M E D I T I M
– Pse qesh? – Keshtu me pyeste sa here.
– Ti qesh edhe pa shkak!Une flas e ti qesh!. Se si me duket! Mendimin ti e perfundon me te qeshur. Keshtu me thoshte shpesh e une nuk merzitesha dhe qeshja perseri.
U desh kohe te mesohej me te qeshuren time, qe une e kisha pjese te karakterit.
Edhe ne foto kurre nuk kisha dale ndryshe, vetem e qeshur.
Kjo ndoshta ishte arsyeja, qe une kisha shume miq e shoke. Kudo shperndaja gaz. Nder festa e dasma çdo njeri me donte prane. Ky gaz shpesh u be edhe burim xhelozie. Keshtu me mbajne mend edhe nxenesit. Kerkuese, por te qeshur.
Nuk kisha natyre te deshperohesha shpejt apo gjate.Merzitjet e jetes me pare iknin se vinin. Kurre nuk u merzita se me mungonin parate, as se shpesh nuk ushqehesha si duhet, as se vishja gjithnje nje fustan, apo se me lageshin kembet nga kepucet e vjetra… Mungesat materiale kurre nuk ma prishen humorin. Ai ishte ne genin tim, i trasheguar nga babai.
Qeshja se kisha lumturine e gezimin ne zemer, qeshja se isha e dashuruar, qeshja se nuk isha mundur nga asgje…
Tani nuk qesh me. Iku gazi bashke me ty. E more me vete. Burimi paske qene ti!
Nuk me thote me kush;
– Pse qesh, e as “gazi yt eshte gurgullime per mua” …Ike dhe more me vete edhe gazin tim….
Shkrojti Aleksandra Pasko
Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar