Fejton (3) KOLONA E PESTË – (Fünfte Kolone / Fifth Column)

0
513
Ernest Hemingway - The Fifth Column

(Ilustrimi: “Ernest Hemingway – Kolona e pestë”; nuk ka të bëjë me analizën)

Shkruan: Shefqet DIBRANI

KOLONA E PESTË KUNDËR PAKTIT NATO

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Britani e Madhe, Kanada dhe SHBA, si Kolonë të Pestë, i konsideronin kryesisht të huajt, që operonin për idealet e Marksizëm – Leninzmit, po sidomos për ideologjinë sovjetike, ndërsa pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik dhe përgjithësisht Pakti i Varshavës, duke përfshirë edhe Jugosllavinë, i kanë trajnuar strukturat e tyre komuniste dhe zyrtarët shtetëror për të mbajtur pushtetin, për t’i zbatuar politikat ideologjike në njërën anë, e në anën tjetër i dërgonin ata zyrtarë komunist si emisar ideologjik në vendeve perëndimore. Veprimtaria e tyre kishte të bënte me pengimin, sabotimin ose shkatërrimin e objekteve strategjike, kryesisht ato që kishin të bënin me NATO-n.

Bashkimin Sovjetik dhe në Jugosllavi, fill pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, kishte nisur trajnimi i Njeriut të ri komunist, të cilët pastaj rekrutoheshin nëpër republikat jo sovjetike, ndërsa Jugosllavia Socialiste Federative, në republikat jo serbe, po sidomos në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës, e cila në të gjitha hallkat e sistemit, kontrollohej nga oportunizmi federal dhe radikalizmi serb, veprim që dukej të ishte mirë i koordinuar, pasi lartë oportunistët heshtnin, sidomos kur vrazhdët radikalizmi serb vepronte. Detyrë parësore e strukturave udhëheqëse të LKJ-së në Kosovë ishte sabotimi i sistemit të vetëqeverisjes socialiste, që kishte nisur të jepte frytet e veta në atë siç konsiderohej “Rilindje Kulturore”, që pat ndikim pozitiv në Kosovën e viteve 1970 – 1980[1].

Padyshim grupe që bënin rezistencë antikomuniste në shtete komuniste ishin të shumta, ato në një mënyrë edhe mbështeteshin ose përkraheshin nga vendet e Paktit të NATO-s. Prandaj Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia, ato grupe i konsideronin si “Kolonë e Pestë”, kundrejt të cilave zbatohej dhunë fizike dhe ideologjike me përmasa çnjerëzore.

KOLONA E PESTË NË KOHËN E LUFTËS SË FTOHTË

Format e veprimit të Kolonës së Pestë, kanë ndryshuar, kanë evoluar, sipas vendit dhe rrethanave. Ta zëmë gjatë Luftës së Ftohtë, veprimtaria e këtyre formacioneve, ndoshta për tu kontrolluar nga vet perëndimi, është e theksuar edhe në Konventën e Gjenevës, e cila për nevoja të Evropës dhe Amerikës, lejonte të ndihmoheshin këto formacione, qoftë duke i pranuar në strehim politike dhe duke ua mundësuar organizmin ideologjik, që ishte kryesisht i orientimit “Marksist-Leninist”, në kohën kur vet këto vende, me ligjet e tyre e kishin ndaluar veprimtarinë e Partive Komuniste, shembulli i Zvicrës me Partinë Socialiste të Punës, veprimtaria e së cilës, dihet se është ndaluar me miratim të Parlamentit Shtetëror Zviceran, më 19 nëntor 1940.

Gjermanët, në fjalorin e tyre gjuhësor e shpjegues dhe interpretues, e saktësojnë më mirë se “Kolona e Pestë” është grupim politik jo i rregullt, të cilat zakonisht bashkëpunojnë me armikun e vendit të tyre. Ky shpjegim zë vend në rastin e Kosovës, qoftë tani në kohë paqeje, por edhe gjatë luftës së UÇK-së, formacionet e së cilës kanë arritur për t’i identifikuar si kolaboracionist dhe bashkëpunëtor të sistemit paraprak . Çuditërisht djemtë e tyre janë drejtues të TV-ve private, që me emisione speciale kanë akuzuar rëndë UÇK-në, ndërsa mediat e supozuara se udhëheqen nga Kolona e Pestë, kryqëzuan një zyrtar të Albin Kurtit, duke i harruar shpifjet dhe akuzat që vet i kanë prodhuar kundër UÇK-së.

