FASHITJA E NDJENJAVE ATDHETARE NDËR SHQIPTARË…

0
685
Arben Çokaj - pikturë

Arben Çokaj

Feja e fortë – shteti i dobët”, – thonë studiues të ndryshëm. Por besimtarët nuk duan ta pranojnë. Luajnë bythën vendit nga frika sa u përmendet Zoti, e thonë: “Lum ne për të”. E për atdheun, s’e nxejnë more bythën fare!

Tani atdheu kush është? Është ai vendi ku ti lind me njerëzit e të afërmit e tu, e ku bën një shtet, që të jetosh i lirë, e të kesh edhe mundësi jetese. Ne, pa e bërë shtetin ende si duhet, i kërkojmë gjithë kohën atij. Askush nuk pyet ndër shqiptarë sot: “Çfarë bëra unë për atdheun apo për shtetin tim?!”, por secili shikon të përfitojë prej tij. Disa politikanë janë bërë edhe milionerë, duke vjedhur pasuritë tona të përbashkëta, pasuritë e atdheut e të shtetit tonë. Ndërsa John Kennedy u tha amerikanëve në një moment: “Mos shikoni çfarë bën shteti (kombi) për ju, por çfarë bëni ju për shtetin tuaj!” Kështu foli ai, e mirë që nuk ishte Enveri, se do e kishin sharë edhe për këtë!

Në kohën e komunizmit bëhej propagandë për ta dashur atdheun. Por ajo erdhi duke u bërë bajat, se shteti na i kishte mbyllur mundësitë e jetës dhe na persekutonte në mënyra të ndryshme. Sot shteri e shoqëria është lëshuar krejt pa duar, dhe as që bëhet fjalë për ta dashur atdheun, për ta sharë po! Por a duket pra, se i kemi punët mirë kështu? Jo, prandaj edhe po flasim, po shajmë më shumë. Kemi një shtet që nuk funksionon si duhet, e ku ligji i korrupsionit është ligji numër një, që zbatohet me përpikmëri. Është rritur krimi domestik, në këto 28 vjet, i cili ndjek ritmin e forcimit apo dobësimit të shtetit, për t’u tkurrur, apo për të lulëzuar.

Pra, po shohim se atdheu nuk duhet, kur ai nuk është i zhvilluar dhe kur nuk të bën të ndihesh krenar për të. Feja po, rren më bukur. Ajo i bën besimtarët e vet të ndihen krenarë. Kam dëgjuar katolikë e muslimanë, që janë të lumtur e krenarë për fenë e tyre, secili respektivisht për fenë e vet. Rrenë e madhe është, por nuk e kuptojnë. Se feja i lumturon njerëzit, atdheu jo edhe aq. Prandaj fenë sot e duan më shumë shqiptarët, se u shet iluzionin, gjë n’dynja nuk u jep, ma shumë u jep atdheu, edhe kur u jep pak ose aspak, por besimtarëve ashtu u duket. Ndjesi kjo punë! Pa fe, atyre u duket se nuk u ka kuptim jeta. Bravo e madhe hebrejve, që e krijuan këtë rrenë dhe po kënaqen e vriten njerëzit për të…

Tek kjo përzieje e çuditshme e ndjenjave po vërejmë se shumë fenomene negative ndodhin pikërisht nga rënia e shtetit në shoqërinë tonë. Padyshim edhe ngaqë ndjenja fetare është më e fortë, se ajo atdhetare e shtetërore.

Fenomene të trishtueshme, e që na mbushnin me dëshpërim ishin rastet kur dëgjonim se vajzat shqiptare shiteshin për prostitucion në rrugët e Italisë e të vendeve të tjera në Evropë… Kishte pra edhe katolikë, që mbahen për kombëtarë, që u morën me këtë punë. U thua katolikëve, ja, si u duket kjo? Të përgjigjen: këto janë kriminela, nuk janë katolikë. Mos guxo me ua prekë fenë, se atë e kanë të pastër, të paktën ashtu kujtojnë.

Po mirë – u thua. Po ato mijëra vajza katolike, që po shiten me para, për serbë e maqedonë etj. që na e morën fytyrën, a kanë more ndopak ndjenjë kombëtare? Se respekt për veten po shihet se s’kanē. Eh, na mërzite edhe ti, të thonë, është zgjedhje personale shoku, mos u merr me atë punë… Këtu e sheh se biseda të shkon kot, e se besimtari kapitullon para fesë së tij. Ai nuk e sheh të keqen apo defektin që mund të ketë feja e tij… Vazhdon gjithë jetën në muajin e mjaltit…

Por më pas, u ndeshëm edhe me një fenomen tjetër, tepër agresiv e të rrezikshëm. Jo vetëm që vendi, trojet e shqipes na u mbushën me xhami e me altoparlante shurdhuese nga kjo dashuri shpërthyese për fenë, por pati edhe mercenarë të xhihadit, shqiptarë që shkuan e luftuan edhe për ISIS, ose që në emër të fesë, bënë edhe atentate terroriste. E kur u thoje muslimanëve “kujdes more çfarë po bëni?” “A ju kanë lënë mendtë a?” Ata më e pakta ta kthenin, “ik ore islamofob! Fundamentalist i krishterë…” Ec e merre vesh shipecin. E shet bythën për fenë dhe merr edhe guxim, e të shan edhe ty, që nuk e bën?!

Me një vrojtim të paanshëm e sheh, se të gjithë besimtarët e shesin bythën e atdheut pra, për fenë, të cilën nuk guxojnë as ta kritikojnë. Dhe e vëren gjithashtu atë që të tjerët e kanë vënë re me kohë, se kur njeriu i nënshtrohet një ideologjie, ai nuk i sheh krimet, që bëhen në emër të saj! E ke pra të vështirë të jesh objektiv dhe i paanshëm kur i nënshtrohesh një feje të caktuar. Por me sa shihet, e sidomos edhe te shqiptarët, e ke të vështirë të bësh shtet kur merresh kaq shumë me diskutime e orientim fetar.

Fashitja e ndjenjave kombëtare te shqiptarët ka ardhur për shumë arsye, por kryesisht nga rënia e shtetit dhe nga orientimi kaq i madh, i shoqërisë sonë drejt iluzioneve joproduktive. Nuk duhet ta lëmë shtetin në rënie të lirë, e kjo mund të bëhet vetëm duke ia shtrënguar vidhat shtetit shqiptar, duke forcuar institucionet e pavarura dhe kontrollin mbi financat publike! Respekti për shtetin dhe mirëfunksionimi i tij, rrit edhe respektin e shqiptarëve për atdheun e vet! Por kjo mbetet vetëm dëshirë, përderisa nuk bëhet një opsion i rëndësishëm për t’u ndjekur!