Shkruan: SHEFQET DIBRANI · 2 dhjetor 2018
Viti 1985
Ibrahim Kelmendi, tashmë duket se ka kaluar në një krizë të rënd mendore. Sjelljet e tij antisociale janë në kundërshtim me të gjitha vlerat morale që i ka shoqëria e emancipuar, shoqëria demokratike dhe shoqëria shtetformuese. Veprimet e tij kryesisht janë të individit me probleme të theksuara psikike që alternojnë nga “Sociopatia” kah “Psikopatia”, të cilat janë çrregullime të njerëzve me të kaluarën përplot probleme kriminale ose me probleme të shëndetit mendor.
Por çfarë na është psikopatia? Psikopatia (Psychopathyot), i referohet një çrregullimi serioz të personalitetit të individit, që është e lidhur me mungesë të madhe ose tërësisht të ndjeshmërisë morale. Pikërisht Ibrahim Kelmendit i mungon ndjeshmëria. Individët e tillë kryesisht trajtohen si raste asociale, pasi tek ta paraqiten çrregullime me mungesë të theksuar të ndërgjegjes. Ndërsa Ibrahim Kelmendi, nuk ka dert nëse e shkatërron individin ose nëse dikush ka një ngjarje me rëndësi fetare, kulturore, a tjetër fare, (siç ishte rasti me promovimin e librave të shkrimtarit Shefqet Dibrani), kur Ibrahim Kelmendi i lëshohet pa arsye në qafë duke ia shkatërruar konceptin kulturor që kishte për atë ditë të gëzuar.
E kësaj natyre mund të konsiderohet edhe përvjetori i lindjes së Presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, kundër të cilit shihet se ka urrejtje me përmasa patologjike. Po kështu Ibrahim Kelmendi ndërhynë edhe në ngjarje të tjera, ku nuk po ngurron, pa shkelur mbi varret, pa prekur plagët morale të familjes, duke përbaltur dinjitetin e gruas dhe të gjithë atyre që nuk janë si ai. E ky ves është i sojit të barbarëve. Kryesisht sllavët pinë e dehen mbi varre, mbi plagët e të tjerëve. Shembuj për dehjen e serbëve mbi plagët e grave të shqiptarëve kemi sa të duash. Dehja e Ibrahim Kelmendit, edhe mbi varret e atyre, që pikërisht ai akuzohet se është vrasës, është me përmasa psikopate.
Megjithatë në shikim të parë ai duket sikur të ishte viktimë e shokëve komunist të cilët ia morën pushtetin, por këto marrëdhënie psikike janë sipërfaqësore, pasi gjendja e tij shëndetësore tashmë shihet se është rënduar tej mase, prandaj atë më shumë e ngacmon turbulenca e ëndrrave sepse reagimet e tij duken sikur vijnë nga fobia e krimeve për të cilat akuzohet vazhdimisht.
Ibrahim Kelmendi, gënjen ma shumë se kushdo tjetër, ai po ashtu gënjen kur thotë se “rastësisht” u bë viktimë, edhe e konfliktit me shkrimtarin Shefqet Dibrani, por harron se etiketimet, injorimet, sharjet dhe barbaritë ky autor i ka përjetuar nga strukturat e komunistit Isa Mustafa, veprime këto të cilat janë pasqyruar në “Trilogjinë gjashtë vëllimshe mbi demokracinë”, të cilat sikurse argatët e Isa Mustafës, as Ibrahim Kelmendi nuk i ka lexuar, prandaj ndërhyrja e tij në jetën e AUTORIT, është një veprim që kategorizohet në psikopati. Prandaj dokrrat e tij se rastësisht qenka ngatërruar janë veprime manipuluese, për të arritur efektin e sharjeve deri në absurd. Tashmë shihet se gjendja e tij është e rëndë dhe emocionale e cila e detyron të shpërthnë atëherë kur nuk duhet, përkatësisht atëherë kur ai duhet të hesht.
Kategoria e psikopatëve kryesisht ka sjellje antisociale, kështu për këto raste shpesh mund të jepen diagnoza për çrregullime të personalitetit dissocial ose antisocial. Sidoqoftë, psikopatia si dukuri mund të ndodhë ndonjëherë si komorbiditet i një kufiri që mund të trajtohet edhe si çrregullim narcisist i personalitetit të individit.
Si duket kjo gjendje kaq e pakontrolluar vjen kryesisht nga brenga që ka për akuza të shumta për gjëra të cilat ai tashmë po vuan, për ato gjëra që vet i ka bërë ose në të kundërtën pa i bërë (?!), pse akuzohet vazhdimisht. Askush nuk ka nevojë ta akuzojë drejtpërdrejt për një vepër të caktuar Ibrahim Kelemndin, mjafton vetëm të citoj ato që thuhen për të nga të tjerët. Një kërkim në Googel me shënimin “Ibrahim Kelmendi – Kriminel”, kurse sistemi digjital do t’ia afroj secilit një numër tmerrësisht të madh, të shkrimeve e të cilat kryesisht janë në gjuhën gjermane, pasi siç duket sistemi i internetit e njeh njësoj fjalën “kriminel”, por askund nuk do të përmendet dhe askund nuk është autor Shefqet Dibrani.
E kërkimi të tjera po me këtë metodë për “Ibrahim Kelmendin – vrasës”, ky sistem interneti do t’i afrojë secilit shënime të bollshme, të cilat tashmë e kanë sjell në një krizë të rënd të shëndetit mental atë. As këtu nuk ka dorë Shefqet Dibrani, pa le më dr. Ibrahim Rugova!
Po më mirë ti kthehemi vitit 1985, për të parë se si “Marksist – Leninistët e FRONTIT TË KUQ POPULLOR”, që kanë ikur nga regjimi i Socializmit rozë Jugosllav, kanë ndërtuar ideologji marksiste – leniniste në Evropën Imperialiste, në Evropën Kapitaliste, në Evropën Demokratike, dhe për anakroni tash këto veprime na i shesin si “Patriotike”. Shtrohet pyetja pse Ibrahim Kelmendi, nuk ka shkuar në Rusi për ta themeluar këtë Organizatë të ekstremit të majtës Stalinist, ose pse nuk paska shkuar në Kubë, në Kinë ose tek e fundit pse jo edhe në Beograd, nga duket se e ka idenë frymëzuese për t’i shantazhuar shqiptarët me teoritë e “marksizëm – leninizëm”, po sidomos patriotët dhe intelektualët që kishin për ideal realizimin e Pavarësisë së Kosovës.
Këto proçka as atëherë nuk i hante Evropa Demokratike e aq më pak Amerika, të cilën këta marksist-leninist të tërbuar e trajtonin si “Imperialiste”, prandaj nuk e kanë fituar as simpatinë por as përkrahjen e SHBA-së, e cila si askush tjetër e ka luftuar konceptin komunist për shoqërinë, të cilën tashmë Ibrahim Kelmendi, po na shet si veprimtari patriotike. Amerika ka qenë aleate historike e shqiptarëve, prandaj këta sojnik po përpiqen edhe tashti ta largojnë ndikimin amerikan mbi Kosovën për t’ia sjell Kosovës ndikimin serbo – rus, për të cilin si duket janë të angazhuar.
