“Fëmijët ngelën pa shtëpi pas tërmetit, këta i çoni në hotele”, Rama revoltohet me komentuesin: Cilët kanë mbetur?

0
94
Edi Rama

TemA

Ardhja e afganëve në Shqipëri, pas pushtimit taleban, ka shkaktuar debate të shumta. Prej disa ditësh afganët janë akomoduar në ambientet e hoteleve në qytetin bregdetar, Durrësin, ndërsa disa të tjera janë strehuar në Tiranë.

Nuk kanë munguar dhe reagimet e shumta në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama.

Në mesin e tyre ishte një person që shkruante se fëmijët shqiptarë kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti ndërsa qeveria i strehon afganët në hotele madje u bën dhe dhurata.

Ndërkohë, Rama kërkon nga qytetari që t’i tregojë se cilët janë ata fëmijë shqiptarë që kanë mbetur pa shtëpi.

Komentuesi: Ça esht ky turp, femijet qe ngelen pa shtepi nga termeti ngelen rrugve edhe keta mire qe i çuat ne hotele po i beni edhe dhurata…

Rama: Cilet femije kane mbetur pa shtepi rrugeve nga termeti, di te me tregosh ndonje te vetem, qe te kujdesemi menjehere edhe per te? Dhe keta femije qe ti u permend dhuratat, jane fiks njesoj siç ishin ata qe sot jane bere burra kur zbriten nga anijet ne Itali 30 vjet me pare! Nese disa e kane harruar dhe u duket se kane qene gjithnje keshtu si jane sot, une dhe shumica derrmuese e shqiptareve nuk e kemi harruar e nuk do ta harrojme kurre, sepse kush harron nga vjen nuk e di me fare se per ku eshte nisur thoshte nje burre i madh i kesaj bote!