Një polemikë në mes Sh. Dibranit dhe Ibrahim Kelmendit,
nëse keni interes për ta publikuar !
Paraprakisht ju faleminderit !
Sh. Dibrani
Pjesët e debatit:
1. Fejton – LUFTA E SHENJTË POLITIKE E IBRAHIM KELMENDIT?!… (1)
2. Fejton – LUFTA E SHENJTË POLITIKE E IBRAHIM KELMENDIT?!… (2)
3. Fejton – LUFTA E SHENJTË POLITIKE E IBRAHIM KELMENDIT?!… (3)
4. Fejton – LUFTA E SHENJTË POLITIKE E IBRAHIM KELMENDIT?!… (4)
5. Fejton – LUFTA E SHENJTË POLITIKE E IBRAHIM KELMENDIT?!… (5)
6. Fejton – LUFTA E SHENJTË POLITIKE E IBRAHIM KELMENDIT?!… (6)
7. Fejton – LUFTA E SHENJTË POLITIKE E IBRAHIM KELMENDIT?!… (7)
8. Fejton – LUFTA E SHENJTË POLITIKE E IBRAHIM KELMENDIT?!… (8)
SHEFQET DIBRANI, 19 nëntor 2018
Çfarë është një sociopat?
“Sociopath”, profesori dhe studiuesi, Timothy J. Legg, PhD, CRNP, Author at Grand Medicine, në janarin e sivjetëm shkruan se “Sociopat, është një term që përdoret për të përshkruar dikë që ka çrregullime antisociale të personalitetit (ASPD). Njerëzit me ASPD nuk mund t’i kuptojnë ndjenjat e të tjerëve. Ata shpesh do të thyejnë rregullat ose do të marrin vendime impulsive pa u ndjerë fajtorë për dëmin që shkaktojnë”. Pastaj ai shton se “Njerëzit me ASPD mund të përdorin gjithashtu “lojë mendjeje” për të kontrolluar miqtë, anëtarët e familjes, bashkëpunëtorët dhe madje edhe të huajt. Ata gjithashtu mund të perceptohen si karizmatikë ose simpatik”.
Kjo teori e kompleton personalitetin e Ibrahim Kelmendit, për të cilin është shkruar dhe akuzuar si kriminel ordiner, konflikti me mua kategorizohet në këtë plan, si përçarësi më i madh i diasporës. Ibrahim Kelmendi është akuzuar vazhdimisht për vrasje të figurave kombëtare, Ibrahim Kelmendi është akuzuar për përvetësim të FONDIT VENDLINDJA THËRRET, pra do të shkruaj deri në detaje, por jo kur Ibrahim Kelmendi dëshiron, pasi unë nuk jam rast social. Mbaj punën nga e cila nxjerr jetën time dhe të familjes, pastaj kam angazhime letrare të planifikuara.
Mua më trajton Ibrahim Kelmendi, shkrimtaruc, ashtu siç më kanë akuzuar edhe strukturat e Isa Mustafës në LDK, prandaj i kam premtuar se do të bëjë një qasje shteruese angazhimit të tij destruktiv e antikombëtar gjithsesi.
Ai shpif e gënjen për secilin, trillon gjer të paqena për t’ia shkatërruar jetën secilit. Edhe atyre që s’kanë faj, e që nuk ia kanë zënë udhën.
Unë si shkrimtaruc për të do të flas, sepse s’kam çka humb përveç se mund të fitoj, të bëhem SHKRIMTAR, bile edhe me shkronja të mëdha, pastaj ai le të mbllaçitë. Sipas teorisë Komperative-krahasuese, të cilën e njoh bukur mirë, do të bëjë shumë analiza përkitazi me akuzat për vrasje zinxhirore, pastaj për ato që vetë thotë do t’i kisha vrarë.
Natyrisht për të parën herë do të flas për organizatën e tij, për nivelin primitiv, për irritimin e Evropës, po ashtu për involvimin e tij nëpër struktura antikombëtare kudo dhe në secilën kohë. Do ta trajtoj në detaje veprimet e tij kundër Amerikës, kundër projektit Amerikan që investoi në Kosovë. Po më shumë për lidhjet e tij të mundshme me shërbime e struktura që janë kryekëput kundër Amerikës!
Kjo hyrje le të mbetet vetëm paralajmërim, për individin me deformime Sociopate, i cili tash po përdor një fushatë kundër meje, e cila kategorizohet si “lojë mendjeje”, me pretendime të dukshme psikopate, që ka për qëllim për të kontrolluar të gjithë, madje edhe Amerikanët. Por nuk besoj që Ibrahim Kelmendi, kësaj radhe do të perceptohet si karizmatikë e aq më pak simpatik. Të shohim…
Burimi i polemikave – Publikimi në Facebook: