Ke parasysh
Ke parasysh, mos luaj me lojërat e padëshiruara
Ato nuk të dërgojnë askund
Thjesht në mosarritje..
Ke parasysh, mos lejo
të lëpijnë me gjuhën e së keqes
Balta mbi fytyrë dot s’durohet
Ke parasysh, mos lejo që të burgosin,
prangat e jetës
Shiko, ti ji vetvetja!
Beso në atë që e ke, mundohu të arrish
edhe atë që nuk e ke
Por një gjë duhet të mbash mend:
”Jeta nuk është ajo çfarë ti dëshiron”!
Dashakeqësia
Pse bëhesh dashakeq, o njeri?
Pse realitetit i jep shtrembëri?
Pse nuk e thua të vërtetën,
edhe atëherë kur qëndron?
Pse gjërat më me vlerë, kotësi i konsideron?
Pse njerëzve të guximshëm
dëshiron t’ua humbësh guximin?
Pse të lumturve
dëshiron t’ia mbjellësh inatin e trishtimin?
Pse në shpirtin tënd, të ketë vend e liga?
Pse çdo herë,
nga zemra jote del inati dhe urrejtjegërryerja?
Pse të merituarve, ua humb meritat?
Pse të pamerituarit i vlerëson?
Pse të mirën e hedh pas shpine,
e të ligat e të këqijat i ledhaton?
Një gjë duhet ta kesh parasysh :
”Atë edhe për gjithë jetën”!
Ti s’mund të jesh i lumtur,
kur nuk ia çmon lumturinë tjetrit!?
Ti s’mund të jesh i suksesshëm,
kur suksesin tjetrit nuk ia çmon!?
Gjërat nuk thuhen ndryshe,
veçse ashtu qysh qëndrojnë!
Bëhu pozitivist, realitetit jepi përparësi…
Thuaje të vërtetën o mik,
gjithkush të ta ketë lakmi.
Pse?
Pse aq shumë paska probleme sot?
Pse aq shumë, saqë nuk kemi kohë
të flasim për zgjidhje?
Pse aq shumë, ndryshoi koha?
Pse njerëzit, sot qenkan ndryshe?
Pse, edhe ata që i do të shikojnë me dobësi?
Kur ti sakrifikon veten për ta,
edhe atëherë mundohen me të urryer
Nuk e kuptoj dot, që gjërat ndryshuakan aq shpejt
Pse humbi dashuria?
Pse bota, qenka aq e padrejtë?
Prapë se prapë, edhe pas kësaj njeriu jeton me shpresë
Uroj që të vijnë ditë më të mira
Të gjitha gjërat, të bien në vendin e vet.
Sa
Sa halle e brenga ka jeta
sa përjetime të këqija dhe mërzi
sa loti përfundon në vaj
sa prindi ngel pa fëmijë
Sa fëmija i ngratë rritet pa përkujdesje
duke kërkuar bukë e strehim
sa prej tyre u mungon babai, nëna
nuk kanë as qumësht të pinë
Sa prej tyre i përqeshin
i nënçmuakan deri në skaj
duke i thënë
“rrugaç” ty ta kanë vrarë babanë
Ti nuk ke familje,
ty të mungon edukata
ti endesh rrugëve si “endacak”
duke kërkuar të holla
Ty askush nuk të do,
a po e sheh veten o i shkretë
ty nuk të do as vëllai, as motra
të kanë larguar prej shtëpisë
ti je një lypës i gjorë,
prej të tjerëve kafshatën e pret
duke e rënduar si mos më keq,
dhe duke e goditur me shqelm
Unë vërtetë jam një i gjorë ia kthen,
e prej të tjerëve jetoj
mua ma kanë vrarë babën,
nëna nga mërzia më vdiq më vonë
si nuk të vjen gjynah, të mi thuash këto fjalë
unë e kam zemrën e kalbur,
të ndarë në mijëra plagë
unë nuk e di ç’është lumturia,
loti në sy më thahet çdo ditë
për një kafshatë endem rrugëve
të jetoj edhe një ditë
të tjerët më nënçmuan,
më rrahën e më shanë
unë kërkoj veç ushqim
të mos më mbetet barku i zbrazët
Edhe unë kam dëshirë si ti
të jem i shëndoshë,
jo si tash i humbur
ama fati nuk e deshi që unë të ndihem i lumtur
unë nuk pata përkujdesje,
nënë e baba më lanë
te unë edhe pse ndërrohen stinët,
shpirtin të vranët e kam
duart më dridhen,
buza nga të ftohtit shpesh më pikon gjak
edhe ata ushqim të gjetur rrugëve
e laj me lot e gjak.
Ti
Ti gjatë jetës shpesh kupton
që këtu ende paska njerëz qëllimkëqij
në një qosh na ishte qyqja piskamëfshehur
që na ndau ne të dyve.
Dije
Po dëshirove
mbaj inat
ama dije buzëqeshja ime
pëlcet inatin tënd.
Kujtimet
Në vazhdimësi,
shpalosen
kujtimet jetësore,
të pa harruara mbeten
fletë pas flete në kronologji
përjetësohen në ekranin e mbamendjes.