FAMILJA NDIHMON FAMILJEN “FNF” DHE VEPRIMTARI NË PAQË DHE NË LUFTË HALIL AHMETI

0
122

Fotografia sipër dëshmon qëllimet dhe veprimet e Serbisë pushtuese në vazhdimësi, për zhbërjen e qenies biologjike dhe kombëtare të shqiptarëve të Dardanisë në kohë dhe hapësirë… edhe përmes kushtëzimeve me bukë..!

Abas Fejzullahi Nga Abas Fajzullahi

Nëse një bukë e ndajm në 10 pjesë, për 10 të uritur, buka si e plotë apo tërësi, zvogëlohet, por rritet bamirësia, që përputhet me thënien në vijim:
BAMIRËSIA ËSHTË THESARI I VETËM, QË SHTOHET TUE NDA ME TË TJERËT

Serbia në vazhdimsi ka ushtrua dhunë ndaj shqiptarëve vendor, si dëshmi në vitin 1989 vendosi gjendjen e jashtëzakonëshme, pezulloi autonomin e KSAK, në përditshmëri jetësonte veprimet e planifikuara me keqtrajtime, bastisje, helmime, burgosje, plagosje, vrasje dhe largimin e punëtorëve me dhunë nga vendet e tyre të punës, fillimisht larguan xehtarët (minatorët) e Trepçës për kundërshtimet, që i bënin regjimit të krye-kriminelit Sllobodan Millosheviqit dhe për Kërkesat a tyre gjatë Grevës së URISË që tundën themelet e ish Jugosllavisë dhe çjerrën maskën lidhur me propogandën e përditshme për bashkim vëllazërimin e rrejshëm mes kombeve dhe kombësive në Federatën Jugosllave e në veçanti në Republikën e Serbisë, e cila drejtonte edhe me Jugosllavi dhe në emër të saj kishte vendosur terrin informativ, për dhunën dhe terrorin e Serbisë në Kosovë dhe largimin e punëtorëve tjerë në të gjitha drejtimet me dhunë nga vendet e punës, sidomos në arsim e shëndetësi, tue i lënë pa të atdhura mujore me qëllimin e vetëm që përmes URISË, mendonin t’i gjunjëzonin shqiptarët për të pranuar nënshtrimin e dhunën e shtetit Serb, që vepronte sipas Elaboratit të Ilia Garashaninit, Vaso Qubrilloviqit, Ivo Andriqit dhe Memorandumit të përpunuar në hollësi nga ASHAS dhe KOS (Akademia e Shkencave dhe Artevetë Serbisë dhe Kisha Orthodokse Serbe)..!

Serbia për kundërshtimet (demostratat) e shqiptarëve të Kosovës dhe qëndresen e tyre për liri, pavarësi e mvetësi u shpalli luftën më të rëndë e më të ndyrë pa e bërë publike por tue jetësuar në praktikë LUFTËN E URISË për shqiptarët vendor të Kosovës hallemadh…të shkaktuara nga Serbia qysh nga viti 1863… Në vitet 1990 kryepari i ASHAS në një emision TV mes tjerash shprehej: “…Se shqiptarët në Kosovë ose do ta njohin Serbinë si shtet të vetin ose do t’ ua dhëm në dorë shkopin e lypsit…”

Shqiptarët u vetorganizuan për qëndresë afatgjate përmes organizimeve të ndryshme, fillimisht me PAJTIMIIN E GJAQEVE dhe organizimin e ndihmave gjithëpopullore përmes shoqatave të ndryshme e ndër to me ndihma të drejtpërdrejta ishte: FAMILJA NDIHMON FAMILJEN “FNF” , që më kalimin e kohës u shëndërrua në SHOQAT BAMIRËSE dhe me të njejtin emër është regjistruar nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës me datën 25 Korrtor (Korrik)1995 nën numrin rendor 001|95.

Fillimisht përmes “FNF” në mënyrë të drejtpërdrejt dhe afatgjate u mbuluan familjet skamnore të xehtarëve të Trepçës të rrezikura nga URIA dhe pastaj u ndihmuan edhe familjet tjera skamnore të mbetura pa të ardhura dhe pa punë nga familjet në gjendje më të mirë ekonomike në Kosovë dhe nga kurbeti.

Shtrirja e veprimtarisë “FNF” krhahs Pajtimit të Gjaqeve përfshiu tërëa viset shqiptare pa lënë anash edhe ndihmen e madhe nga kurbetçarët kudo jashtë atdheut.