Në njërin nga dalldisjet e tij të pacipa, Ibrahim Kelmendi, tregon se “ato nuk ishin revista, por organe të Lëvizjes”. Të shpjegosh diçka sipas shprehjeve – kodit të gazetarisë, për t’i kategorizuar si revista e jo gazeta, Ibrahim Kelmendi, ngatërrohet, prandaj secilit ia krijon mundësinë për t’ia kategorizuar me kompetencë profesionale se “Zëri i Kosovës”, ashtu siç ka dalë ngjason më shumë me një Pamflete komunist, përmes të cilit tentohej për ta luftuar “Imperializmin Amerikan?!”, dhe për ta akuzuar edhe “Kapitalizmin Evropian”, për ta lënë pastaj Kosovën nën ndikimin Sovjetik, dhe gjithmonë larg e më larg nga interesi Amerikan, gjë që kupola e këtyre Organizatave, sigurisht edhe në Bashkëpunim me Shërbimin Sekret Jugosllav, për të cilët jo pak akuzon vet Ibrahim Kelmendi, se ishin emisar të Beogradit, për t’i disiplinuar shqiptarët dhe për t’i lënë ata nën interesin Sovjetik.
Tashmë këto gazeta, revista, organe apo pamflete, s’ka rëndësi si i quajmë, mund të studiohen dhe të shihet nga secili, por jam shumë i sigurt se orientimi i tyre, sa ishte kundër Amerikës dhe Shteteve Demokratike në Evropën Perëndimore, po aq ishte në dëme të vet shqiptarëve, pasi aleatët e Kosovës vazhdimisht akuzoheshin se ishin Imperialiste, Sioniste, Kapitaliste, etj., por shumë pak, për të mos thënë fare, është kritikuar e atakuar Diktatura e Proletariatit dhe Kolonializmi Sovjetik në vendet e Lindjes.
Por emigracionin shqiptarë në Evropën Perëndimore e shqetësonin përçarjet në kreun e Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, të cilët kishin koncepte kundërthënës në platformat e tyre: Vetëm “Stema e Organizatës”, përkatësisht Organit të Lëvizjes “Zëri i Kosovës”, binte në kundërshtim edhe me konceptet marksiste dhe me vetveten e tyre.
Për të qenë më konkret, ne po ia sjellim lexuesit tri stema: 1. “Stemën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, 2. Stemën e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe 3. Stemën e Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllave, e cila edhe atëherë nuk i kishte konceptet e qarta se çfarë dëshironte, pasi në ato rrethana është dashur që stema e kësaj Organizate të paktën të ishte më e përafërt me të gjitha elementet që i kishin edhe “Stemat e tilla”, në republikat e asaj federate, e jo të prodhoheshin konflikte konceptuale të kësaj natyre dhe për të mos u bërë horë para botës e cila nuk i merrte seriozisht thirrjet e marksist – leninistëve shqiptarë në Evropën Perëndimore.
Ibrahim Kelmendi, mashtron lexuesin kur paska shkruar se “meqë nuk kishin potencial njerëzor, ushtruan veprimtari vetëm deri në tetor 1984 dhe u shuan, respektivisht u bënë të padukshëm, si shurra e pulës, siç thuhet për raste të ngjashme”, por faktet flasin ndryshe, pasi “Zëri i Kosovës”, vazhdoi të dilte, të paktën, deri në gusht të vitit 1985, me që rast janë botuar gjithsejtë 8 numra, tre prej të cilëve janë dynumërsh.
Akuza të mëdha kundër përçarjes në Lëvizjen Marksiste – Leniniste kanë vazhduar edhe gjatë këtij viti, por ndarja e përçarja nuk ka përfunduar deri me themelimin e LDK-së. Kjo organizatë, më shumë luftonte në qërim hesapesh në mes vete, akuzonte Imperializmin Amerikan dhe terrorizonte mërgimtarët ekonomik shqiptarë, veprime këto për të cilat mund të sqarojë Ibrahim Kelmendi dhe suita e tij pse i bënin?! Prandaj, emri i të cilit edhe sot e kësaj dite lakohet kryesisht për vrasje e përçarje ndër shqiptarët. Ndërsa akuzat janë bërë edhe më të rënda gjatë luftës, por sidomos në paqen e Kosovës.
