Feja – një betejë e pafshehur për shkatërrimin e popullit shqiptar

1
5487
Gjergj Bajram Kabashi
Gjergj Festim Kabashi

Shqiptari.eu: 16 Qershor 2016

Ç’ka duam ne me religjion?

Nga Gjergj Kabashi

“ÇKA DUAM NE ME RELIGJION?”, nuk është pjesë origjinale e titullit të shkrimit tim, por titulli i librit të ish-priftit të njohur katolik Rudi Kessel, “Hva skal vi med religion?”, (norvegjisht), i lindur e rritur në Belgjikë, më vonë prift katolik në Norvegji; i shkolluar në teoloigji dhe fusha të tjera të shkencës e dijes. Ruddi Kessel pas më shumë se dy deceniesh të kaluara si prift katolik, më në fund vendosë përfundimisht që ta lë detyrën dhe përkushtimin jetësor si prift katolik, duke iu kthyer një botëkuptimi tjetër, atij shkencor për jetën. Sado që libri i tij dhe përpjekjet për t’i shpjeguar hollësisht dhe me argumente shkencore pikëpamjet për jetën, filosofinë e jetës, botën dhe kosmosin e paanë, ka hasur edhe në kritika, kryesisht të qarqeve religjioze, e cilësuar si një vepër me pikëpamje antireligjioze, megjithatë vepra dhe veprimi i tij në qarqet intelektuale jo vetëm norvegjeze, janë konsideruar dhe cilësuar si mjaft të pjekura e të guximshme.

Meqenëse popujt europiane i takojnë një tradite të gjatë e të vazhdueshme religjioze të krishterë; qofshin katolikë apo protestanë, ”ngopja” me religjion dhe mësimet dogmatike religjioze me parë se mohim i religjiozitetit dhe traditës religjioze, konsiderohet si tejkalim i madh kulturor për faktin domethënës se arsimimi i mirëfilltë e domethënës shumëshekullor, e ka bërë të vetën, duke i tejkaluar në cdo aspekt mësimet me pikëpamje qoftë të “Biblës”, apo të librave të tjerë, të quajtura të shenjtë. Nga ky këndvështrim, liria e besimit a mosbesimit, si një ndër të drejtat themelore të njeriut për ta pa, vështru e konceptuar ashtu sic don e din ai vet botën, mbetët ndër të drejtat e pakundërshtueshme, duke i dhënë gjithë kësaj një frymë relaksuese dhe tejet liberale në gjykim.

Fakti domethënës se të thuash në të gjitha vendet e botës me standardin jetësor të lartë, njëherit me shkollim dhe edukim të nivelit të lartë, ka një rënie të dukshme të nevojës për përkatësi, identifikim apo nevojë për religjion, mund të argumentohet me një mori dëshmishë e faktesh që kan ndikuar në atë që do të mund të quhej ngopje me religjion, apo indiferencë religjioze. Këto fakte e dëshmi të shumëta, nxënësi,studenti dhe intelektuali në përgjithësi, i ka përpara vetës gjithë kohën si një ofertë të larmishme kulturore në të gjitha fushat e shkencës e të dijes, në bibliotekat e shkollave, fakulteteve, qytezave, qyteteve, fshatrave. Kudo e ngado që të sillesh, takohesh me librin, secilin më të mirë dhe më interesant se tjetrin. Pra, popujt europian-perëndimor në përgjithësi, e kan të tejkaluar maltretimin dhe torturimin me pak libra, apo imponimin e, cilido që të jetë ai libër, tek lexuesi.

Mirëpo, kjo nuk është duke ndodhur tek populli shqiptar, i cili edhe sot e kësaj dite, vazhdon tu nënshtrohet kulturave të huaja, ndërhyrjeve shfytyruese dhe investimeve të huaja religjioze. Si më flagrantet dhe të rrezikshmet për këtë popull i kemi dy ndërhyrje; ndërhyrjen grekomadhe në Shqipëri të shfaqur përmes uzurpimit të KOASH-it nga ana e Greqisë, uzurpim i tejzagjur palejueshëm në kohë, i cili krijon indiferencë dhe ftohje kombëtare shqiptare ndër një pjesë të shqiptarëve praktikues të ortodoksizmit si dhe krijon parakushte të rrezikshme për destabilizim të brendshëm me pretendime territoriale në favor të Greqisë si dhe ndërhyrja tjetër që rrezikon në shumë anë, është ndërhyrja e islamit global, apo e panislamizmit, i cili e ka shkërmoqur vetëm për të thuash dy decenie të ashtuquajturin “Islam Tradicional”, që në realitet nuk ka ekzistuar kurrë kështu sic deshirojnë ta quajnë, por ka qenë një islam i izoluar, qëkur Perandoria Osmane u tërhoq nga këto vise në vitin 1912 dhe nuk vazhdoj, si deri në atë kohë, asmimilimi dhe turqizimi i popullit shqiptar përmes të Islamit në duartë e turko-osmanve.

