Zymer Mehani
Fatmir Z. Çitaku, poet e publicist, këtyre ditëve do të nxjerrë nga shtypi librin e tij të radhës “Bajrush Behrami-Rrugëtuesi i lirisë”, dedikuar veprimtarit të çështjes sonë kombëtare, Bajrush Behrami-Balit.
Libri është i konceptuar në disa pjesë.
Në pjesën e parë, që fillon me fjalën e kryeredaktorit Fatmir Z. Çitaku, zënë vend biografitë e shkruara për Bajrush Behramin nga e bija, Dalmanë Behrami dhe i vëllai, Hamdi Behrami.
Në pjesën e dytë kemi vargje të familjarëve (të vëllezërve, të motrës, të djalit dhe të vajzave) kushtuar vëllait gjegjësisht babait të tyre, Bajrush Behramit.
Pjesa e tretë është e konceptuar me dromca kujtimesh për veprimtarin Bajrush Behrami nga shokët, miqtë dhe bashkëveprimtarët e tij. Këtu do të hasim shënime e kujtime interesante nga veprimtari Avdi Gjata, Hakif Mehmeti, Hamit Hamiti, Gani Mehmeti, Fehmi Blakçori, Sami Kurteshi, Naim Ymeri, Jusuf Ejupi, Sherif Konjufca e Bashkim Jashari.
Pjesë më vete është kaptina me poezi të poetëve shqiptarë të të gjitha trojeve dhe të diasporës, dedikuar figurës së ndritur të veprimtarit Bajrush Behmrami, siç janë: Abdullah Blakçori, Besianë; Abdullah Troshupa, Prishtinë; Bahrije Qerimi- Spanca, Prishtinë; Bajram Bashota, Besianë; Drita Kosumi-Syla, Prishtinë; Elhame Gjyrevci, Danimarkë; Fadil H. Curri, Mazgit; Fatime Gjata, Besianë; Fatmir Z. Çitaku, Pishtinë; kompozitori Daut Musliu; Hajrush Redenca, Prishtinë; Hamit Majkovci, Besianë; Hasa Mirjeta; Islam Gegaj, Prishtinë; Izet Shala, Malishevë; Lule Talaku, Prizren; Lumturije Sulejman Drenica, Athinë; Maxhun Osmani, Burim; Milazim Kadriu, Besianë (tanimë i ndjerë); Minire Rukovci, Prishtinë; Musa Jupolli, Francë; Nijazi Kastrati; Nuhi Potoku, Besianë; Qazim BERISHA, Pishtinë; Rexhep Halimi, Besianë; Rudi Berisha, Prishtinë; Rrezarta Samiu; Sylejman Pireva, Atlantë; Sylejman Qyqalla; Shaban Pllana, Besianë; Shaip Bllaca; Xhemile Hoxha-Aliu, Gjermani; Xhevahir Skura, Librazhd dhe Zymer Mehani, Besianë.
Pjesa e pestë përmban fjalët lamtumirëse të miqve, familjarëve, liderëve institucionalë e shtetërorë në mbledhjet komemorative, ceremoninë e varrimit dhe më pas. Këtu do t’i përmendim Dalmanë Behramin, Hamit Hamitin, Enver Hoxhajn, Avdi Gjatën, Albin Kurtin, Behxhet Shalën, Hashim Thaçin e ndonjë tjetër.
Pjesa e fundit përmban pikturat kryesisht me motive atdhetare, që i punoi gjatë jetës vetë me përkushtim veprimtari Bajrush Behrami.
Së pari e përgëzoj z. Çitaku për punën dhe ndriçimin e figurës së atëdhetarit Bajrush Behrami.
Sot, po ndodh një fenomen i çuditshëm që edhe shtratin me të rënët dhe të vdekurit po e ndajnë ata që në kohëra kritike ishin larg-larg Bajrush Behramit.
As edhe njëherë akush nuk e ka cekur që Bajrush Behrami ka qenë njëri nga shokët më të ngushtë të Ali Adem Ajetit, të Xheladin Jetish Rekaliut, Hetem Ramadan Ajetit, Hasan Halit Ramadanit, Ismail Ajetit -Bushit, Nexhmi Adem Balës, Kadri Hysen Llugaliut, me të cilin e formuan edhe grupin e tyre kryengritës kundër pushtuesve jugosllavë. Pastaj, Bajrushi bashkëpunoi ngushtë edhe me Adem Demaçin,Hakif Ahmet Shehollin, Ilaz Pirevën, Afrim Fushën, Fadil Ilaz Lepajën, Zejnullah Zejnullahun-Zenën, Hakif Sabit Zejnullahun, Muhamet Ibrahim Latifin, Sami Ali Muçollin e shumë e shumë të tjerë Veçmas të pandashëm me Bajrushin ishin Hakif Mehmeti i Shajkocit dhe Behxhet Shaban Shala – Bajgora. Këta të dy edhe kafshatën e gojës e kanë ndarë me Bajrushin.
Sipas mendimit tim punimi i Monografive është një prej punëve më të rënda ngase lypset hulumtimi i dokumenteve origjinale. Evokimi i kujtimeve mund të ngatërrohet sepse kemi të bëjmë me një periudhë gati 40 vjeçare. Edhe të shkruarit e poezive kushtuar dëshmorëve pa iu nënshtruar dorës së redaktorëve që kanë bërë emër në krijimtari si: Sabri Hamiti, Shaip Beqiri, Zejnullah Rrahmani, Ymer Adem Llugaliu, Fatmir Halimi etj., vështirë i dallon këto vargje nga ato të këngës popullore.
Më shumë kohë e hulumtim, më tepër cilësi !
Komentet janë mbyllur.