FAMILJA FILLON TE GRUAJA…

0
475

Arben Çokaj

E pyet një burrë: “A ke familje?” Dmth. a ke grua, a ke fëmijë…?

Gruaja është një qenie hormonale-psikike, që ka si primare hormonet, pastaj psikikën. Hormonet lëvizin, luhaten, krijohen emocionet, luhatet edhe psikika e gruas, luhatet familja… si një varkë e vogël, në një oqean të madh…

Nuk është e lehtë, sidomos sot, të mbash familje, as në Shqipëri. Si çdo gjë tjetër, që shqiptarët kopjojnë nga perëndimi, më parë vesin se virtytin, edhe në rastin e familjes, gratë shqiptare janë duke mësuar më shumë për divorcin, dominimin, kërkesat e heshtura për një jetë më të mirë, të siguruar shpesh nga burri, e në fund të vetë-lavdëruar nga vetë ato: “Pa mua ti do të ishe një hiç…” E kështu gratë, përfundojnë edhe vetëm…

Gratë nuk durojnë shumë, shpesh, revoltohen, dhe i thonë gjërat pa u përmbajtur, siç i ndiejnë dhe kështu fyejnë keq… Nuk kam ndeshur në gra, vetëm në qofshin ato turke e arabe, që i fyejnë kaq keq burrat, sa gratë shqiptare. E bëjnë këtë si duket, se shoqëria jonë e tranzicionit dhe e pasigurisë, është e rëndë… Gratë shqiptare fyejnë, se ndihen të fyera…

Nderime për një prift shqiptar, që e ushtroi aktivitetin e tij në Michigan, Amerikë… Dom Anton Kçira shpëtoi qindra familje shqiptare nga ndarja, nga divorci. Ai i këshillonte gratë shqiptare atje: mos u ndani nga burrat. Se ndarja çon në shkatërrim të familjes, e për rrjedhojë të shoqërisë, të lë pa të ardhurat e duhura, pa shtëpi dhe një ditë përfundon edhe si lypsar rrugash… Jeta është e gjatë, sidomos për një grua, për ta përballuar vetem… Por edhe burrat, KUJDES me gratë!

Stabiliteti i familjes mbahet nga gruaja. Një thënie afrikane thotë: “Dëgjo gruan, që të mos kesh konflikte në familje!” Pra, për të mbajtur stabilitetin në familje, duhet të dëgjohen gratë… Por a mund të dëgjohen gratë gjithmonë? Sidomos kur e kanë gabim?! E gratë nuk e kanë pra, kurrë gabim!

Për ta mbajtur gruan nën kontroll sot, nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë, të mbahet stabiliteti i familjes, nëse gruaja luhatet, nga hormonet, që luhasin psikikën… Kjo në përgjithësi, se ka raste mjaft, ku gratë tregohen heroina të sakrificës, për të mbajtur burrin, për të mbrojtur familjen!

Nderime për të gjitha ato gra, që i përballojnë vështirësitë e jetës e kënaqen me ato që kanë dhe shikojnë të bëjnë më shumë për veten e për familjen e tyre, jo duke ia vënë këmbën në fyt burrit, por krah për krah me të! E kështu duhet!