Në të vërtetë atë ke mundur ta quash vetëm një Islam ku mungonte e ndërhyrjeve të jashtme pas përfundimit të pushtimit osman; pra ai ishte një islam i fisnikëruar prej kulturës, traditave, dokeve dhe zakoneve të popullit shqiptar, të thuash njëfar islami i shqiptarizuar. Por që të mos zbehej e harrohej ndjenja e “përkatësisë islame”me kohë është kujdesur Medresja e Shkupit dhe atë që në fillim të shekullit të kaluar, ku zemërgjerësia serbomadhe i ka shkolluar në atë medrese me lëndë mikse, pra jo vetëm religjioze por edhe shkencore, të gjitha kuadrot nga viset ku jetonin “Muslimanët” e ish-Mretërisë Serbe-Kroate-Sllovene, SKS-së, pra ata hoxhë të njohur, disa edhe të burgosur politike pastaj, që e kan predikuar e përhapë pastaj fenë islame.

Ndër kuadrot e kësaj medreseje, sipas Mustafa Memic nga Gucija të përshkruara në librin e tij “Velika medresa i njeni učenici u revolucionarnom pokretu, Skoplje 1984″ (“Medresa e Madhe dhe nxënësit e saj në lëvizjen revolucionale, Shkup, 1984”), ka qenë edhe intelektuali kontraverz Hasan Kaleshi që, qysh në kohën kur ishte nxënës i asaj medreseje, ka qenë i njohur si aktivist sportiv nëpër të gjitha viset e atij tashmë ish-shteti.

Përkundër faktit se në plejadën e nxënësve të kësaj medreseje mund të ketë pasë edhe kuadro medresistësh që kan kontribuar edhe për Atdhe,mund të thuhet që pjesa e madhe e atyre që kan dale nga kjo medrese në bazë të argumenteve e dëshmive historike, janë instrumentalizue në mënyrë të vetëdijshme a të pavetëdijshëme nga pushtetet e ndryshme që janë ndërruar në atë ish-shtet dhe sidomos nga shërbimet sekrete të saj, për të punuar e vepruar kundër interesave jetike të kombit shqiptar, pra si kuadro që agjenturat serbomëdha i kan përdorur si “nasihatgjinj”, pra ligjërues të zellshëm odash për ta joshur shpërnguljen e vazhdueshme të popullit shqiptar nga trojet e veta etnike. Njësoj si në atë kohë,edhe sot, pjesa dërmuese e hoxhëve, atyre që arrijnë ti bindin e dehin me religjion deri në shfytyrim, ua ofrojnë parajsën,së bashku me shpërnguljen!

Kadetët e Policisë së Kosovës duke falur xhumanë

Kadetët e Policisë së Kosovës duke falur xhumanë? Të besosh a mos besh është e drejtë e secilit, por këtu është një pshtjellim dhe keqkuptim i madh, sa që nuk dijmë a po krijojmë një polici profesionale, apo një “polici religjioze”. Pse PK të bëjë “parada” të këtilla uniforme, përgjigje që duhet ta jep vet Policia e Kosovës. Sido që të jetë, pamjet e këtilla dhe ato që mund të hasen nëpër shkolla të niveleve të ndryshme,në amfiteatro fakultetesh dhe oborret e tyre, sikurse edhe para Rektoratit të UP “Hasan Prishtina”, në realitet janë provokime islamike, pasojat e të cilave tashmë i kemi pa jo vetëm për vet islamikët, por në vecanti për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe imazhin e kombit shqiptar në përgjithësi.

