FESTIME SHEMBULLORE ME IRADIN E ILMIN PËR FITOREN KUSHTRIMTARE MADHËSHTORE

0
205
Sali Leka

Tregim nga lbri: “EPOKA E BARDHË E GUXIMTARËVE VIZIONARË”

SALI LEKA

Përpara se të nis me shkruar tregimin me ngjarje të vërteta faktike, jam i obliguar me rreshtuar e kënduar dymbëdhjet vargje poetike.

Vajtojn e lëngojn Basha e Larasha nga hidhërimi.
Duan ta shohin Shqipërinë e rrënuar e shkretuar.
Populli i coptuar, i stërmunduar, i sakatuar.
Ashtu do të kënaqen e do të gëzohen.
Shqipëria mos të blerojë e shkëlqejë nga modernizimi.
As nga progresi, zhvillimi e përparimi.
Populli mos të argëtohet e dëfrejë nga festimi e gëzimi.
Kriminelët e kusarët Basha i don me zemër.
Fisnikët e vizionarët i shtyp me thundër e themër.
Fytyrën Basha e ka si njeriu e jo si ujku e bisha.
Është më gjakatar e mizor sesa Ilir Meta e Sali Berisha.

Po, po. E vërtetë! L. Basha ishtë, është dhe do të jetë më gjakatar e mizor e gazhel dhe munafik katil sesa Enver Hoxha e Ramiz Alia.

Populli shqiptar sot nuk është në kohën e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Shqiptarët sot janë të zhvuilluar, të kulturuar, të pasuruar, të emancipuar dhe nuk mashtrohen, nuk gënjehen nga spekullimet dhe makinacionet e armatës Basha Larasha.

Armata kaotike mediatike rrakitike me sajime dhe trillime meskiniste e për të errësuar shkëlqimin e epokës së bardhë të guximtarëve vizionarë.

Dy muaj Mars, Prill 2021, armata Larasha, botoi dhe reklamoi në Tiranë, në 6 gazeta dhe 6 televizione, çdo ditë, shpifje, gënjeshtra, fallsifikime, montazhime dhe video televizive regresive, për të penguar proçesin e fushatës zgjedhore parlamentare pluraliste e 25 Prillit 2021.

Basha dhe Larasha nuk e duan pluralizmin partiak politik demokratik, por kanë dashur dhe duan, direktivat marksiste zuzare të Enver Hoxhës “PUSHTETI MERRET DHE MBAHET ME GRYKËN E PUSHKËS”.

Basha dhe Larasha të kamufluar dhe të shtrembëruar nga direktivat dhe tratativat e Enver Hoxhës, në vitin 2018, instaloi në Tiranë 14 protesta anarshiste duke uluritur e llomotitur nëpër studio televizive ultimatum rrënqethëse makabre “Do ta rrëzoj Edi Ramën nga kolltuku i kryeministrit dhe do ta hedh e ta bitis në llumrat e Lanës. Në 30 Qershor 2019 nuk do ti zbatoj, por do ti pamundësoj dhe pengoj zgjedhjet lokale të 61 bashkive të Republikës së Shqipërisë”.

Fatmirësisht populli shqiptar nuk u frikësua, as nuk u prapësua nga ultimatumet e Bashës dhe tam tumet e armatës mediatike e inkuadruar në ingranazhet e protestave kaotike antidemokratike, por ditën e zgjedhjeve me 30 qershor 2019, besuan dhe votuan partinë socialiste.

Kurse Edi Ramën socialsitët e betuar dhe demokratët e vërtetë të admiruar e shpëtuan nga bitisja dhe gremisja e tmerrshme në gjirizkat e ullukta të Lanës.

Në Qershor 2021, mbushen dy vite nga fitorja e zgjedhjeve në 61 bashki e partisë socialiste.

Tani u shtua edhe fitorja e dytë 25 Prill 2021.
Përsëri, përsë dyti socialistët e betuar të kulturuar dhe demokratët e vërtetë të admiruar të emancipuar, kushtrimtarë e guximtarë vizionarë të gëzuar, të vitalizuar, besuan e votuan partinë socialiste me Edi Ramën kryeminsitri i palodhur i pëpërtuar, vigan e human i dalluar.

Kështu me 25 Prill 2021, nisi e filloi EPOKA E BARDHË E GUXIMTARËVE VIZIONARË.
NË 25 Qershor mbushen dy muaj të fitores madhështore triumfatore dhe koha dy mujore e EPOKËS BARDHË SHEMBULLORE.

