunizmi, ia rrënoi jetën feja katolike një vajze të gjorë, pa bërë asgjë. Vetëm se ishte e bukur dhe fuksat e kishës e patën zili… si sigurimi i shtetit tek ne.

Ndërsa disa miq të mi kujtojnë se vetëm komunizmi ka bërë krime, e ka krijuar njeriun e ri?! Po inkuizicioni i krishterë, çfarë ishte?! Ka kërkuar falje Vatikani – më tha njëri një herë… E pastaj? A beson kush në komunizëm, nëse kërkon falje dikush a?! :p

Pikërisht për të bërë këtë krahasim, e bëra këtë postim. E për të kujtuar se sot kemi një sistem demokratik, e duhet gjetur rruga për të bërë një shtet funksional e të zhvilluar. E kjo bëhet vetëm me shkollim e dije e duke punuar fort, jo duke e vjedhë e abuzuar…


Komente nga Agon Gjergj Dragaj:
Arben Çokaj ben nje gare se kush paska bere me shume krime? krimi si kunder pergjigje i krimit eshte nje fallsitet llogjik argumentativ.

Tani pohimi qe frika do te nxite te besosh ne gjera apo jo, apo do u perdorej si mjete i nenshtrimit dhe sundimit eshte i vertete por kjo perfshihet ne çdo botekuptim, ide apo menyre jetese ose qendrimi! te jete kjo fakt nuk e ben Fene te zymte ne thelb.

Ketu ka nje sofizem non-sequitur sepse premisi nuk arrin ne kete perfundimin tend detyrimisht, po ashtu nje argument psiko-analitik! nje konciderat shume e dobet ne fushen e racionalizmit dhe argumentit-kunderargumentit.

Me kriterin e nenshtrimit tend kjo i aplikohet po ashtu Komunizmit dhe çdo sistemi totalitar si dikur teokracia e Vatikanit! Edhe nen komunizem çonim kundershtaret neper gjoja spitale te metave mendore dhe i benim si jo te afte ose per te sjellur pershtypjen, qe nje mendim i ketille vetem nje qe nuk ka ndergjegje e pohon (perveç kuptohet kampeve apo gulageve… internimeve, torturave etj.)


Përgjigjia ime:

Po të kthej një përgjigje për të gjithë mesazhet, se e shoh se po mundohesh me sofizëm, për me justifikua krimet e kishës.

E para, komunizmi erdhi në Shqipëri në një moment, kur ishte një rezistencë e përgjithëshme anti-fashiste. Edhe në Francë, Ben Oroshi ka parë se kanë ekzekutuar femra, që i shërbyen fashizmit e nazismit… Po në Shqipëri? Pra, mos të kërkojmë qiqrra në hellë.

E dyta, në luftë u ngritën edhe të rinj e të reja, që donin një Shqipëri të lirë nga pushtuesi. E nëse në male, partizanet bënë edhe dashuri, bëjnë vajzat edhe sot ashtu, pa dalë në mal fare. Tani a duhet me hy në moralin komunist e me thënë, ja shiko edhe këta e thyen moralin, a si? Vetëm për me gjetë hala diku?

E treta, kisha e xhamia janë produkt jo shqiptar, i imponuar në kohë të ndryshme nga pushtues e sundimtarë të ndryshëm. Tani ne si shqiptarë, a duhet të mbajmë më shumë veglat hebraike-arabe, pra fetë, siç po i mbron edhe ti, apo ato gjëra shqiptare që i kemi tonat dhe na interesojnë më shumë?

E katërta, unë jam anti-komunist e anti çdo ideologjie që privon lirinë e njerëzve ose përdor dhunë e poshtërsi për të ushtruar sundimin e vet. Por nuk jam i tredhur në tru, me sha kot, përpiqem të vlerësoj objektivisht. Nëse komunizmi ra, ra se nuk mund ekzistonte më. Iku. A merremi gjithë jetën tani me të? Unë e kam dhënë kontributin tim në kohën e duhur, më shumë se ti e shumë të tjerë, që bëjnë sot si anti-komunistë pas pilafit. Kurse feja edhe pse erdhi në vendet e Perëndimit duke u “zbutur”, ka raste kur kemi krime seksuale e pedofili plot, edhe sot. Pra, krimet e abuzimet vazhdojnë, e besimtarët ende besojnë. Kurse komunizmi ra, nuk po e mbron kush. Se mbrojtja dmth. se po mbron ideologjinë e saj, mënyrën e ushtrimit të pushtetit përmes saj. Sot në Shqipëri nuk ka komunizëm, por ka hallakatje fetare e iluzionare. Ka anarki e një shtet, që nuk e ushtron si duhet ligjhshmërinë vet.

E pesta, sa për racionalizmin, filon me Platonin, te “Republika” e tij, sa po zbatohet ajo në shoqërinë tonë. A po pëllet më shumë eZani arab e zhurmon kumona e kishës? A po përdorin shqiptarët më shumë logjikën e arsyen, shkollimin e dijen? Cilin vend e ka ndërtuar psh. feja, që ti ta mbrosh atë si me këto mesazhe impulsive. Nëse unë them realitetin, për komunizmin e sistemin e sotëm, unë i them duke u bazuar mbi një gjykim objektiov. Nuk ke komunizëm të ushtruar në shoqërinë tonë sot, më shumë ke norma social-komuniste të aplikuara në Evropë e në vendet e BE-së. Njeriu i ri, për gjykimin tim ishte më i ndershëm e më me dinjitet, se njeriu i sotëm. Dhe në fund, mund të pohoj, se komunizxmi bëri shtet shqiptar në Shqipëri, e sot nuk po mundemi ta bëjmë shtetin. Dhe sapo synojmë të zbatojmë ligjet në këtë vend, ne na kujtohet shteti i Enverit… Pse? Se vetëm ai ka bërë shtet shqiptar deri tani në historinë Shqipërisë, nuk njoh raste tjera, kur kemi patur shtet funksional shqiptar si në kohën e komunizmit. E kjo është edhe fatkeqësia jonë, se tregon edhe dobësinë tonë si shoqërri, që i bindet vetëm diktatit. Pavarësisht se një pjesë e ligjeve të asaj kohe ishin të paarsyeshme e irracionale dhe sollën padyshim krime e dëme, shteti komunist kishte organizim e funksionin shtetëoir më efektiv se sot. Por nëse ne e vlerësojmë objektivisht, e jo me paragjykime, apo me ndikime të tjera rrethanore.

E gjashta, Pas rënies së komunizmit, propaganduesit e fesë thanë, “komunizmi ra se nuk pranoi zotin”. Po sot, që kemi 28 vjet me kisha e xhamia zhurmuese, pse nuk po bëhemi? Sot thuhet nga sofistët fetarë se nuk po bëhemi, pasi e ka fajin njeriu i ri. Këtë nuk e shpiku Ben Oroshi, etj. jo, se nuk ëshë ideolog. Ai e dëgjon diku, te ndonjë Dom Gjergj Metë, apo Muhamed Sytar, duke thënë kështu, dhe e amplifikon më pas, si diçka absolute. Por kur e gjykon një veprim, duhet ta gjykosh nga pikëpamje objektive të një analize faktike, e jo futja kot. Njeriu i ri i komunizmit më 1990 ishte më i mirë dhe më i ndershëm se njeriu i sotëm, edhe pse i varfër… Atëherë kush e prishi këtë shqiptar? Nuk po e them se e prishi feja. Por feja nuk ndërton shtet. Është veprimtari iluzionare e jo-produktive, prandaj ne duhet të synojmë forcimin e shtetit e fenë ta lëmë për ata që duan të besojnë. Mentaliteti dominant i shqiptarëve është turqeliko-islamik, për shkak të pushtimit të gjatë turk e islamizimit. Ky mentalitet ndikon padyshim edhe në kulturën e zhvilimin e një vendi. Ne nuk bëhemi, se nuk ka asnjë vend me shumicë muslimane, demokratik e të zhvilluar. E nuk po na pengon njeriu i ri, që në fakt sot nuk ekziston në ato koncepte, që deshi t’i krijonte komunizmi. Shteti tek ne e ka problemin, se po mblidhen në drejtimin e shtetit hajmat, pushtat e abuzuesit. Kjo e ka çuar shoqërinë tonë drejt rrënimit, e shpëtimin nuk e gjejmë te feja, se po u morëm me fe, na dominon islami. Shpëtimin e gjejmë te forcimi i shtetit dhe institucioneve, te kontrolli i parave publike, e më gjerë! Që fillomn me shkollimin e dijen… Pasi e keqja e çdo gjëje, vjen nga padija!

etj. etj.