* * *

Në hapësirën e rrudhur etnikisht të popullit shqiptar në Gadishullin Ilirik, përgjumja dhe harresa tragjike e përkatësisë së ndërgjegjshme shqiptare, theksohet kryesisht në viset e skajshme të etnikumit shqiptar; si Lugina e Preshevës,Masbjeshka me viset e tjera të banume me shqiptarë në Mal të Zi, e në vecanti lëndimi dhe lëkundja e ndërgjegjës kombëtare shqiptare hetohet në Maqedoninë shqiptare, e cila, që nga periudha e Velika Medresës “Kral Aleksandar” , është shndërruar në një labortaor eksperimentues të qarqeve sllave-serbo-maqedonase, për shkatërrimin dhe asimilimin e popullit shqiptar. Edhe në periudhën e pasluftës së Kosovës kjo hapsinë e kombit, në vecanti pjesët që lidhen gjeografikisht me Kosovën, janë shndërruar në eksperiment të përhapjes së virusit islamizues.

Islami dhe libri i “shenjte” i myslimanëve, Kurani, nuk njohin komb tjetër, përpos atë të “Profetit Mohammad”. Prandaj, nuk është për tu habitur fare se përse rajoni i Kacanikut, Ferizajt,dhe pjese të Anamoravës nga ana tjetër, janë të infektuara aq shumë me islamizim, të ardhur në saje të punës së madhe të hoxhallarëve të Shkupit etj, që e mbikqyrin e vazhdojnë ta mbikqyrin si një polici e njëmendt religjioze cdo fushatë konstante islamizuese dhe ndërgjegjësimin panislamik të popullatës shqiptare.
Me cka merret BIK-u,si pjesë e këtij problemi të madh?

Merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut për Muslimanët në botë dhe rekrutimin e të rinjve ish-shqiptarë, të shndërruem në shqipfolës prej tyre, për të luftuar për IS-in,apo? Kur nisi lufta civile në Siri, në frymën e panislamizmit dhe solidaritetit të theksuar panislam, pati reaguar edhe BIK-u, thuajse Kosova të ishte një shtet religjioz i udhëhequr nga Ligjet e Sharias, e jo si një komunitet fetar që i din dhe respekton detyrat e veta dhe nuk merr përgjegjësi që nuk do të duhej t’i takonin, qoftë nga aspekti i të drejtave dhe lirive njerëzore e as që të paraqitej si një paralelizëm shtetëror, kur Kosova tashmë ishte shtet dhe ekzistonte edhe Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës.

Në frymën e kamufluar të radikalizmit dhe ekstremizmit religjioz ishte edhe “Hytbe” që BIK-u pati urdhëruar të lexohej nga hoxhët e saj në të gjitha xhamitë e Kosovës,shumica të ndërtuara e meremetuara nga Turqia dhe vendet arabe-islamike pas luftës së vitit 1999. Kështu u drejtohej BIK-u atyre që i frekuentonin xhamitë për të ashtuquajturën “Toka e Shamit”,duke hy në mitologjinë religjioze përmes shpjegimit të rëndësisë së kësaj toke “për Allahun” që njihet si Sham ose vendet e Shamit, pra thirrjen e bënte gjoja për ti ndihmuar sirianët.

Renditja e disa Hadith-eve mbi vlerën dhe rëndësinë e Tokës së Shamit në Islam, sipas kreut të BIK-ut;
1. Toka e Shamit, është tokë e bekuar.
2. Shami është tokë e përzgjedhur e Allahut.
3. Melekët e Allahut i kan shtrirë krahët e tyre mbi Sham.
4. Shtylla e fesë është vendosur mbi Sham.
5. Besimtaret e Shamit, qëndrojnë stoik në fe.
6. Damasku do të jetë fortifikatë besimtarësh kohët e fundit.

Dhe, pastaj, vazhdohet me shpjegime të tjera të frymës së solidaritetit panislamik. Për t’ua dhënë fjalëve të veta peshën, në “Hytben” që do të lexohej, kreu i BIK-ut i jep me keto citime: Allahu fuqiplotë, thotë sipas Pejgamberit s.a.v.s.thoshte: ”Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër”. Andaj besimtarët si të tillë kanë ndjenja reciproke njëri për tjetrin si në gëzim po ashtu edhe në hidhërim. Pejgamberi s.a.v.s. thoshte: ”Besimtarët janë si një trup, nëse ankohet ndonjë pjesë e tij alarmohet pjesa tjetër …” etc.

