FËMIJË TË DETYRUAR TË PUNOJNË SI TË RRITURIT – FËMIJË USHTARË

0
465

250 miljon fëmijë nga 5 deri në 14 vjeç të detyruar të punojnë

(Pune, AIDS, shfrytëzim seksual, droga, alkoli: Probleme shumë shpesh të harruara)

Nga Dr. Zef Mulaj

Artikulli 12 Onu, mbi të drejtat e femijeve: ”Femijet kanë të drejte të jenë aktore të jetes tyre“. Ata duhet të ndigjohen, të respektohen të drejtat e tyre, të rriten dhe të edukohen, të jetojnë te lire e nën kujdesin e shoqerisë.

Sot në bote jetojnë mbi 250 miljon femijë, që janë nën shfrytzim të forces tyre fizike, nga te rriturit. Të veshur nën rroben ushtarake, të semure me AIDS, marrin droge, dhe pikerisht në kohen e sotme, tendeca e merkates kriminale e droges po piksynon tek femijet, duke filluar në moshen tetë vjeç. Perdoren edhe per trafikim organesh, dhe janë të detyruar të shkojnë edhe në fronte lufte. Shfrytzimi i tyre në merkaten e seksit. Shfrytëzimi i femijeve në keto merkata të ndryshme, eshte nje fenomen i trishtuar, që vjen e bëhet nën indiferencen e shoqerisë.

Keto fenomene nuk janë vetem në vendet në zhvillim, por edhe ne vendet e pasura, si në Amerike dhe në Europe.

Të kthyer në skllevër, punojnë per shumë ore në ditë, në kushte të rënda shendetsore higjenike, në plantacionet e kafes, kakaos, duhanit, kana, sheqerit, deri dhe miniere, në fabrika tapeti të lojrave, kepucve, të shkrepsave, ne furra, ndimes muratoresh. Shpesh – here janë te detyruar të qëndrojnë në fabrika edhe per muaj, pa dale dhe pa i parë familja, dhe ne keto “fabrika-burgje” flejnë dhe hane. Punojnë edhe në peshkim.

Ndersa në bote janë sot mbi 30 miljonë femije neper rruge. Nga mëngjesi deri në mbremje janë rrugëve, pastaj bashkohen në grupe në nje stacion treni, e autobuzi, o nën nje ure. Keta kthehen ne lypsa kronikë, nje pjesë në prostitucion, në hajdutë, dhe në kontigjentin e kriminalitetit të organizuar, në merkatat e droges, e te tjera forma të viktimave, nën syrin ton…

Një tjeter fenomen alarmant ështe shfrytzimi i tyre seksual, një industri vazhdimisht në rritje, dhe mosha e femijeve që marrin pjesë në ketë, gjthnje vjen duke u ulur. Në bote sot një në 12 femije vdesin, pa u ber 5 vjeç, per munges te ushqimit. Në bote sot janë mbi 2 e gjysem miljon femije me virusin AIDS. Gjithashtu dhe alkoli, e duhani dhe droga janë bere per femijen, nje pike referimi, per te rritur në merkaten e fitimit.

Keto plage te rënda në kurrizin e femijeve, perbejne nje alarm per shoqerinë e sotme indiferente, e cila peshon mbi jeten e ketyre të pa fajshem, që duan të jetojnë dhe të rriten si gjithë të tjeret, të bëhen per veten dhe familjet dhe shoqerinë…