FESTA E DIASPORËS NË BANJË TË SIJARINËS FOLI, FRYMOI E KËNDOI SHQIP

0
652

Shkruan Rrahman Hyseni

Të mbledhur me zemërgjerësinë ndaj vendlindjes, këtë ditë e bën të jetë e mrekullueshme takimi tradicional “Ditët e Diasporës”, nën përkujdesjen e SHH “Medvegja” në Fully të Zvicrës, si dhe me mbështetjen e Komunës së Medvegjës. Manifesitimi u zhvillua me program të pasur kulturoro-zbavitës, me këngë e valle shqipe, në Banjë të Sijarinës, më 5 gusht 2017. Këtë manifestim para shumë njerzve, që ishin mbledhur në vendlindje, pikërisht për këtë ditë, artisti i madh, Çun Lajçi doli me fjalët: ”Ne ishim këtu, kur ju nuk ishit”. Kryetari i Shoqatës SHH,”MEDVEGJA”, z. Zenel Neziri falenderoi dhe tha se Medvegja do të jetë gjithmonë me shqiptarë. Në shenjë falënderimi SHH ”Medvegja” – Fully ndau mirënjohje për Akademik Idriz Ajeti. Mirënjohja tjetër iu nda Komunës së Medvegjës për kontributin e dhënë për këtë festë dhe për festën e Një Majit të cilën e pranoi z.Leme Xhema.

Ajo tha se të përkrahim nga kjo komunë e varfër, është vështirë, por këtë manifestim e kemi përkrahë me 1800 euro me zv. kryetar z.Florim Sahiti dhe falenderoi pjesëmarrësit, por edhe vendësit me moton “Medvegja ju pret”. Një falënderim për pjesëmarrësit ishte edhe nga drejtoresha e Shkollës në Tupallë, zonjusha Arlinda Kadriu. Mirënjohjen tjetër SHH”Medvegja” ia ndau gazetës, “Bota sot”, mirënjohje ju nda edhe profesorit, Jonuz Fetahu, për kontributine dhën në mbështetje të punës dhe aktiviteteve të shoqatës, Grupit folklorik “Shpëtimi” nga Medvegja që organizon manifestime kulturore. Këtë mirënjohje e pranoi Profesor Rexhep Abazi, i cili tha se ne përcollëm kulturën tonë dhe artin gjithandej ku u nderuam me mirënjohje, me çmime të shumta. Në këtë manifestim morën pjesë shumë bashkatdhetarë dhe vendës, por edhe figura të ndritura, ambasadorë e persanilitete politike dhe fetare. Për ta zënën një karrigë ishte e vështirë, prandaj unë e falenderoj shumë njeriun e palodhur për kontributin, zemërgjerësinë e tij, që ma rezervoi një ulëse Ztr.Zenë Namani me banim në Zvicër.

Këtë ditë e përcolli edhe kolona e gjatë në pikëkalimin kufitar në Mutivodë, ku pritja ishte deri 4 orë. Kjo u bë edhe nga mërgimtarët që ishin për pushime në Kosovë, që ktheheshin në shtetet e tyre, ku punojnë dhe jetojnë. Komuna e Medvegjës gjendet në Kosovën Lindore, sipas shqiptarëve,apo në Serbinë Jugore, sipas Serbisë. Kjo komunë në vitin 1956, e kishte aneksuar komunën e Bajës së Sijarinës si komunë shqiptare ,për ta bërë popullatën shqiptare pakicë në komunën e Medvegjës.

Nga atëherë popullata shqiptare nuk përjetoi ditë të mira, por pati vuajtje, skamje e mjerim ,që vazhdon deri në ditët e sotme. Nga ky eksod shumë serbë erdhën në këtë komunë gjatë viteve 1877-1878, atëherë kur u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit, dhe e zunë pjesën më të madhe të Medvegjës. Tragjedinë e mjerimit këto troje e përjetuan edhe në vitet 1999-2000, me përfundimin e Luftës Çlirimtare të Kosovës, kur forcat ushtarake, militare dhe paramilitare serbe, me tërheqjen e tyre nga lufta e Kosovës, u stacionuan në trojet shqiptare të Medvegjës.