E gjithë kjo thirrje që është të thuash e ngjashme me thirrjet e të ashtuquajturit “shtet islamik” IS më vonë, përcillet me një fjalorë manipulativ, gjoja me brengosje për të drejtat e njeriut etj por duke e zhveshur qëllimin e vërtetë panislamik dhe ekstremist religjioz me thirrjet për që rezultuan më vonë me shkuarjet në Siri e Irak të shumë e shumë të rinjve fatkqij ish shqiptarë, të shndërruar në Shqipfolës të mjerë nga BIK-u dhe hoxhët e tij. BIK-u pa dyshim bartë përgjegjësinë kryesore për fatin tragjik të këtyre të rinjve që i verboj me ideologji ekstreme islamike, të frymës së luftërave religjioze dhe bartë përgjegjësi të jashtëzakonshme për ligjëratën e vet antishqiptare dhe për demagogjinë gjoja kombëtare që e përdorë me cinizëm në rrugën e vet qartë kombmohuese e shkombëtarizuese.

Ndoshta kjo thirrje bukur e sinqertë e BIK-ut,pati ndikuar pastaj që, vet djali i Naim Tërnavës, Haris Tërnava, ta jipte kushtrimin për ti dalë zot “Tokës së Shamit”, rrugë pa krye që ai vet nuk e mori ndonjëherë. por e morën të tjerë për fattkeqësinë e vet, të familjeve të veta dhe për të zezën e kombit shqiptar.

Agani: Populli turk nuk ka kursyer ndihmën për shqiptarët

Prishtinë, 23 prill 201 – Në Janjevë të Lipjanit u përurua xhamia e Murat Pasha. I pranishëm në këtë përurim ishin Zëvendëskryeministri i Turqisë Numan Kurtulmush, ministri i Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, Ferid Agani, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti e shumë ministra të Qeverisë së Kosovës.

Edhe nga kjo fotografi me porosi të qartë antikombëtare, del në pah roli i Naim Tërnavës,që është shndërruar në një zëdhënës i interesave neootomane të Turqisë në vendin tonë, i cili në pakt me kulturën e vet panislamike nuk e ndjen dhe dëgjon zërin e kombit të vet shqiptar (nëse vërtetë i përket këtij populli), por zërin e Murat Pashës, zullumqarit të këtij populli, emrin e të cilit u dashka ta mbajë xhamia, pavarësisht që në atë vend të shenjtë do ta quaja, janë do themele të fuqishme kulturore të kombit shqiptar, të vëna nga ana e Shtjefën Gjecovit,këtij kolosi të kulturës sonë kombëtare,të lindur në Janjevë.

Janjevë, prill 2016. Një nderim kolosit tonë kombëtar dhe veprës së tij madhore. Shtjefan Gjeçovit.

Historiani dhe shkrimtari i njohur Jusuf Buxhovi,tek përmendorja e Shtjefën Gjecovit në Janjevë.

Tërnava në varrimin e nënës së Erdoganit

Myftiu Naim Tërnava ka marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të nënës së Kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan. Ai duket të ketë qenë kosovari i vetëm atje, në mesin e shumë liderëve botërorë që shkuan ta ngushëllojnë Kryeministrin e Turqisë. Tenzile Erdogan, vdiq në spital në moshën 83 vjeçare, pas një operacioni në tëmth. […]

* * *

Fotoja e Naim Tërnavës në varrimin e nanës së ish kryeministrit të Turqisë Erdoganit si dhe fotoja e grekut Anastasios Janullatos që qëndron padrejtësisht në krye të “KOASH”-it,flasin më shumë se mijëra fjalë se populli shqiptar nuk i ka në “duartë” e veta,as në Kosovë e as në Shqipëri e Shqiptari, dy komunitetet fetare,atë mysliman dhe ortodoks, por janë në duartë e interesave antishqiptare të Turqisë,Greqisë etj. Argumentimet e tjera janë pseudoargumente,fraza krejt të kota.