Ato emisione janë emituar publikisht dhe si dokumentar me të dhëna skandaloze kundër UÇK-së, qarkullojnë edhe në rrjetin social YouTube[2], duke mbajtur firmën e personave të caktuar. Por ishte befasuese se si u atakua publikisht vetëm Shkëlzen Gashi, jo pse tha gjë të re, por vetëm pse ishte këshilltar i Kryeministrit në Detyrë. Për tu bërë rasti edhe më skandaloz lajmi sikur është dërguar për përpunim në qendrën e Kolonës së Peste në Beograd, dhe nga atje pastaj i rikthye me yrysh në Kosovë, tamam sikur të ishte Virusi Korona COWID-19, për të bërë kërdinë e luftës speciale.

Për disa ditë ky lajm mbuloi TV-të në Kosovë, duke u klasifikuar si dëm shumë i madh që Qeveri në Detyrë ia bëri Kosovës, por askush nuk e tha se ky skandal mbante firmën “T7”, të Berat Buzhallës, prindi i të cilit është akuzuar nga UÇK-ja, ndërsa eksponenti në fjalë, është shumë i pasur, madje flitet se është milioner,[3] prandaj si duket e ka detyrë për t’i çoroditur veprimet politike të gjithë secilit që mund të vjen në pushtet. Fatkeqësisht skandali në “TV-T7”, nuk i shqetësoi as institucionet përkatëse të sigurisë kombëtare, as asociacionet humanitare dhe as ato për gazetari profesioniste, të cilat si duket kanë rënë pre e Kolonës së Pestë mbi mediat në Kosovë.

Për fat të keq, në paqen e tanishme e cila është mjaftë e brishtë, më kollaj po veprojnë si formacione jo të rregullta, siç duket të ketë vepruar edhe Kolegji Riinvest kundruall LDK-së. Madje me kalimin e kohës, u pa se kanë bërë përpjekje për ta tjetërsuar e transformuar LDK-në në LIDHJA, pasi më parë, tërë elitën intelektuale dhe themeluesit e LDK-së i kanë futur në karantinë. Shikuar nga ky prizëm, duket se nuk ka veprim më subversiv dhe më identik në mes Luftën Civile Spanjolle për ta pushtuar Madridin, dhe pushtimi i LDK-së nga brenda, pikërisht nga strukturat: I ashtuquajturi “Brezi i Republikës” dhe “Kolona e Pestë nga Riinvesti”.

Veprimtaria e grupeve dhe formacioneve jo të rregullta që vepronin sipas metodologjisë së Kolonave të Pesta, na janë të njohura edhe kundër Amerikës, sidomos në kohën e luftës për armatim që zhvillohej, pas viteve të shtatëdhjeta. Ndoshta do të ishte me interes sikur të dihej më shumë për veprimtarinë e grupeve palestineze në Kuvajt gjatë vitit 1991, pasi mënyra e veprimit të tyre është kategorizuar si Kolonë e Pestë, dhe është klasifikuar nga aspekti profesional “si mirëseardhje e zemëruar e palestinezëve në Kuvajt”, storie kjo e trajtuar në analiza të ndryshme për Luftën e ashpër në vitin 1991 në Kuvajt[4].

Në anën tjetër studiuesit e teorive të komploteve Globale, dyshojnë se edhe Pandemia COWID-19, është pjesë e Komplotit Botërorë[5], d.m.th. se rasti me Pandeminë COWID-19, sipas teorive konspirative dyshohet të jetë pjesë e komplotit Anti-Evropë dhe Anti-Amerikë, veçanërisht tashti kur mosbesimi ndërmjet shteteve e kontinenteve është rritur. Prandaj për një çast, ne po shkëputemi nga këto teori të Komplotit Botëror, për të krahasuar mosdurueshmërinë e brendshme në Kosovë, si pjesë e mundshme e Komplotit që LDK-ja, në kohë Pandemie ia bëri LVV-së, duke rrëzuar Qeverinë, madje duke rrezikuar edhe ekzistencën e shtetit.

Të gjitha teoritë konspirative të analistëve televiziv do të zhveshën, kur dëgjojmë akuzat e udhëheqjes së LDK-së se: LVV-ja qenka Organizatë kaq e kaq kriminale(?!) dhe aq më keq edhe antiamerikane?! (Ne mendojmë se edhe sikur të ishte ashtu, nuk do të duhej të shpallej nga vet shqiptarët, ashtu siç kanë vepruar analistët, mediatistët dhe profesorët, madje edhe kuadër të trajnuar në Riinvest, që ishin dikur këshilltar i Isa Mustafës sa ishte Kryeministër) [6]. Konspiracioni nuk e tha pse LDK-ja kur e ka ditur se kush është Albin Kurti dhe LVV-ja, paska pranuar të futet në Koalicion për të formuar Qeverinë me LVV-në, në të kundërtën hapen dilemat se paska veprime të fshehta e konspirative, që klasifikohen me terma e doktrina si të Kolonës së Pestë?! Këto konspiracione janë me rreziqe pasi prodhojnë kriza afatgjate. Sigurisht koha do ta dëshmojë se Kolona e Pestë qoftë në TV-të e Kosovës ose përbrenda vet LDK-së, kanë mision agresiv antiamerikan, dhe duke pasur simpati për dominimin e mundshëm sovjetik në Ballkan, janë në gjendje të prodhojnë kriza të tjera, duke shfrytëzuar situata të jashtëzakonshme, siç ishte rasti në kohën e pandemisë me Virusin COWID-19.

Ta akuzosh me shprehje kaq kriminale LVV-në, siç po veprojnë analistët dhe sharlatanët e shumtë politik, kryesisht ata të ardhur në LDK nga Riinvesti, është mbase papërgjegjësi totale, pasi po këta deri dje deklaronin se koalicioni LVV & LDK është “Koalicion i Shpresës”. Ndryshimi për 180 gradë, nuk mund të kualifikohet ndryshe vetëm si KOLONË E PESTË, e cila në kohë Pandemie me Virusin Korona, COWID-19, paskan pasur mision për të kërkuar Mocion mosbesimi ndaj vetvetes, në një situatë kur i tërë Globi ishte fokusuar në luftimin kundër Pandemisë COWID-19. Në vend se LDK-ja, të priste deri tashti ose të paktën ta shtynte Mocionin edhe një muaj, për të iniciuar pastaj mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti, LDK-ja ia vuri vetës një njollë që nuk mund ta heq kurrë. E sikur “durimi i Ibrahim Rugovës”, të futej në funksion, dhe të pritej të kalonte kriza me Pandeminë, e tërë rrjedha e proceseve do të merrte konotacione të tjera dhe do të interpretohej më ndryshe, sikurse edhe pesha e imazhit negativ për Kosovën nuk do t’i kishte pasojat me këto përmasa negative.

Si duket, Kolonës së Pestë, e futur në LDK-së, nuk i mjaftoi për t’ia vënë vetës një njollën e zezë e cila në analet e historisë së Kosovës do të shkruhet se: “LDK-ja, në kohë pandemie shkarkoi qeverinë, pjesë e së cilës ishte vet”.Padyshim, kësaj klime i kanë paraprirë mediat dhe Televizionet që udhëhiqen po ashtu nga një mentalitet i ngjashëm që duket sikur të ndikohej nga Kolonë e Pestë, krejtësisht e shkëputur nga Klanet e Riinvestit, por ngjarjet rrodhën sikur të ishin të koordinuara, ndërsa Mediat u treguan të ashpra, thuaja se ishin prokuroi e gjyqësi e proceseve, duke akuzuar e denoncuar pa kritere, madje duke shpifur kundër gjithë të tjerëve, për t’ia mbuluar turpin e zi Kolonës së Pestë, e cila tashmë dihet se është futur si togë e çrregullt në turpin e LDK-së.

Në këtë vazhdë të degradimeve mediatike, mund të kategorizohen edhe disa “prof. dr. Universitar”, të cilët solidarizimin e tyre të pashembullt po e bëjnë duke u çaraveshur, ose duke ua shpërndarë shkrimet mercenarëve e tradhtarëve analfabet, madje edhe atyre që para pak kohësh i kanë kritikuar ose janë distancuar nga veprimet e tyre. Kjo ç’thurje morale do t’i ketë edhe pasojat e veta, ashtu sikurse mendohet se shantazhi që Kolona e Pestë ia bëri Kosovës, duke rrëzuar Qeverinë në kohë pandemie, padyshim se do t’i kuptojmë ma vonë. Për një parti institucionaliste dhe shtetformuese, nuk mund të jetë justifikim se si Qeverisja e vendit ka rënë në duart e Kolonës së Pestë nga Riinvestit, dhe për më keq kur bubuzhalla dhe kërmilla do ta përfaqësojnë Kosovën në raport me Amerikën.

Edhe pse në këto vitet e pasluftës, suksesi i Isa Mustafës ka qenë pushtimi i LDK-së, po sidomos sistemimi i RIINVESTIT në kryesinë e partisë dhe nëpër strukturat vartëse të saj pa qenë asnjëri më parë në LDK. Sivjet Kosova shënoi edhe një rast unikat dhe të papërsëritshëm në nivel Globi, rrëzimi i Qeverisë në kohë Pandemie, kurse LDK-ja është shembulli më unikat, në krejt botën demokratike, për ardhjen në krye të saj, i një teknokrati komunist, pa qenë kurrë më parë anëtar i saj. Pra për këto dhjetë vjet, Isa Mustafa ka rekrutuar tërë stafin e Riinvestit dhe rrugaçët e Organizatave Proletare, të cilët janë formacione jo të rregullta në LDK, prandaj kategorizohen si Kolonë e Pestë, e dëmshme dhe me pasoja, tamam ashtu siç po e vërteton koha, ata që nuk i kanë respektuar rregullat e brendshme për zgjedhje, me të njëjtin pasion nuk respektojnë asnjë rend, ligj e kushtetutë që ka Kosova, (rasti i zgjedhjes Kryeparlamentar, Asociacioni i Komunave Serbe, falja e Qakorrit etj.).

