POPULLI SHIKON QE I KANE VJEDHUR KUSHTETUTEN POR NUK LEVIZ DOT.
HAJDUTET I KANE LIDHUR KEMBET.
Kujtim Drishti
Mësimi i parë që Historia na la në fund tê shekullit që shkoi ishte që fati i kombit nuk duhej lënë në dorën e një njeriu të vetëm . Fatet e vendit janë shumë të rënda për tu mbajtur nga një njeri i vetëm.
Ky mesim na ben qe ne shqipetaret te mos i a besojme fatet e kombit sistemit reprezentativ, te thene ne shqip, sistemit me perfaqesi te popullit. Ky sistem ka hyre ne nje krize te thelle jo vetem ne Shqiperi por dhe jasht saj.
Ky mendim do te duket si nje herezi kundra demokracise ne kohe qe ai mban shqetesimin me te madh per demokracine.Prandaj te gjithe shqipetaret duhet te mendojne imagjinojne krijojne organizma te afta per te vene nen kontroll sistemin me perfaqesues sepse ja sesi ndodh GJykata Kushtetuese, organi kryesor qe filtron veprimet kushtetuese nga ato jo kushtetuese eshte vene sot ne paralize. Ne paralize e kane vene perfaqesuesit e popullit. Duke i lene dore te lire qeverise te kryej veprime pa kontroll.
Historia e Shqiperise dhe veçorite e vendit te vogel, lakmi e vendeve te medha per pozicionin gjeografik dhe pasurite natyrore , detyrojne shqipetaret te lodhur nga tradhetite e vetë shqiptarëve të shtrojne problemin e mbi ekzistencës së kombit në mjedisin e ekonomisë së sotshme botërore , ashtu siç nuk kanë nevojë ta shtrojnë kombet e tjera.
Por ky problem nuk mund të lihet ne doren e nje njeriu te vetem i cili shikon zhdukjen e kufive si nje realitet i internacionales komuniste ose si nje realitet i mondializimit ekonomik. Ky njeri del me teorine e mos mbylljes ne veten tone, pa e kuptuar as vete se çfare eshte mbyllja dhe hapja. Teorinë e « mos mbylljes » ai e shoqeron me teorine « e ndryshimit ne vazhdimesi të konceptit të kombit » që na çon në Shqipêrinë ku vetem flitet shqip por asgje nuk eshte me e saja.
Demokracia trokiti në derën tonë për të mos na lënë më të bëjmë të njejtin gabim.
Aktualisht ne jemi përpara mundësive të fundit që fatet e kombit të mos i lëmë në dorën e një jeriu te vetëm
Asnjë parti nuk e mori këtë mësim që na la Historia në zarfin e saj tek dera, përpara se të largohej. Shefat nuk kishin interes të zhvillonin këtë mësim të madh pranë popullit. Ata nxorrën nga zarfi vetëm faqen e parë, me titull « Demokracia eshte fjala dhe mendimi i i lirë »
Por pjesën tjetër të mesazhit ata e lanë në zarf sepse ata menduan se populli kishte zotëruar lirinê pasi kish dalë nga diktatura më e eger komuniste dhe e dinte shumë më mire se çdo kush tjeter se ç’ishte Liria dhe se kêtë gjë nuk mund t’ia mësonte asnjë libër, asnjë kushtetutë ; ata e dinin vetë. Dhe në mënyrë të veçantë, më mire nga te gjitha e dinin shefat amatorë të partive.
Asnjeri prej tyre nuk nxorri nje liber, që do të ishte nje tekst bazë i pedagogjisë së moralit demokratik. Udhëheqësit e të dy partive, të qenë vetë ish komunista ose bij komunistesh vazhduan me urrejtjen, në vend që të benin nje appel per pajtim kombi , gjë që na e detyronte fakti qe ne ishim pak në numur si popull. Dhe mbetem me pak akoma ne tokat tona. Nga pikpamja ekonomike ky vizion do të kishte sjellê një rentabilitet shumê mê të lartê dhe një mirqënie që do ta vendoste Shqiperine ne vendet e denja per zgjuarsi dhe pasuri.