Nuk thojnë kotë autorët e librit të përbashkët Allan dhe Barbara Pease, “Gjuha e trupit”, “KROPPSSPRÅK”(norvegjisht), se “Gjuha e trupit është një pasqyrim i jashtëm i gjendjes ndjenjore të personit.Të gjitha gjestet e lëvizjet mund të jenë celësa për cka një person ndjen aty dhe në kohën e caktuar.”, ”Kroppsspråk”, fq. 25. A thua pse është pak i befasuar dhe i trembur Naim Tërnava nga ai që e fotografon dhe athua pse është aq i lumtur dhe aq të hareshëm Anastasios Janullatos, Micotaqis,Bakojanis e të tjerë, në foton tjetër,të bërë në Kretë? Përgjigja nuk është aspak e vështirë,mjafton vetëm të shikohen dhe “lexohen” reagimet dhe gjestet e tyre në këto foto mjaft domethënëse.

Kryepeshkopi grek i KOASH-it të pushtuar, Anastasios Janullatos, në shtëpinë e ish-kryeministrit grek Kosta Micotaqis në Kretë me 2012 (fotot)
Kryepeshkopi grek i KOASH-it të pushtuar, Anastasios Janullatos, në shtëpinë e ish-kryeministrit grek Kosta Micotaqis në Kretë me 2012

Duke e përcjellë me vëmendje rrjedhën tragjike që ka marrë islamizimi antishqiptar i kombit shqiptar në Kosovë,Shqipëri e vecanërisht në Maqedoni, përmes morisë së hoxhallarëve që shkollohen pandërprerë në medrese e fakultetet islamike gjithandej trojeve shqiptare, si dhe ardhjen e vazhdueshme të atyre që shkollohen në vendet arabo-islamike, mund të thuhet se tashmë është e pranishme mënyra e të menduarit islamik gjithandej ku jetojnë shqiptarët, pasi ligjëratat e shteteve kombëtare që i kemi e na mungojnë në realitet, janë në defansivë nga vërshimet e ligjerimit të mendësisë panislamike.

Shtetet tona “kombëtare”, – Shqipëria dhe Kosova së fundi, në vend që të organizoheshin dhe bashkoheshin në përpjekje për mbrojtjen e kultures autentike të kombit, përmes masës së politikajve bastardhë e analfabet bëjnë gara se kush më shumë u premton hoxhallarëve shkatërrimin e kombit. Rasti më eklatant pas marrëzive të Sali Berishës që e futi Shqipërinë në Konferencën Islamike, Hashim Thacit që e vrau mizorisht cdo përpjekje dhe punë që pati ba Ibrahim Rugova për kulturën dhe traditën e lashtë shqiptare, ishte ai që pak kush e priti, premtimi i Kryeministrit aktual të Republikës së Shqipërisë Edi Rama, për futjen e “religjionit në shkolla”,dmth., të religjionit islamik se hoxhallarëve u duket pak se cka i bënë këtij populli me medrese e xhami të pafundme.

E keqja më e madhe dhe më e turpshme qe ajo se Edi Rama këtë premtim e bëri në ditëlindjen e dikujt që për popullin shqiptar mund të quhet njifar “Mohammadi”, e nuk u kujtua pak ditë më vonë as të organizonte e as ta përkujtonte me historianët shqiptar, DitëLindjen e kryetrimit të kombit Gjergj Kastrioti?!! Gjithsesi rrjedhat e këtilla tashmë janë tepër të rrezikshme, pasi përmes “burrështetasve” tanë po rrezikohet integriteti i kombit shqiptar për hirë të qëllimeve e synimeve të huaja për shkatërrimin e tij. Përzierjet e Turqisë së sotshme, e në vecanti të Erdoganit, i kan tejkaluar caqet e ndërhyrjeve të rastësishme në punët e brendshme të një kombi tjetër sovran,qoftë ndaj pjesës së këtij kombi që jeton në Kosovë, Shqipëri,Maqedoni,Mal të Zi, Luginën e Preshevës. Presidentit të “popullit të madh” turk, të përbërë prej mbi 70 minoritetesh, i del kohë e mjaftueshme që të merret me “arnautët” e vet dhe të flas nga zyra e tij presidenciale gjat përurimeve te xhamive të tij të pafundme në Kosovë.