Tashmë të veshur me petkun demokratik të LDK-së, Kolona e Pestë, duke i shkelur të gjitha procedurat statutare e demokratike për avancim të brendshëm partiak, dhe duke i shkelur të gjitha etikat humane në kohë pandemie kanë shkarkuar Qeverinë, përkatësisht vetveten, kanë nisur krijimin e Qeverisë me Listën Serbe duke nominiuar Abdullah Hotin për kryeministër, në kohën kur elektoratit ia kanë prezantuar një kandidate tjetër. Këtij standardi të dyfishtë, nuk po i thonë ndal as strukturat e partisë, as ligjet e Kosovës, por të gjithë janë nënshtruar pa kushte?! Ndërsa ajo struktura që nuk i jështë bindur despotit, është përjashtuar, është lëçitur dhe është diskredituar. Kështu mund të veprojnë vetëm Kolonat e Pestë, duke marshuar me shkelje kushtetuese siç i ka bërë vet Isa Mustafa, madje duke përftuar edhe grada akademike të dyshimta. Por mos ndalja e kursit shkatërrues kundër Kosovës do të ketë pasoja, pasi si duket këto veprime duhet të jenë pjesë e agjendës ditore që ka Kolona e Pestë, e cila mbështetet dhe përkrahet nga analist dhe mediat private dhe publike që operojnë në Kosovë.

Vijon

 Burimet:

[1] Në periudhën 1970-1980 jo vetëm në aspektin e zgjerimit të autonomisë, por në Polinezia të Francës, kanë filluar institutet e tjera kulturore, të ngjashme me ato në “Rilindjen Kulturore në Kosovë.

[2] #ZonaExpress: “Gjahu në UÇK” (Pjesa e parë): https://www.youtube.com/watch?v=91Vch9sTGks – #ZonaExpress, “Gjahu në UÇK” (Pjesa e dytë): https://www.bing.com/videos/search?q=gjahu+n%c3%ab+u%c3%87k+pjesa+e+dyt%c3%ab&docid=607991803463929226&mid=6174DE37D23AB2DCB2526174DE37D23AB2DCB252&view=detail&FORM=VIRE

[3] Portali “Veriu.info”, 18 qershor 2014, ia ka publikuar Berat Buzhallës pasurinë: “Ja pasuria e Berat Buzhalës (foto dokument)”, por sado që këto publike kanë mbetur në kujtesën e popullit, ai ka arritur t’i shlyen nga interneti. https://www.facebook.com/veriuinfo/posts/528113850650468/ – TELEGRAFI.COM, 20.06.2014, “Deputetët ‘Super’ milionerë”: https://telegrafi.com/deputetet-super-milionere/, Shkruan se Berat Buzhala, Deputet i PDK-së, ka pasuri të paluajtshme: Shtëpi dhe truall, 350 mijë euro, tokë, 300 mijë euro, shtëpi, 70 mijë euro. Pasuri e luajtshme: Veturë në vlerë prej 20 mijë eurosh. Para të gatshme: 14 mijë euro. Detyrime financiare: 164 mijë euro kredi. Të ardhurat vjetore: 43 mijë e 500 euro. Televizionin T7 dhe …

[4] Ulrich Schmid, NZZ, Kuwait15.12.2015, “Vertreibung aus dem Ölparadies”: https://www.nzz.ch/international/naher-osten-und-nordafrika/vertreibung-aus-dem-oelparadies-1.18663060
Wikipedia, „Vertreibung der Palästinenser aus Kuwait 1991“: https://de.wikipedia.org/wiki/Vertreibung_der_Pal%C3%A4stinenser_aus_Kuwait_1991

[5] “Welche Verschwörungstheorien das Video „Plandemic“ über das Coronavirus verbreitet”, https://www.deutschlandfunk.de/covid-19-welche-verschwoerungstheorien-das-video-plandemic.1939.de.html?drn:news_id=1129524

[6] Faton Abdullahu: “Trump dhe Grenelli po e mbrojnë Kosovën nga Qeveria Kurti”, Infoline News, 8. Mai 2020: https://infoline-news.com/faton-abdullahu-trump-dhe-grenelli-po-e-mbrojne-kosoven-nga-qeveria-kurti/