Familjarët dhe të akuzuarit e Grupit të Dobrosinit presin të shpallen të pafajshëm siç i kishte shpallur Gjykata Supreme

0
1595

Skënder Jashari

Gjykimi në rastin e Grupit të Dobrosinit, tashmë është në fazën e fundit. Kalvari që shoqëroi këtë grup, duket se i erdhi fundi! Shumica e të akuzuarëve veteran të Luftrave Çlirimtare Shqipëtare, i vetmi rast që është mbajtur si rast “top sekret” ( i konfirmuar edhe nga Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit zt. Jetish Maloku). I vetmi rast që të gjithë të gjithë të akuzuarit janë së paku student, e deri edhe disa me fakultet e dy prej tyre edhe me magjistratura (Skender dhe Valon Jashari).

Akuzat politike, të porositura nga Serbia, gjegjësisht nga Ivica Daçiqi, përmes prokurorit Salustro (i mirënjohur për ndjekje selektive dhe politike kundër Veteranëve të Luftrave Çlirimtare Shqipëtare), të dhënë me deklarata sekrete nga
spijunë shqipfolës( të njohur për mua). Gjykimi paraprak i shpalli fajtorë, duke u arsyetu që :” dënoheni me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon!”

Grupi i Dobrosinit, nga 01.07.2012 deri më 31.06.2016, mbahen të burgosur politik në Burgjet e Republikës së Kosovës, derisa Gjykata Supreme në lëndën PML 241/15, i shpall të pafajshëm për akuzat për cilat ishin dënuar:
1. Kryerje të aktit terrorist( paragrafi 43 të këtij Aktgjykimi);
dhe
2. Organizim dhe pjesëmarrje në grupin terrorist( paragrafi 77 të
këtij Aktgjykimi)!

Madje Gjykata Supreme, në Aktgjykimin e saj PML 241/15, në paragrafin 82, udhëzon që në rigjykim, mund të përbëjë një vepër penale të përcaktuar në nenin 144(1) të KPK-së, për përgatitjen për kryerjen e veprave penale nën nenent 135-142të Kodit Penal të Republikës së Kosovës!

Më 13 tetor 2016, është ndryshuar aktakuza, e cila për më tepër i është shtuar edhe një akuzë më tepër (Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm) dhe duke mos i hequr sërish akuzat që Gjykata Supreme i shpall të pafajshëm( kryerje të aktit terrorist dhe organizim e pjesëmarrje në grupin terrorist!

Më 18.01.2017, lexohet aktakuza nga Valeria Bolici( Prokurorja e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it), seancat tjera të shqyrtimit gjyqësorë në rigjykim janë mbajtur më: 08.02.2017, sjellet dëshmitarja eksperte e armëve të zjarrit Hyrije Hoxha; 08.02.2017, është dëgjuar dëshmitari Kreshnik Maloku; 08.02.2017, është dëgjuar dëshmitari ekspert i armëve të zjarrit Fejzal Lutfiu; 06.04.2017, është shtyrë seanca shkaku i mossjelljes së Branisllav Markoviqit nga Prokuroria e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it; 19.04.2017, sërish shtyhet seance shkaku i mossjelljes së Branisllav Markoviqit nga Prokuroria e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it; 26.04.2017, dëgjohet eksperti i armëve të zjarrit Lutfi Rraci; 26.04.2017, dëgjohet dëshmitari Florim Grabovci (i propozuar nga mbrojtja e Valon Jasharit); 31.05.2017, bëhet leximi i shkresave të lëndës; 21.06.2017, është shty gjykimi, shkaku i mos sjelljes së Branisllav Markoviqit nga Prokuroria e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it; 23.06.2017, është dëgju përmes video-linkut, Branisllav Markoviqit nga Prokuroria e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it; 05.10.2017, marren në pyetje të akuzuarit; 06.10.2017,10. 10.2017 dhe 16.11.2017 jepet fjala përfundimtare për tre ditë të plota nga Prokurorja e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it; 20.11.2017 dhe 24.11.2017, jepet fjala përfundimtare nga të akuzuarit.

Ky rigjykim për dallim nga gjykimi paraprak, ka vetëm një dallim, është dëgjuar
përmes videolinkut, më 30.05.2017, dëshmitari Branisllav Markoviq, nga Prokuroria e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it.

Derisa Gjykata Supreme në Aktgjykimin e saj shpall të pafajshëm të akuzuarit, e që prokuroria e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it sërish akuzon me të njejtat akuza, presim që në fund të vehet drejtësia në vend, ashtu siç ka vendosur edhe Gjykata Supreme.

Më: 26.11.2017
Shkruar nga Skender Jashari.

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.