FILIP LARKIN – 3 poezi

0
659

(Philip Larkin)
1922 – 1985

Philip Larkin (Coventry, 9 gusht 1922
Londër, më 2 dhjetor 1985) ka qenë shkrimtar,
poet e kritik musike britannik.

AGIMI

Të zgjohesh duke dëgjuar
Të këndojë gjeli tutje në largësi
Hapni dyert dhe shikoni
Retë po ikin …
Sa e çuditshme është, zemra s’e ndjen,
Është e ftohtë, siç janë të gjitha sendet.

DUKE ARDHUR

Sa shumë po zgjaten mbrëmjet
Drita e verdhë dhe e ftohtë
Lag ballin e qetë të shtëpive.
Te pema e dafinës
Në kopshtin e zhveshur
Këndon një mëllenjë:
Zëri i saj i ri të befason
Muri me tulla.
Së shpejti do vijë pranvera
Së shpejti do të vijë pranvera
Dhe unë me fëmijërinë time kapur për dore
I harruar prej mërzisë
E ndiej veten si një fëmijë
Që vjen pikërisht
Kur të rriturit bëjnë paqe,
Dhe nuk kupton asgjë
Përveç një buzëqeshje të pazakontë,
Dhe fillon të jetë i lumtur.

DITËT

Për çfarë na shërbejnë ditët ?
Ditët na shërbejnë për të jetuar.
Vijnë dhe na zgjojnë
Çdo herë përsëri.
Na shërbejnë për të jetuar të lumtur.
Ku mund të jetohet veçse në ditët?
Ah, të zgjidhësh problemin
E sjell dhe priftin dhe mjekun
Me veshjet e tyre të gjata
Vrap nëpër fusha.
Dhe pasi e ke kaluar gjithë mendjen tënde, ajo
që sheh është më e qartë se një faturë ngarkese.
Asgjë tjetër s’duhet të mendosh
që ekziston.
Dhe cila është përparësia? Vetëm se, me kohë,
ne parashikojmë gjurmën e verbër
që të gjitha aktet tona përmbajnë, dhe i rikthejmë në shtëpi.
Por të rrëfesh,
në atë mbrëmje të gjelbër në të cilën fillon vdekja jonë,
ç’ishte ajo, nuk është vërtet mjaft
sepse u skalit në një njeri vetëm një herë,
dhe ai njeri vdiq.

Përktheu: Faslli Haliti