Për të qenë më konkret ne po sjellim këtu faktografi për të parë Ibrahim Kelmendi, se Lëvizja ishte e përçame, jo për fajin e SHKRIMTARIT SHEFQET DIBRANI, e aq më pak për fajin e dr. Ibrahim Rugovës, të cilin tashmë ai e urren në mënyrë patologjike. Përçarjet në Lëvizje vinin për shkak të kreut të Frontit të Kuq Popullor, të cilit i printe vet Ibrahim Kelmendit, prandaj vazhdimisht është akuzuar se është nëna e krimit dhe përçarjes kudo që ka vepruar.
“Zëri i Kosovës”, Nr. 2, Shkurt 1985, qysh në ballinë sjell një analizë e cila ka të bëjë me përçarjet në Lëvizje, të cilat qysh atëherë e gjerë më sot kanë ekzistuar. “Tre vjet luftë”, në mes vete duke i shpjeguar edhe vështirësitë nëpër të cilat paska kaluar Organizata LRSSHJ, dhe kjo trajtesë ka te bëjë edhe me aspekte ideologjike dhe pikëpamje e përçarje të pashembullta të cilat vinin kryesish nga ideologët e Frontit të Kuq Popullor, të cilët u infiltruan edhe në kreun e Lëvizjes që pastaj kjo shtrirje të ketë ndikim në të gjitha proceset politike, diplomatike, organizative, shtetërore, ushtarake dhe shtetformuese në Kosovë.
Andaj nga prizmi i së tashmes dhe i të gjitha zhvillimeve që kanë ndodhur, teoritë e asaj kohe kanë qenë të tejkaluara edhe për shqiptarët e orientuar kah Bashkimi Evropian dhe nga Amerika. Anakronike duket metodologjia propagandistike si dhe mjetet tjera politike dhe sidomos ato diplomatike për ta realizuar Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, sikur të ishin përkthime për ta përkëdhelur Bashkimin Sovjetik në njërën anë, dhe duke e kritikuar vazhdimisht Imperializmin Amerikan dhe Kapitalizmin Evropian në anën tjetër. Kjo metodë, tashmë lexohet më me ëndje si doktrinë e “dokrrave qesharake”, dhe e turpeve të skajshme, prandaj nuk duhet me i ndryshuar e përmirësuar konceptet marksiste, sepse historia dhe e vërteta nuk mund të ndryshohet aq kollaj.
Se “Lëvizja Marksiste – Leniniste”, që nga themelimi e deri në çlirimin e Kosovës ka pasur përçarje e kontradikta të mëdha këtë e dëshmon pikërisht artikulli në të cilin flitet për “Divergjencat e LRSSHJ”, dhe për “Dy pikëpamje”, të cilat janë të botuara në “Zëri i Kosovës”, nr. 2. 1985, faqe 1-3. Shih faksimilen në bashkëngjitje.
Organi i LRSSHJ-së, “Zëri i Kosovës”, Nr 7-8, pothuajse i tëri i përkushtohet përçarjes që ka ekzistuar duke sjellë fakte e dokumente të shumta të cilat i bëjnë me përgjegjësi strukturat udhëheqëse të Lëvizjes Marksiste – Leniniste, po veçmas këtu bëhet fjalë për kupolën e krimit brenda Lëvizjes, kurse përgjegjësia bie edhe mbi ideologun e “Frontit të Kuq Popullor”, Ibrahim Kelmendin.
Pa dashur të kalkuloj me teoritë e “Marksizëm – Leninizmit”, dhe pa pasur qëllim të jem i njëanshëm, me Organin tjetër të Lëvizjes Tjetër, po me të njëjtin emër “Zëri i Kosovës”, po sjellim këtu disa gjëra, të cilat për mua ishin në atë kohë edhe ma skandaloze. Sidomos skandalet ideologjike vinin nga pjesa që kontrollohej nga “Fronti i Kuq Popullor” dhe Organizata Marksiste Leniniste, (OMLK), të cila kontrolloheshin nga një Qendër Ideologjike.
