FESTË E PERBASHKET PAS SHUGURIMIT DIAKONAL TË DOM PAVLIN PREKËS

0
1534

Gjin Musa, gazetar

Këtë të diel, në Famullinë “Santa Maria Mater Dei” në Romë u shugurua diakon Dom Pavlin Preka, djaloshi nga Shkodra.

Ftesa që u shpërnda me këtë rast, krahas fugurës së Krishtit, përqafimit të tij të shenjtë, kishte dhe Flamurin Kombëtar. Në të lexohej: “Vepra e Vogël e Provanisë Hyjnore dhe familja Preka shpallin me gëzim shugurimin diakonal të Pavlin Prekës nëpërmjet vendosjes së duarve të Shkëqesisë së Tij Mons. Jilson de Jesus Montanari, Sekretar i Kongregatës së Ipeshkvinjëve”.

Gjatë ceremoniesë, pjesëmarrësit iu lutën shenjtëve, mes të cilëve dhe Nënë Terezës tone, por edhe të lumëve, At Vicens Prennushit me shokë.
Krahas bashkësisë orionine, të ardhur dhe nga Shqipëria, të pranishëm ishin dhe familjarët e Don Pavlin Prekës nga Shkodra, shqiptarë të shumtë që jetojnë dhe punojnë në Itali, etj.

I pranishëm ishte dhe Kreu i Ambasadës tone, Visar Zhiti, me bashkëshorten. Gëzimi i përbashkët më pas u shndërrua në një veprimtari kulturore. Në një sallë të madhe të famullisë nisi muzika shqiptare, këngë dhe vallet nën Flamurin Kombëtar.