Unë do të shkruaj tregime dhe poezi lirike jetike eposike të dobishme, jetësore, për triumfin e këtyre dy zgjedhjeve kohore dy vjeçare, atdhetare kombëtare me përmasa botërore universale, por sot do të tregoj: Në Mars Prill 2021 koha sezonale e fushatës elektorale unë paraqita për botim 10 poezi të mrekullueshme ritmike metaforike të mahnitshme. 10 poezitë i botuan gazetarët e kulturuar, fisnikë të nderuar guximtarë vizionarë të lartësuar.

Jam i obliguar me i falenderuar dhe me i uruar mbarësinë e EPOKËS BARDHË SHEMBULLLORE TRIUMFATORE.

Edhe me cituar titujt e poezive që janë botuar:
1. “UNË SOCIALISTI I BETUAR NIS FUSHATËN ELEKTORALE I GËZUAR I VITALIZUAR”.
2. “55 DITË PANDALIM ME IRADINE ILMIN”.
3. “KRYEAMERIKANI JOE BAJ BIDEN DHE KRYEVIGANI ARDIAN DVORANI ANTI KORRUPSIONI”.
4. “E MIRA E TË MIRAVE MBARËSIA E MBARËSIVE”.
5. “ME TY AMERIKA MADHËSHTORE ME VEPRA TË DOBISHME JETËSORE ME LAVDI SHEMBULLORE”.
6. “PO TA THEM SY ME SY”.
7. “KA PO SHKON O BUZËQUMËSHTORE”.
8. “TIRANA E SHKËLQIMIT E MODERNIZIMIT E ERJON PERPARIMIT”.
9. “SHQIPËRIA E SHËNKOSTANDINIT E GJERGJSKENDERBEUT E EDI INTEGRIMIT”.
10. “MIRËSE KE ARDHË DEMOKRACI ME FAQE TË BARDHË REFORMA NË DREJTËSI”.
10 Poezi eposike brilante jetike metaforike i botuan, i publikuan me dëshirë e vullnet solid, gazetarët vizionarë filozofikë guximtarë të betuar me dinjitet e vitalitet të admiruar.

Mua më kanë mahnitur dhe surprizuar.
Këta gazetarë me lezet e kimet të lartësuar në muajin Prill 2021, botuan edhe 4 tregime me ngjarje të vërteta të dobishem për çdo njeri.

Titujt e tregimeve janë:
1. “JU FALENDEROJ O DIBRANË O DURIMTARË VIZIONARË”.
2. “QËNDRO EDI RAMA ASHTU SI KE QËNDRUAR ME DINJITET I ADMIRUAR”.
3. “JAM E DO TË JEM ME EPOKËN E EDI VIGANIT DHE JO ME KOHËN E ENVER MIZORIT, AS ME SKOTEN E LUL SHARLATANIT”.
4. “VOTOJ HAPUR PUBLIKISHT JEHOJ ESBER SOLEMNISHT”.

Katër tregime me vlerë të çmueshme si thesare, janë mbi 400 tregime me prockulla langare dhe me shpifje, spekullime e mashtrime zuzare, që botoi e reklamoi armata letrare Larasha në 6 gazeta dhe 6 televizione.

Letrarët, shkrimtarët dhe gazetarët e armatës Larasha aq sa janë sharlatanë të shtrembëruar, aq janë edhe profanë të kalbëzuar dhe nuk kuptojnë, as kanë për të kuptuar: Duke botuar sa më shumë shpifje e fallsifikime meskiniste, dhe gënjeshtra e mashtrime monstruoziste kundër Edi Ramës dhe partisë socialiste, bëhen të besdisur, të neveritur dhe huliganë të zgërdhecur të zhgarravitur. Edhe megalomanë të paduruar, të marrzuar.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shënim special ekskluziv me dy fraza prozaike:

Armata letrare Larasha e tmerruar nga fitorja e popullit shqiptar në 25 Prill 2021.
E tmerruar e llahtarisur, përsëri do të vazhdojë, duke bllokuar ekranet e televizioneve me broshura të mbushura me byk, krunde e myk të qelbëzuar, për të hipnotizuar, tromaksur dhe matufepsur naivët, merhumët dhe tutkunët e kohës beterrit e skëterrit enverist, ramizist, berishist e metist.

TIRANË, MAJ 2021