Në bazë të gjendjes së tashmë së cilës i është nënshtruar kombi shqiptar në përgjithësi, në këto rrethana që mun ti quajmë rrethana lirie, është duke ndodhur një tragjedi e madhe të cilën nuk janë duke e parë vetëm ata që gjënden “në vendin e ngjarjes”. Pjesëmarrja katastrofike e shqipfolësve në luftën e grupimeve të ndryshme terroriste në Siri dhe Irak, në të ashtuquajturën “Toka e Shamit”, është një lajm vazhdimisht i zi për kombin shqiptar dhe sigurinë e tij kombëtare dhe kjo e zezë nuk mund të injorohet më , duke u munduar për ta fshehur problemin. Me krijimin e formimin e kaq shumë shqipfolësve,armiq të ish-kombit të vet shqiptar dhe njerëzimit, të cilët po dalin si “këpurdhat pas shiut” nga xhamitë, – këto “fabrika” për prodhimin e turqve e arabo-islamikëve nga kombi shqiptar, jemi duke hyrë në një teposhtëze të madhe e të rrezikshme si komb, aq të kobshme e të rrezikshme sa që nëse nuk ndalet Islamizimi, do të zhduket kombi shqiptar sherri i tij, sherri i nacionalizmit Musliman që del nga “barku” i tij!

Mjafton të shohësh e ndëgjosh radio-televizione, të ndëgjosh ligjërata të pafundme hoxhallarësh,islamistësh politik dhe “kangëtarësh Musliman”, të shohësh e neveritesh nga “trimëria” e tyre Muslimane, për ta pa një dehje të padurueshme e të turpshme religjioze të të thuash një populli që i imponohet cdo ditë një fe, kur bota e përparuar ka shkuar aq larg dhe të thuash nuk merret me religjione fare, pasi për botën moderne dhe shoqëritë me nivel të lartë jetese, religjionet të thuash i takojnë historisë dhe fëmijërisë njerëzore. Pse i ndodhe e gjithë kjo tragjedi Kosovës së varfër me aq pak vende pune e me aq shume fabrika islamike të ndërtuara nga Turqia dhe Arabia Saudite? Si u bë që një ndër religjionet që i praktikojnë shqiptarët, të jetë cështje e brendshme jetike gjeostrategjike e Turqisë së sotshme? Si është e mundur që një popull i tërë,të bije në grackën e një provokimi e ngashnjimi religjioz islamik të Turqisë dhe mbjelljeve xhamiizuese të saj ne Atdheun tonë?

Pse nuk e thyen qafën as Naim Tërnava,as Haris Tërnava,as Shefqet Krasniqi me të birin, as Enes Goga, as Fuad Ramiqi,as Gëzim Kelmendi e as Ferid Agani për “Tokën e Shamit”, por i nisën atje naivët që i trushpërlanë,duke i dërguar atje të shkretët e të mjerët e dehur me religjion që, edhe nëse kthehen një ditë,do të burgosen për shkak se kan rënë në kundërshtim me ligjin për mospjesëmarrje në luftërat e huaja, në këtë rast religjioze, dhe ashtu do të jenë njerëz e mbesin difekt për të ardhmen, të dëmshëm për vetën e të dyshimtë e të rrezikshëm jo vetëm për Kosovën e Shqiptarinë, por edhe për botën demokratike. Përkundër të gjithave, bota demokratike ka për ta gjetë përgjigjen e duhun ndaj fundamentalizmit dhe radikalizmit religjioz islamik, pasi janë vet popujt evropian e të tjerë që nuk do të lejojnë pafundësisht që e mira tu kthehet me të keqe, por cka të bëjnë Shqiptarët? Cka të bëjnë Shqiptarët me këto elita kulturore mendërisht të ngujuara dhe politikanët aq shkurtpamës,të korruptuar e jodashamirë ndaj kombit të vet?

Si ta shpegoj populli shqiptar korruptimin mendor të njeriut kryesor të BIK-ut, Naim Tërnavës, kur pas kalljes së flamurit të IS terroriste nga ana e të rinjve të PDK-së në Prishtinë shprehte mospajtimin me kalljen pasi aty qenkësh e shkruar fjala “Allah” dhe si ta komentoj deklaratën e paradoditshme të kryeministrit aktual të Irakut pas rrethimit të Falluja-s së okupuar nga IS se “flamurin e IS do ta bëjmë copë-copë”!? Cili është më patriot Musliman: Kryemnistri aktual i Irakut apo udhëheqësi i BIK të Kosovës, Naim Tërnava? Islamin radikal,vehabist e antishqiptar në cdo aspekt ne e kemi nëpër institucionet shtetërore, pra edhe fetare e jo gjetiu.

Komentet janë mbyllur.