FASLLI HALITI
DY PARADOKSE
Mbolla rrënjë
Trëndafili,
Mbiu ferra,
Kopshti ndërkaq
M’u mbush gjembaçë …
Mbolla rrënjë ferre,
Mbiu
Trëndafili,
Kopshti mbarë
M’u mbulua me trëndafila të bardhë!
NDOQA
Ndoqa në jetë
Rrugën
E drejtë.
E drejta më la pa bukë.
Ndoqa rrugën e shtrebë
Rruga e shtrembër,
Ndërkaq…
Më bëri të pasur, Oligark…
SHKOVA PËR GJAH
Shkova
Për gjah.
Nga ferra eadhe.
Më doli lepuri i vogël
Nga e ferra
E vogël
Më doli lepuri i madh…
Ferra e vogël më bëri të begat…!
Qershor 2020
PAS LUFTËS
Pas luftës nuk vjen Paqja.
Pas luftës vjen
Krijimi:
Vjen filozofi, statisti, sellësi i paqes: trimi…!
4 janar 2020
NEPERKA
Unë Nepër mes zhegut në vapë
Futem nën hijen e gurit
Të thatë.
Unë nuk pi ujë.
Uji mai ma shuan helmin e helmtë
Me helm të shuar behem pseudoneperkē.
4 janar 2020
INDINJATË
Unë Mushka
Bijë
E Gomarit…?
Unë jam mbesa e dajkos së kuq kalit…!
4 janar 2020