Kjo u bë me qëllim të caktuar e sigurisht edhe sipas planit të Serbisë që ta spastrojë Medvegjën nga shqiptarët, gjë që e bëri pa kurrëfarë vështirësie.Me këtë rast afro 90 % e popullatës shqiptare të Medvegjës u dëbuan nga shtëpitë dhe tokat stërgjyshore, pjesa më e madhe në Republikën e Kosovës, një pjesë tjetër nëpër botë. Sot në komunën e Medvegjës jeton një numër i zvogëluar i shqiptarëve. Sipas regjistrimit të fundit, të bërë nga Enti i Statistikës së Serbisë më 2002, kjo Komunë kishte 10760 banorë, prej këtyre 2883 shqiptarë, përkundër padrejtësive dhe detyrimit që shqiptarët t’i lënë tokat stërgjyshore. Posa mbyllim sytë çdo ëndërr këtu më sjell. Besoj kjo ndodh te shumica e mërgimtarëve… Ne nuk ditëm t’i gëzohemi dhe të jemi më shumë të lumtur, as kur morëm një notë të mirë, as kur morëm çmim, kur fituam ca para, as ëndrrat nuk i shohim në ato pallatet luksoze ku jetojmë më mirë se sonte këtu …

Këtu jetuan gjyshët e stërgjyshërit tanë me plot krenari, këtu ku nuk na duhet parfumi, këtu ku shperthen oksigjeni i pastër,këtu lozim po sa bimë në gjumë e flasim me më të dashurit tanë, çmallemi me ta, por sa hapim sytë, na kap ndjersa dhe malli për ta… Xhelozia nuk na duhet, as fjalët e kota. Falënderojmë këto vajza dhe djem që qëndruan dhe po qëndrojnë këtu. Me ta po mburremi dhe po krenohemi ne, ani pse në numër të vogël për kundër vështirësive që kanë. Ne u kemi borxh të bëjmë më shumë për ta. Dëshira ime ishte dhe është që çdo vit të ndërtohet në këto fshatra nga një shtëpi. Për fat të mirë, edhe janë ndërtuar nga Shoqata Humanitare për Preshevë Medvegjë e Bujanoc. Nga një cent po ta ndanim, kjo do të bëhej realitet. Dëshira ime ishte dhe është që kjo rini ta ketë të paktën një bibliotekë me libra.

Për të rinjtë unë doja dhe dua më shumë aktivitete, ekskursione, gara kulturore që janë duke u bërë, por janë të pakta. Dua si në këtë ditë, dhe si në festën e Një Majit t’i shoh edhe në shumë festa tjera vëllezërit tanë të bashkuar në vendlindjen tonë që po na mbledhin dhe po përkrahen shumë mire, e kështu po çmallemi në mes vete. Ky vend nuk meriton xhelozi. Këta njerëz meritojnë përkrahjen e secilit. Këto livadhe nuk meritojnë t’i mbulojnë ferrat. Këto shtëpi nuk bën të rrënohen, sepse këto ishin nderi i kësaj toke stërgjyshore. Nuk na duhet modestia, sepse sot flitet për jetën në mars e ne të bëhemi modestë me këpucë, apo rroba të thjeshta. Ne duhet të jemi modestë me projekte, ndihma dhe prezantime në kulturë, art dhe t’i japim vlerë Medvegjës së përlotur. E falënderoj çdo shqiptar që jeton dhe punon këtu në të mirë të shqiptarëve autoktonë.

Ne ju jem shumë mirënjohës SHH “Medvegja” me seli në Zvicër, me kryetarin e nderuar që punoi pa u lodhur asnjëherë, z. Zenel NEZIRI dhe njeriun, atdhetarin, humanistin e madh, sekretarin e kësaj shoqate z. Fadil SELMANAJ, shoqatë kjo humanitare me njerëzit bëmirës, që tani e 3 dekada mbajti gjallë trevën e Medvegjës. Po ashtu me humanitetin e njerëzve humanë të saj ndihmuan shqiptarët gjithandej me forcat e saj, organizoi, përkrahu çdo aktivitet kulturor dhe human. Me njerëzit e saj të vullnetit të mire, bën përpjekje të vazhdueshme për unifikim të shqiptarëve, sidomos në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ku shkilen të drejtat e njeriut, ku vetëm vitet e fundit u janë pasivizuar me mijëra adresa shqiptarëve dhe nuk gëzojnë më të drejtat e tyre si banorë të këtij shteti.

Kjo u bëri dëmin edhe më makabër shqiptarëve autoktonë dhe kjo nuk u mor parasysh, as nga ndërkombëtarët, por as nga shtetet shqiptare. Unë pëkrah çdo vërejtje, sugjerim. Ata që po ngrisin kulturën, artin, ata që po bëjnë dhe kanë bërë që Komunën e Medvegjës ta njohin gjithandej se këtu kishte dhe ka shqiptarë, jam për çdo projekt në të mirë të shqiptarëve.

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar