FËMIJËRI E ZEZĒ FËMIJËRI

0
577
Bajram Bashota

Bajram Bashota

BACË

(Adem Demaçit)

Pishtarë i lirisë e i atdhetarisë
Prijës i popullit ti sy i patrembur
Që kurrë nuk heshte duke kërkuar lirinë
Por armiqtë e këtij populli të patën halë në sy
Se donin këtë popull gjithmonë në robëri
Po Ti pate moralin e zemren e luanit
Trimërinë e heroit me zemër t’llapjanit
Që kjo trevë kësi trimash rriti
Sikur edhe trimin Zahir Pajaziti
Ti baca Adem frymëzim për rininë
Të mos e pranojnë kurrë robërinë
Ti i ngrite n’ protesta e demostrata
Fjalimet tuaja ishin shumë të zjarta
Që i ndizte zemrat e gjithë rinisë
Të kërkojnë të drejten e tyre kombëtare
Për një Shqipëri të bashkuar e krenare
Dhe Ti për këtë mjaft sakrifikove
Dhe shumë peripeti në burgje përjetove
Po asnjëherë armikut s’ju dorzove
Ti BACË ADEM LLAPJANI hero i lirisë
Që u dogje si qiri për liri të shqiptarisë
Për unitet e për bashkim të Shqipërisë
LAVDI O BACË ADEM TRIMI!!!

FËMIJËRI E ZEZĒ FËMIJËRI

Fëmijëri e zezë fëmijëri
S’kishëm në sofër bukë me u ngi
Sofra ishte e rrethuar me shumë femijë
Sejcili që cohej bukë pa u ngi
Poashtu ndodhte me pleqë e të ri
Barkun kurrë bukë pa e ngi
Oh fëmijëri e zeza fëmijëri
Si na shkoi ajo kohë me plot peripeti
Tash kur u plaka e shoh plot fëmijē
Të veshur e të mbathur plot lumturi
Gëzuar shkojnë në shkollë plot dashuri
Të ngopur e të ushqyer me tëgjitha të mirat
Nuk kanë brenga vec u qeshë fytura
E unë si plak po u kam lakmi
— O zot më bën edhe njëherë fëmij
Që ta kemē edhe unē atë kënaqësi
Që s’ e pata kur isha fēmij!
Pleqtë thonin “Njeriu bëhet dy herë fëmij”.