Edhe vetëm nga ballina e prezantuar, shihet se ky “Organ”, i takon një grupimi tjetër, i cili përveç pushkës dhe flamurit, e kanë mëveshur ideologjinë me një trakt komunist, me një thirrje që ka të bëjë me proletariatin botëror por jo edhe me shqiptarët, sepse thirrja “Proletarë të të gjitha vendeve dhe popuj të shtypur, bashkohuni”, në gjuhën shqipe mund të përkthehet: “Proletarë të të gjitha vendeve jo sllave bashkohuni rreth kombit sllav, kundër popujve dhe pakicave jo sllave, ku pastaj do të dominonte ndikimi ruso-jugosllav”, e si vende të varfra dhe popuj të shkret, “Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi”, do të realizonte “Fronti i Kuq Popullor”, me Kazma e Lopata, e fshatarët patriotë dhe mërgimtarët e dëgjueshëm do të duhej, si pëllumbin ta mbajnë ideologun e këtyre ideve Ibrahim Kelmendin, i cili tashmë do të çmendet nga largpamësia e Dr. Ibrahim Rugovës, për t’ia hedhur poshtë këtë ideologji dhe për të krijuar miqësi me shtetet e fuqishme demokratike të Bashkimit Evropian po sidomos me Amerikën, në fjalorin e të të cilit kurrë nuk do të ketë fyerje e nënçmime për aleatët natyror të cilët për hatër të Sovjetikëve edhe sot nxjerr qime në vezë Ibrahim Kelmendi, dhe një suitë fshatarësh “patriotë?!” rreth tij.
Pikërisht gjatë viti 1985, “Zëri i Kosovës”, ka pësuar edhe ndryshime të tjera, qoftë në pamje, e qoftë në ideologji, ku herë pas here shihen freskime ose janë gjetur përkthyes ma të denjë të cilët mund të kenë bërë përkthime profesionale nga ideologjia sovjetike, me të cilën duken kanë qenë më të lidhur.
Tashmë sloganet propagandistike dukeshin më të rafinuara dhe më të përpunuara, por vija e tyre ideologjike mbetet e pandryshuar, sikurse qëndrimi i tyre kundër Kapitalizmit Evropian, Imperializmit Amerikan dhe Sionizmit Izraelit, që nuk ka rreshtur deri më tash.
Natyrisht, kjo ideologji nuk mund t’iu shmangte sloganeve primitive e qesharake kur bënte thirrje që të lexohej pos “Zërit të Kosovës” edhe literaturë tjetër revolucionare, ndërsa slogani për fshatarësi si aleate besnike e klasës punëtore i bie sikurse të thuhej “mirëmëngjes a mund u qove”. Po po kjo inteligjencë marksiste leniniste bënte thirrje për “punëtor, studentë, fshatarë”, që me kazma e lopata për ta ngritur, lartë e më lartë “Frontin e Kuq Popullor” të Ibrahim Kelmendit.
Për të mos qenë konfuz dhe mohues i atyre zhvillimeve, më duhet të theksoj se në “Raportin e Kolegjiumit të Redaksisë së “Zërit të Kosovës”, i paraqitur në Mbledhjen e Parë të Përgjithshme të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, jashtë vendi, e mbajtur në muajin Korrik 1987, thuhet: “Gjatë vitit 1985, (periudha janar-korrik) dolën shtatë numra të “Zërit të Kosovës si organi i LRSSHJ-së. Në tetor të këtij viti “Zëri i Kosovës” filloi të dalë si organ i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK), me ndryshimin e emërtimit të LRSSHJ-së në LPRK, e që deri në fund të këtij viti dolën tre numra, me fizionomi më të plotë dhe të vënë edhe në bazë më të shëndoshë”, Zëri i Kosovës”, nr. 7 korrik 1987, faqe 7 dhe 9.
Kështu siç e thamë kanë qenë të orientuar ideologjikisht revolucionarët marksist – leninist në Evropën Imperialiste, në Evropën Kapitaliste dhe në Evropën Demokratike!
(Vijon…)