Fiksimi i Sali Berishës pas orgjive dhe perversiteteve (dhe një shpjegim për këtë mani të tij)

0
444

Sali Berisha është ndoshta i vetmi politikan në Europë, që i sulmon kundërshtarët e tij, me akuza seksuale.

Madje, ai nuk përmbahet as përpara femrave, me akuza të tilla.

Sot iu është rikthyer këtyre akuzave, duke sulmuar kryeministrin Rama dhe disa ministra, se janë filmuar duke bërë orgji në hotelin e Klement Balilit në Sarandë.

Është një akuzë që e ka bërë edhe herë të tjera dhe i rikthehet vazhdimisht.

Te dashur miq, ne serine e vendimeve te tij gjyqesore, Edvin Kristaq Rama, pasi u shpall kryegjykates dhe kryeprokuror i narkoshtetit e tij urdheroi heqjen e sekuestros te vendosur me pare mbi pasurite e droges se Eskobarit te Ballkanit, Klement Balili.

Kete vendim Rama e mori pasi Balili i dorezoi Rames nje kopje te tij dhe ministrave te tij aktual te orgjive dhe erotizmave te shfrenuara te filmuara ne mjediset dhe dhomat e te famshmes Santa Quaranta.

Ky akt vjen ne serine e vendimeve te tij te bllokimit te arrestimit te Tahirit, lirimit te Sotos qe transportonte miliona euro se bashku me Saimir Trafikun ne Elbasan, rikthimin e pasaportes se Tahirit, ekstradimin e financierit te bandes se Habilajve qe kishte shprehur gadishmeri te bashkepunonte me prokurorine si deshmitar i mbrojtur i drejtesise”, shkruan Berisha.

Berisha akuzat seksuale i ka filluar me Fatos Nanon, pasi bëri divorcin nga martesa e parë dhe u bashkua në një martesë të dytë me Xhoana Nanon.

Më pas dhe me ministrat socialistë, por objekti kryesor i goditjes, ka qenë gjithnjë kryeministri aktual dhe kreu i PS Edi Rama.

Pikërisht këtu ka goditur gjithnjë Berisha, duke tentuar të bëjë diferencën, që vetë është i ndershëm dhe kundërshtari përballë është i shthurur.

Por pse është kaq i fiksuar Sali Berisha, me akuzat dhe sulmet seksuale ndaj kundërshtarëve të tij?

Shumë e kanë shpjeguar me mangësitë e tij në jetën seksuale.

Ndërsa ish-badigradi i tij, Izet Haxhia, ka një shpjegim tjetër.

Njerëz të fisit të Berishës i kanë treguar atij për një ngjarje që nuk dihet nëse është e vërtetë, apo jo, por që është shumë e silketshme.

Unë e kam dëgjuar me kohë historinë që do ju tregoj më poshtë, por nuk e besoja. Thoja me vete është shpifje komunistesh, por në fakt këtë ma ka rrëfyer një i afërm i fisit Berisha, një burrë i moçëm që është dhe i afërm i imi.

Historia ka qenë kjo. Në vjeshtën e vitit 1943 një partizan i plagosur serb ishte strehuar për disa muaj në kullën e Berishajve në Viçidol. Lind një afeksion me nënën e Saliut, asokohe vajzë e re. Kini parasysh një zonë të izoluar, ku i jati i Salës shkonte me bagëtitë gjithë ditën dhe vinte në mbrëmje…

Por kjo lidhje diktohet nga Zeqir Halili, xhaxhai i Saliut, që ka qenë një burrë i mençur dhe diskutojnë një darkë me burrat e tjerë të fisit, për ta vrarë partizanin serb që u kishte prekur nderin. Por Zeqiri shtiu mbi krevatin bosh, sepse serbi ia kishte mbathur pas njoftimit në kohë.

Duke lidhur disa fakte, dhe duke pasur parasysh që ky partizani serb (serbo-boshnjak) ka qëndruar në muajt shtator-tetor e nëntor në kullën e Berishës në vitin 1943, e kuptojmë arsyen e ndryshimit të ditëlindjes së Berishës. Ai është lindur në të vërtetë në 1 korrik 1944, por më pas e shënoi 15 tetor 1944.

Po ju them dhe këtë: Berisha ka qenë gjithmonë si i trembur nga ngjashmëria e tmerrshme që ka me Radovan Karaxhiçin. I ati i Radovanit ka qenë një çetnik, por në fakt bashkëpunëtor i kundërzbulimit partizan të Titos, OZNA (pastaj UDB) që e përdori për të futur në kurth çetnikët serbë pas luftës. Në atë kohë Tito po i luftonte çetnikët nacionalistë që i rrezikonin pushtetin. Madje, kur ka filluar të merret me politikë Radovan Karaxhiçi, janë ngritur çetnikët që ishin në diasporë dhe i kanë thënë që babai jot (i Radovanit) ka futur në kurthin e UDB-së Drazha Mihajlloviçin, që ishte shef i çetnikëve dhe u pushkatua nga Titoja në 1946…

Radovani ka lindur në 19 qershor 1945. Babai Vuko Karaxhiç, ka qenë në fillim me çetnikët, dhe “në mënyrë të pakuptueshme më vonë kaloi me partizanët. Ai u martua me Jovankën 20 vjeçare në vitin 1943, me të cilën pati pesë fëmijë. Pas lufte bëri 5 vjet burg pastaj u lirua”, thoshte Haxhia.(TemA)