FASLLI HALITI
MOTRAT
Mami ish sëmurë,
dridhej,
kishte ethe,
këmbët i kish akull,
duart si dy gjethe.
Lola, Genta, Krisa
pas lojës
u harruan,
për nënën e tyre
fare s’u kujtuan.
Lola, Genta, Krisa
erdhën
në shtëpi,
të trija me etje,
me djersë dhe uri.
I pa mami vajzat
me djersë
në ballë,
në vend të qortimit,
nisi një përrallë:
Bleta, Merimanga
dhe Gjinkalla
pra,
na ishin tri motra,
të mira sa s’ka.
Motrat të trija
na kishin
dikur
një nënë të vetme,
që dergjej sëmurë.
Një ditë në ethe,
ashtu
në kllapi,
kërkoi nëna vajzat
t’i kishte në shtëpi.
Bija Merimangë
po thurte
pëlhurë
kur i vajti lajmi
që nënën, kish sëmurë.
Ku e gjeti nëna
të sëmuret
sot,
unë po end pëlhurë
pëlhurën s’e lë dot.
Dhe vazhdoi Merima,
punën
nuk e la,
për lajmin e hidhur
të fikët s’i ra!
Thërritni, tha nëna,
bijëzën
Gjinkallë,
ajo do më vijë
me lot edhe mall.
Gjinkalla këndonte
mes vapës
në drurë
kur i vajti lajmi:
që nënën kish sëmurë.»
Ku e gjeti nëna
të sëmuret
sot,
unë po këndoj,
këngën s’e lë dot.»
Gjinka moj bija,
vazhdoi
të këndonte
edhe kur mësoi
që nëna lëngonte!
Dhe vazhdoi Gjinka,
këngën
nuk e la,
për lajmin e hidhur
të fikët s’i ra!
Thërritni, tha nëna,
bijëzën
e tretë,
bijëzën e vogël,
që ma quajnë Bletë!
Bleta po gatuante
dyllë
edhe mjaltë
kur i vajti lajmi:
që nënën kish në shtrat.
Bleta la gatimin
e pikëlluar
shumë,
dhe u nis në çast
me duart me brumë.
Mbi blire dhe lule
Bleta fluturonte,
lulet derdhnin
mjaltin,
Bleta s’i shikonte.
Se s’pyeste Bleta
për dyllë
dhe mjaltë,
vraponte te nëna
që dergjej në shtrat.
Erdhe, bija ime?
tha nëna
e shkretë,
kur pa para syve
bijëzën Bletë.
Erdha, nënë e dashur,
pa më thuaj
ç’ke,
si ndihesh, moj nënë,
moj nënë, si je?
Sa më qenke lodhur!,
tha nëna
me mall,
kur Bletëzën e pa
me djersë në ballë. –
Dhe duart i paske
me miell
dhe brumë,
po pse të nxitoje,
moj bijë, kaq shumë? –
Po nëna po dridhej,
nëna
kishte ethe,
duart i kish akull,
të verdha si gjethe.
Që t’i shuhej zjarri
duhej pak dëborë;
Bleta
fluturoi,
e mori në Tomor.
Mbi ballin e nënës
që digjej, përvëlonte,
i vuri
një leckë
lecka avullonte.
Një lule këputi
bijëza
Bletë,
e mbushi me mjaltë
për nënën e vet.
Dhe bëri me ngut
një kafe
me mjaltë
për nënën e dashur,
që dergjej në shtrat.
Nëna piu kafen,
shurupin prej mjalti,
u çel
në fytyrë,
u çua nga shtrati.
Kur i shkuan ethet
dhe zjarri
i ra,
bijëzës së vet
nëna na i tha:
Kur të thirra ty Bletina,
Më erdhe
me nxitim
mjalti yt u bëftë
për njerëzit ushqim ! –
Mamaja përrallën
sapo
mbaroi,
secila nga vajzat
mjaft drejt e kuptoi.
Dhe bijat të trija
për mëmën
e vet
u bënë secila
si bijëza Bletë…
Lola lagu leckën,
ia vuri
në ballë,
Gentiana i lidhi
mamasë një shall.
Krisa i bëri
mamit
menjëherë
një kafe të fortë
me pakëz sheqer.