Asnje udhëheqës nuk nxorrri një tekst bazë pêr tê shpjeguar se mendimi dhe fjala e lire ishin vetëm themelat e njê ndertese , pa te cilen edhe mendimi edhe fjala e lire do te humbiste në kotësi.
Dhe kjo bëri që parlamenti të bëhej skena e perplasjes se sedrave » kush je ti e kush jam une », në vend tê pêrplasjes se argumentave , skena e sharjeve të ndyra në vend të shqetësimit për ekonomine, kulturen ,. Dhe kjo krijoi skenën e mungesës së Etikes si justifikim fëminor i fjalës së lire, pa menduar se Etika mbron njerzimin nga liria e kaosit e cila mbyt vetë lirinë.
Ata improvizuan duke huazuar metoda të vjetra. Asnjeri nga keta shefa nuk krijoi brenda shtetit organizmat qe kontrollonin zbatimin e kushtetutes. Kushtetuta i çante koken atyre sidomos me pamvarsine e e tre pushteteve ; Per kete arsye ne aspektet me themelore te saj ata perqendruan te tre pushtet ne personin e tyre. Edhe Ligjin edhe Ekzekutimin edhe Drejetesine.
Keshtu Kulti i shefit dhe mungesa e drejtesisë që kontrollon veprimet e shefave në lidhje me kushtetutën u bënë mekanizmat e njeriut te vetëm që mban fatet e vendit ne dorën e tij.
Po tê hetosh veprimet e tyre, lista e thyerjes së kushtetutës është bërë vërtetë shqetêsuese, madje në këtë listë gjen dhe veprime në fushën politike dhe ekonomike që është pak të thuash se mbajnë dyshime per inetersa te kunderta me ato të kombi. Dhe keto veprime janë të mbuluara me një opacitet total përpara popullit. Por jo vetëm përpara popullit por edhe antarëve të partisë që ngritën dorën për ta, në votim.
Shqipëria është një vend i pasur. Por për kë ?
Edhe Afrika është një vend shumë më i pasur.
Por jo për popujt e saj.
Teoria e « mos mbylljes » dhe e « ndryshimit në vazhdim të konceptit të kombit » e hyrë në modë kohët e fundit nuk jep përgjigje pyetjes se « për kë do shërbejne pasuritë e Shqiperise ?
Ndërkohë që Shqipëria nuk mund të bëjê vetëm, pa kombet e tjera, ndërkohë që ajo është e hapur si asnjë komb tjeter, kjo teori ndërtohet pikërisht për të mos i dhënë përgjigjen që meriton kjo pyetje, sepse në fakt nuk ekziston sot asnje forcë e vërtetë që të dojê të mbyllë Shqiperinë siç e kish mbyllur Enver Hoxha.
Problemi sot nuk është : të hapemi apo të mbyllemi. Problemi sot është si do të hapemi pa dëmtuar veten? Teoria e « mos mbylljes » fsheh shtrimin e këtij problemi.
Për të argumentuar nevojën e shtrimit të kësaj pyetje eshte e nevojshme ta lidhim ate me konceptin e njeriut qe mban i vetem fatet e kombit në dorën e tij, sepse dihet që lobet e huaja kane interes të mos negociojnë me demokracine por me njeriun e vetem qe vendos.
Le të marrim shëmbullin e më poshtëm që ështê një shëmbull për nxënës.
Artikulli i gazetares se njohur Claudia Patricolo me titull : »Ekonomia shqipetare nuk po perfiton nga rezervat me te mëdhaja te naftes ne zone( ku ndodhet : shen. im) i botuar më 28 nentor 2017 ne Emergineurope, zbulon nje te vertete qe i afrohet asaj te Afrikes.
Kur Shqiperia eshte vlersuar nga Shoqata Shqiptare e Energjise, se ka rezerva qe kalojne 277 million fuçi nafte dhe se zona Patos- Marinëz-Kolonje eshte zona me e madhe e naftes ne kontinentin europian , Klaudia Patricolo pyet e habitur presidentin shoqates,Z. Erlet Shaqe : « perse atehere vendi nuk po perfiton nga industria e naftes ? »
Pergjigjia e ketij djali te ndjeshem, poet tridhjet vjeçar eshte po aq e pa ndjeshme nga boshti kryesor i pyetje : « kjo varet nga menyra se si jane bere marrveshjet » se « shoqerite e huaja te naftes nuk duan te marrin persiper koston e shfrytezimit, dhe per pasoje Shqiperia ka fituar me pak se 2% te vleres se prodhimit. »
Kjo ne nje fare menyre eshte te paguash shoqerite e huaja qe ata te marrin naften tone dhe ne te dalim me 2% te fitimit.Ndoshta ai ka te drejt por fakti qe i pergjigjet pyetjes shqetesuese me ftohtesi burokratike pa hapur asnje perspektive, eshte shqetesuese
Ja se per kë jane pasurite e Shqiperise !
Kjo eshte pergjigjia e « politikes reale » por kjo pergjigje nuk shpalos endrren e shqiptareve, as objektivin e tyre. Me shume shqetesim mban pyetja e Klaudia Patrikolos se sa pergjigjia e shqiptarit.
Lobet mund te kene me shume fitime ne komunikim me nje njeri që i vetem mban fatine kombit ne dore, se sa me nje popull sovran qe ka krijuar te gjitha mekanizmat e zbatimit te sovranitetit te tij Perndryshe Shqiperia do te kthehet ne nje Afrike te vogel ne gjirin e Europes.
Vendit iu desh per tridhjet vjet te riperserise historine e konceptimit ne barkun e nenes te nje shoqerie qe quhet shoqeria kapitaliste, duke kaluar, ashtu siç kalon fetusi i njeriut ne rritjen e tij, të të gjitha fazat e evolucionit te qenieve shtazore, te zbuluara nga shkenca : fazat ku ne fillim i ngjan peshkut, pastaj derrit, pastaj njeriut. Keshtu dhe Shqiperia po kalon fazat qe na kujtojne ate te kaubojsve ne lirinë kaotike ku zoteron ligji i me te fortit prej tyre, pa ekuilibrin qe u vendos me vonë. Kjo faze e pare eshte faza e zhvillimit te inisiatives private por pa drejtesine e vendosur sepse kaubojsit me mekanizmat e tyre opake pushtuan dhe drejtesine. Kjo faze eshte ne mbarim. Ajo na kushtoi 30 vjet, me shume se gjysma e epokes se diktatures, por shume, shume me pak se ç’i kushtoi ne histori Amerikes. Prandaj ne kemi te drejte te shpresojme ne zgjuarsine dhe vullnetin e te gjithe shqiptareve
Jami sigurt qe populli me kupton drejte. Shpresoj qe edhe antaret e te dy partive te me kuptojne aq drejt sa me kupton populli. Shefi nuk eshte drejtesia. Pa organizmin e shendoshe te Drejtesise nuk mund te kete shpresa. Kete proçes do ta ndalojne ose frenojne vetem forcat egoiste qe duan te nxjerrin sa me shume fitim nga Shqiperia jone e pasur. Por populli nuk mund te jete sovran po nuk nguli kembe te ndertoje aparetet e demokracise qe do te japin kuptim sovranitetin e tij te shpallur nge Kushtetuta
Cila Eshte Zgjidhia ?-pyesin njerzit
Zgjidhjen ne e kemi ne dorë Ajo eshte KUSHTETUTA
Asnje manifestim ne Shqiperi nuk ka kuptim te behet nga njerzit pa vënë si parrulle te pare, jo shpetimin e nje shefi, jo shpetimin e nje partie por Shpetimin e Kushtetutes nga dhembet e Korrupsionit te ardhura nga te dy partite dhe shefat e tyre.
Populli po kupton se fati yne eshte i perbashket dhe fatin nuk mund tia lëmë ne dorë vetëm nje Njeriu
Le të kujtojme edhe një herë mësimin që na la historia e shekullit të XX.