Deri në pranveren e vitit 1993 nga të dhënat e paraqitura në mbledhjen e mbajtur në xhami në Lupç të Podojevës, nga të dhënat e paraqitura prej veprimtarëve nga terreni sipas komunave, ndihmoheshin mbi 8500 familje skamnore nga po aq familje me gjendje të mirë ekonomike në mënyrë të drejtpërdrejtë për çdo muaj me shumën e caktuar dhe në mënyrë afatgjate. Jnaë ndihmuar familjet skamnore për çdo muaj secila, s’paku me 150 Marka Gjermane sipas Fletdëshmisë apo gjithsejtë rreth 1 miljon e gjysmë Marak për çdo muaj për të gjitha familjet e ndihmuara skamnore…

Organizimet bëheshin në secilen komunë dhe përgjegjësit që vepronin në terren merrnin dokumentacionin përkatës, këshilla e udhëzime nga Këshilli Qendror i “FNF”.

Foto e vitit 1992-03-11 në Xhaminë e Hoça Mahallës në Prizren – në foto nga e djathta në të majtë Hoxha Xhevat Xhezairi, Abas Fejzullahi, Shadije Elshani, Profesor Bardhyl Qaushi, kryetar i LDK-së, Dega në Gjakovë, i cili para të pranishmëve mbajti një ligjëratë lidhur me ngjarjet në Kosovë, tue analizuar fillimin e Kundërshtimeve (Demostratave) të 11 Larcorit (Marsit) 1981, Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrtorit (Korrikut) 1990 dhe Shpalljen e Kosovës Republikë nga kuvendarët e Kuvendit të Kosovës në Kaçanik me 7 Frytor (Shtator) 1990 dhe miratimin e Kushtetutës së RK e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Organizime për qëndresë afatgjate bëheshin edhe nëpër xhamit e tjera në Prizren dhe rrethinë edhe nëpër Bashkësitë Lokale, lidhur me organizimet e ndihmave përmes Sindikatave të pavarura të Organizatave punuese të Prizrenit, shtrirjes së aksionit gjithëpopullor Familja ndihmon familjen” FNF” që themelimin e kishte filluar në Prizren dhe kishte shtrirë veprimtarin tani më në tërë Kosovën dhe viset shqiptare dhe në kurbet, për ndihmë familjeve skamnore si dhe organizimeve tjera me rëndësi institucionale si përgatitjet sipsa udhëzimeve të MM etj.

HALIL AHMETI VEPRIMTAR NË PAQË E NË LUFTË

Është për lakmi, cilësia dhe përpikëshmëria e veprimtarisë shumëdrejtimshe e veprimtarit të mirënjohur Halil Ahmeti, në veçanti kujdesi dhe ruajtja e dokumentacionit me të dhëna e dëshmi për veprimtarit e kryera si në drejtimin e bamirësisë, arsimit, kulturës e trashëgimisë kombëtare, kujdesi e mbrojtja për popull e atdhe në të gjitha drejtimet.

Halil Ahmeti këto ditë mi përcjelli përmes postës elektronike dokumente prej 28 faqe “FNF”, tërujatura me kujdesin e tij të cilat kanë shpëtuar gjatë luftës, nga djegia ku shtëpit janë bërë shkrum e hi nga barbaria serbe, ku dëshmohet veprimtaria e tij organizative me bashkëveprimtarët tjerë vendas nga Gjakovë me rrethinë, që përmes aksionit FAMILJA NDIHMON FAMILJEN “FNF” ndihmuan 763 familje skamnore në disa vendbanime të Kosovës, në Skënderaj, Prishtinë, Klinë, Fushë Kosovë, Lipjan-Magurë etj.

Në bashkëpunim të përhershëm, me lejen dhe autorizimin e Profesor Bardhyl Qaushit, kryetar i Degës së LDK-së për Gjakovë, Halil Ahmeti bashkë me Muhamet Thaqin që tani punon e jeton në Suedi, kanë paraqitur në Zvicër para kurbetçarëve në Bern, Luzern dhe Zyrih, në vitin 1991, veprimtarinë e tyre përmes “FNF” me të dhëna e dëshmi të sipër shënuara.

Shoqata Bamirëse” FAMILJA NDIHMON FAMILJEN” i është mirënjohës dhe falënderon shumë veprimtarin për bamirësi dhe çështje kombëtare Zotriun e nderuar Halil Ahmetin për punën e tij shembullore dhe ruajtjen e të dhënave me një rëndësi të veçantë për Shoqatën.

Në vijim dy dokumente si dëshmi nga 28 faqe dokumente me të dhëna e dëshmi dërguar nga Halil Ahmeti dhe disa dokumente të Shoqatës me të cilat Shoqata ka zhvilluar veprimtarinë.