Fëmija i adaptuar për shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe populli shqiptar

0
446
Besa shqiptare - Shkup

SI I SHOHIN SLLAVO-MAQEDONËT SHQIPTARËT, PASI UA ZAPTUAN EDHE VENDIN E TYRE – PËR SHKAK TË FESË, PO UA NDRYSHOJNË TANI EDHE HISTORINË?!

Skandaloze: Libri “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë-për vitin II të gjimnazit të reformuar”

Faqja 99: Shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit.

Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780.

Në faqen 104: Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. Shkruan se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke.

Në faqen 103: Shqipëria okupatore e Maqedonisë Perëndimore.


Korniza e fyerjeve

Nuk është hera e parë që institucionet politike, arsimore dhe akademike në shtetin e fëmiut të adaptuar në Maqedoninë e Veriut (1945) nuk ndalën me skenarët e fyerjeve, të denigrimit më të ulët për popullin shqiptarë në hapësirën e vet etnike.

Kohë më parë ia nisi ASHAM-së në Shkup me disa inerpetime “shkencore-akademike” (sic!) për çështjen shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut me “zbulimet akademike”, se jo mahi (sic!), se shqiptarët paskëshin ardhur nga malet dhe ua paskëshin marrë “tokën maqedonasve”(sic!).

Tmerr në mes të Ballkanit!

Një shtet i krijuar nga regjimi komunsit në Beograd dhe Moskë, vetëm e vetëm për të mbajtur një ballansë kundër popullit shqiptarë dhe bullgarë në këto hapësira për murin e krijuar të ish-Jugosllavisë.

Tashti në Shkup në mes të ditës, dalin librat shkollore (Libri i gjeografisë) përmes të cilit fyen e denigron popullin shqiptarë me disa “hulumtime shkencore”(sic!) për prejardhjen e tyre nga romët dhe të tjerë dhe askush nga korpusi i politikës (shqiptare) çile gur gojën…(sic!).

Fëmija i adaptuar në shtetin e Maqedonisë së Veriut, që, si thonë nuk i dihet baba, as sot nuk po e ndalë fushatën antishqiptare me denigrime të skajshme fashiste kundër popullit shqiptar në hapësirën e tij etnike.

Pse po heshtë politika shqiptare…?!

Çikago, shkurt të motit 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]