NGA BEQIR SINA, MË 9 SHKURT 2017 – BotaSot.info
Imzot Mark Sopi përpara Komitetit të Kongresit Amerikan. Imzot Mark Sopi, ka qenë i angazhuar në përpjekjet për pavarësinë e Kosovës
Zyrtarë të lartë vendorë e ndërkombëtarë, institucionalë, partiakë e publikë e kanë cilësuar të ndjerin Mark Sopi si një personalitet që ka kontribuar shumë në ngritjen e tolerancës ndërfetare e ndërnjerëzore, është angazhuar për humanizëm dhe ka dhënë një kontribut të vlefshëm për pavarësinë e Kosovës.
Imzot Mark Sopi ka qenë i angazhuar në përpjekjet për pavarësinë e Kosovës.
Gjatë një debati në Kongresin Amerikan, nga përfaqësuesit e shtetit amerikan, përfaqësues të qeverisë serbe, përfaqësuesve të Kosovës dhe të një institucioni prestigjioz joqeveritar amerikan “Institutit Amerikan për Paqe”, në Capitol Hill, Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit Amerikan, më 18 maj 2005, Sopi pati thënë se pavarësia e Kosovës është zgjidhja që prodhon vetëm paqe e siguri jo vetëm për Kosovën, por për rajonin dhe mbarë Evropë e botën.
Pavarësia e Kosovës është zgjidhja që prodhon vetëm paqe e siguri, jo vetëm për Kosovën, por për rajonin dhe mbarë Evropën e botën”, pati thënë imzot Mark Sopi.
Tre figurat më emninente të Kishës Katolike në Kosovë, i ndjeri Mark Sopi, Dom Shane Zefi, dhe Dom Lush Gjergji, 12 vjet më parë(maj 2005) gjatë një dëshmie historike në Capitoll Hill me temën ” Feja Katolike dhe roli i saj në ndërtimin e marrdhënieve ndërfetare në Kosove”, organizuar nga Presidenti i LQSHA, ish kongresisti republikan e Nju Jorkut Joe DioGuardi.
I ndjeri Imzot Mark Sopi, ishte vendosur në krye të delegacioit të kelerikve katolik të Kosovës, në një dëshmi historike në Kongresin amerikan për të dëshmuar para komisionit për punë të jashtme të Kongresit, mbi gjenocidin serb ne Kosove –
Sopi u tha ligjëvënsve amerikan se : “Feja e shqiptarve në Kosovë – gjatë luftës, kurr nuk i përçau komunitetet fetare, por përkundrazi ai i bashkoi edhe më shumë si vëllezër të nji gjaku – gjatë luftës në Kosovë, “ tha i ndjeri Mark Sopi, duke shtuar, se “Kisha shqiptare katolike në Kosovë, u bë shtëpia e mbrojtjes për qindra familje shqiptare myslimane të cilët u ndien si në shtëpinë e tyre, me gjithë fëmijë”
Vlen të thuhët se imzot Mark Sopi i shihte të bashkuara të dy pjesët përberëse të binomit për “Fe dhe Atdhe”, si dy shtylla të pandashme të ngritjes e civilizimit të kombit tone në përgjithësi, ka shkruar Lekë Mrijaj.
“Andaj edhe sot në shenjë të 11 vjetorit të kalimit në amshim nuk mund të e përmbyll këtë pjesë të shkrimit pa ua tërhequr vëmendjen strukturavetë larta lokale e shtetërore anekënd trojeve tona etnike e mergatë, se figura e këtij apostulli të kombit shqiptar, duhet të përjetësohen me ngritjen e busteve, emërtimin e bulevardeve, shesheve e rrugëve, insititucioneve shkencore, e biblotekave.
Të gjithë kombet e emancipuara në botën euroatlantike, i përjetësojnë figurat e tilla, duke i renditur me respekt e konsiderate në Panteonin e Pergjithëshëm Kombëtar.
Imzot Mark Sopi, ishte Ipeshkëv i parë i Ipeshkvisë së Kosovës
Imzot Mark Sopi lindi më 26 shkurt të vitit 1938 në fshatin Binçë të komunës së Vitisë në Kosovën lindore, vdiq më 11 janar 2006 në Prishtinë. Shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Pazin të Kroacisë. Studimet në filozofi dhe teologji i ka filluar në Zagreb ndërsa i ka përfunduar në Romë.
Në vitin 1968 ka filluar të shërbejë si prift i ri në Ferizaj, ndërsa nga viti 1974 ka shërbyer si famullitar në kishën e Zllakuqanit në Kosovën qendrore. Nga viti 1991 e deri më 1995 ka shërbyer si prift në Durrës.
Në nëntor të vitit 1995, Selia e Shenjtë e emëroi atë ipeshkëv të komunitetit katolik shqiptar të Kosovës, post në të cilin ai trashëgoi Imzot Nik Prelën. Për shkak të rrethanave që ekzistonin në atë kohë në Kosovë, Imzot Mark Sopi është shuguruar në Romë në janar të vitit 1996, post ky në të cilin ai ka shërbyer për dhjetë vjet me radhë.
Gjatë kohës së tij si Ipeshkëv i Kosovës, Imzot Sopi kontribuojë shumë në çështjen kombëtare dhe e forcojë kishën katolike shqiptare në Kosovë. Ai komunitetit katolik shqiptar në Kosovë i dha një zë të fuqishëm dhe gjithmonë e përdori një gjuhen të arsyeshme, të dialogut, mirëkuptimit dhe mençurisë.
Ipeshkëv i Ipeshkëvisë së Kosovës, Imzot Mark Sopi vdiq pas një sulmi në zemër më 11 janar 2006 në moshën 67 vjeçare, në Prishtinë.