FËMIJËT EXTREMADURAS

0
444

RAFAEL ALBERTI
1902 – 1999

Rafael Alberti Merello (El Puerto de Santa María, 16 dhjetor 1902 – Cadiz, 28 tetor 1999) ishte poet spanjoll.

FËMIJËT EXTREMADURAS

Fëmijët e extremaduras
ecin zbathur.
Kush ua vodhi këpucët ?
I plagos të ngrohtit e të ftohtit.
Kush ua grisi rrobat?

Shiu
ua lag shtratin dhe gjumin.
Kush ua shkatërroi shtëpinë?

Ata nuk i dinë
emrat e yjeve.
Kush ua mbylli shkollat?

Fëmijët e extremaduras

janë seriozë.
Kush qe hajduti i lojërave të tyre?
***
Edhe poeti Rafael Alberti bënte disa pyetje. Pyetje reale, për të cilat ai nuk mund të përgjigjej ose të paditej? ose një përpjekje për të zgjuar ndërgjegjen?
Rajoni i Spanjës ku nga 1936 deri më 1939 shpërtheu lufta civile e nisur nga Frankistët, një pjesë e ushtrisë që nën Francisco Francon u rebelua kundër republikës demokratike. Nga kjo luftë e përgjakshme e Spanjës lindi një diktaturë e rëndë.

Kjo poezi vjen nga: Poezi e Rafael Alberti – Bijtë e Extremadura

RRËNJËT E THYERA

Natyrisht, kënga ime
mund të jetë e çdo vendi
Por këto rrënjë të shkulura,
mjerisht, këto rrënjë të shqyera,
nganjëherë këto s’ma lënë
që kënga të jetë e botës dhe as
e kësaj toke,
të asaj pjese tepër të vogël
të Tokës.
Ka edhe që më thonë: Po ti
ç’mund të na thuash për këtë?
Dhe unë i përgjigjem: Miq,
edhe nëse kënga ime
do që të jetë e botës,
i ka rrënjët në ajër,
i mungon ushqimi i tokës
së njohur.
Dhe është si pema që ngjitet lart
dhe nuk është e asnjë pjese,
Edhe pse nganjëherë
nga një përpjekje heroike
e pafundme e mendimit
rrënjët e saj prekin tokën,
Dhe kënga pastaj bëhet
vetëm e asaj toke, e asaj
pjese tepër të vogël
të tokës.
***
Mërgimi është një nga çmimet më të larta të vendosura nga lufta për liri. Rafael Alberti shpreh në këto vargje ndjenjën e boshllëkut që krijohet në një derdhje për çrrënjosjen nga origjina e tyre dhe për humbjen dashamirësisë dhe lidhjeve kulturore me tokën e tyre.

Kjo poemë vjen nga: Poezi e Rafael Alberti – Rrënjët e thyera

KUJTIMI I DYTË

Edhe më parë,
shumë më parë se revolta e hijeve,
kur në botë ranë pupla
të djegura
e që një zog mundte të vritej
edhe nga një zambak.
Para se ti të më pyesje
për numrin dhe vendin e trupit.
Mjaft përpara trupit
Në epokën e shpirtit.
Kur ti hapje
në ballin e pakurorëzuar të qiellit
Dinastinë e parë të ëndrrës.
E duke mos më llogaritur gjëkundi,
Ti shpike fjalën e parë.
Pra, takimin tonë.
***
Kjo poezi vjen nga: Rafael Alberti POEZI – SIPAS KUJTIMIT

Përktheu: Faslli Haliti