Familja Jashari është nderi dhe krenaria e shqiptarizmës

0
3023
Adem Jashari me luftëtarë

Skënder MULLIQI

Sot është një ditë e veqantë e një date të veqant për gjithë shqiptarët kudo që janë dhe kudo që jetojne.Eshtë një ditë e madhe sepse 18 vite me parë familja e rrëmbmadhit, Adem Jasharit, kishte luftuar me shkaun duke rënë heroikisht në altarin e lirisë bashke më 50 anëtarët e kësaj familje më të nderuar të kombit. Adem Jashari mbrojti pragun e shtëpsië në mënyrën më të dinjitetshme, mbrojti nderin e secilës familje shqiptare, mbrojti vlerat sublime kombëtare. Heroi i kombit, Adem Jashari ishte dhe ka mbetur frymëzim atdhedashurie, frymzim së si luftrohet për atdhe dhe komb. Ajo është nderi dhe krenaria e shqiptarizmës.

Ai na la amanetin më të mirë së liria e ka çmimin e lartë. Adem Jashari dhe familja emblematike Jasharaj, janë udhërrefimi më i mirë për gjeneratat e reja dhe ato që do të vijnë, së si duhet atdheu dhe kombi.Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, është amanet për të gjithë së si duhet të luftohet për liri dhe pavarësi, së si duhet të jemi unik, së jemi të gjithë vëllëzer të një gjaku.

Familja Jashari nuk ka luftu që të kemi dallime politike, nuk ka luftu që të kemi hasmeri më njeri- tjeterin, kur ende nuk e kemi arritur qëllim final, duke bërë shtet ligjor dhe funksional. Së ende nuk i kemi mbaruar të gjitha punët më Serbinë hegjemoniste, e cila është larguar nga Kosava, por e cila po tenton të na kthehet në Kosovë. Adem Jashari, dhe familja e shenjtë Jashari nuk ka luftuar që të nëpërkembën vlerat sublime, të nëpërkëmbët gjaku i shumë heronjëve, deshmorëve dhe martirëve të kombit.

Amaneti e rrëmbmadhit, Adem Jasharit, ende nuk është quar në vend. A i vret sado pak ndërgjegja, ai i mbulon turpi të gjithë ata të cilët nuk po punojnë mirë për Kosovën, tia mësyjnë Prekazit Legjendar.Vet rrugëtimi për ketë vend të shenjtë don të thotë shumë për secilin shqiptarë të ndershem, për se cilin mik, dashamirë të shqiptarëve qe ia mësyën për ta hapur derën e familjës JASHARI, në të cilën sofër ranë shkëndijat e para të lirisë pas 90 viteve të okupimit klasik nga Serbia fashiste. Lavdi për jetë e mot familjës heroike Jashari, dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!