Kur ethet i ranë
dhe zjarri
i ra,
vajzave të trija
mamaja u tha:
Ejani te mami,
ejani,
moj bija… –
Dhe mami në ballë
i puthi, të trija
AVISA
.poemth.
Mami krejt e nxirë
Me fustanin
Blu
Lulet e fustanit
Si shkumë, mbi gju.
Avisa e vogël
Me hundën
Fasule,
Në gjoksin e mamit
Varet si një lule.
Sytë e Avisës
Si dy lule
Shqerra,
Me qerpkët luan
Flladi edhe era.
Avisa kthen nga plazhi ,
Me mamin
E vet
Edhe pellgjet rrugës
I duken si det.
Ç’na gjeti me ty,
Moj visa,
Ç’na gjeti!
Sheh një pellg dhe thua,
Deti, ma’ deti!
Turpërove mamin,
Babin
Dhe vëllanë,
Pellgjet që sheh rrugës,
Dete, jo, nuk janë.
I madh i thellë
Deti
Është moj Avisë,
I vogël është pellgu
Dhe me faqet pis.
Në stacion babai
Avisën
Po pret,
Ta shohi të nxirë
Avisën e vet.
Babin në stacion,
Vajza
Kur e pa,
Babi, babi, thirri,
Babi, moj mama!
Ndalet më në fund
Treni
Në stacion
Si dallgë drejt babit
Avisa vrapon…
VIDION MOS IA MBYLL
.poezi.
Dhe vëllait Ajdi,
Vidjon
Mos ia mbyll,
Vidjo ka përralla
Me ujqër edhe pyll.
Vidjo ka dhe zogj
Që këndojnë
Për ty,
Ka dhe Harri Poter,
Ciklop me një sy.
Video ka kaprolle
Edhe lepuj
Plot.
Syri i kaprolles
Një burim me lot.
Vidjo ka bilbila
Mbi çdo majë
Plepi
Që në gjumë të venë
Me ninulla, djepi
Pra vëllait Ajdi,
Vidjon
Mos ia shuaj,
Vidjo ka përralla
Kaprolle , dhelpra, kuaj.
UJKU I ZI
.
Mblidhni lule e kërpudha
Në pyje,
Në çeltina,
Mblidhni lulekaçe,
Luleshqerra në lëndina.
Dhe mos kini frikë nga unë,
Unë jam ujk i bardhë,
Nuk jam
Ujk i zi.
Nuk ha keca më,
Nuk ha më fëmijë…
Më besoni, pra, ju mua,
Mos besoni më
Babanë,
Mos besoni gjyshin tuaj,
Gjyshen tuaj dhe mamanë
Më besoni
Vetëm mua,
Unë s’jam ujk i zi,
Unë jam ujk i mirë,
Ujk i bardhë, o fëmijë.
Kujt ia thua
Ti, o ujk,
Kujt ia thua ti, këto?
Ti s’je ujk i mirë, i bardhë,
Ti je ujk i keq, ujk i egër për këdo.
Ti ha qengja,
Ti ha keca,
Ti ha dele dhe fëmijë,
Dhe në pyll Kësulëkuqen
KALËROJNË NIPAT
Ecën
Eri
Edhe sheh,
Shikon zogjtë,
Dëgjon cicërimat:
Ci,Ci,
Ci.
Cicërimat lule,
Cicërimat si qershi.
Ecën
Klea
Edhe sheh,
Shikon pulat,
Dëgjon kakarisjet:
Ka, Ka,
Ka.
Pulat bëjnë vezë,
Vezët që Kleana
I ha çdo mëngjes.
Ecën
Ajdi
Edhe sheh,
Shikon lopët nëpër fusha
Që kullosin bar të njomë,
Që pëllasin:
Mu, Mu,
Mu.
Rrjedhin gjinjtë e tyre qumësht,
Rrjedhin qumësht vu, vu, vu…
Ecën
Krisa
Edhe sheh,
Shikon qengjat në lëndina,
Dëgjon blegërimat,
Blegërimat:
Be, Be,
Be.
Qengjat e thërrasin,
Eja Krisa eja, eja pak tek ne.