FËMIJËT dhe Të ikim

0
690

Sahit Shala

FËMIJËT

Sa të mbarë, të butë, e të dëlirë,
Te bëjnë për vete pa u matur!
Me buzëqeshjen ëmbëlsirë
Gjithnjë mbajnë dorën e zgjatur.

Me t’zgjatë dorën, t’gëzojnë shumë,
Porsi qengjat në lëndinë.
N’përqafim po t’i mbërthejmë,
Si kandil zemrat na shkrijnë!

Me sy t’qeshur, manushaqe,
Kur ikë vesa e i puqë dielli.
Nuk ka kush të mos kënaqet,
Janë vetë engjujt, vijnë nga qielli!

Po ta kem një forcë hyjnore,
Këto buzëqeshje bashkë t’i ndajmë
Ta flakim të qeshurit n’drojë,
Që kush hajrin s’ia ka parë!


Të ikim

Përse nuk ikim nga xhelozia,
Që na mbërthen e na zë n‟ grykë?
Ta lëmë dhe tjetrin me halle të tija
E mos t‟i rrimë pas shpine- thikë!
T‟kim nga shpifjet e thashethënat,
Që n‟ jetë na sjellin vetëm prapësira!
Të shohim pakëz prapa nga rrënjët,
Nëse do shohim ditë më të mira?!
Ta pastrojmë shpirtin duke qeshë si duhet,
Siçi i ka hije kombit Shqiptarë!
E mbase fati për mbarë na shkruhet,
Apo nuk duam të na dalë mbarë?!
Qeshni, siç qeshim në festa e gëzime,
Se nuk na mbetet ndoj tjetër shpresë!
T‟ikim prej rrugës, që sjell mallkime,
Apo do vdesim pa lënë ndoj mbresë?!