Nga Kastriot Berishaj
Ata kanë 1500 vite që kanë filluar fabrikimin e gënjeshtrave mesjetare, prapanike dhe antinjerëzore, që shpesh herë ideologjia e tyre e mrapshtë bije në kundërshtim me parimet bazë dhe filozofinë kombëtare të shqiptarëve me identitet të pastër kombëtar dhe vetëdije të lartë kombëtare.
Përderisa, ata kanë të drejtë dhe gëzojnë liritë për ushtrimin e riteve dhe traditave nga Anadolli atëherë edhe shqiptarët me gjak Kastrioti kanë të drejten e tyre hyjnore për të mos u asimiluar në kulturen e huaj vatikano-arabe, por të qendrojnë patundshëm ashtu sikurse e tregon historia e kombit tonë dhe të luftojnë çdo ndikim të mrapsht nga këto kultura.
Tri shtyllat bazë hyjnore të Shqiptarizmit janë: Familja, Atdheu dhe Kombi; kushdo që cenon këto tri është armiku yt! Tendencat e armiqve të ndryshëm dhe kulturave imperialiste e shpeshherë çnjerëzore të këtyre kombeve i kanë sjell njerëzimit më shumë gjak se sa ndonjë dobi që vlenë të përmendet!
Në përfundim, akush nuk mund të thotë se kemi ndonjë dobi nga fetë e huaja, të shpikura dhe ardhacake që i shërbejnë kombeve dhe ideologjive antishqiptare. Pasuria më me vlerë është FAMILJA dhe ATDHEU dhe KOMBI, për cilat çdo shqiptar ka obligim hyjnor t’i mbroj me të gjitha mjetet, metodat dhe deri në frymëmarrjen e fundit. Sakrifica për Familja, Atdhe dhe Komb është obligim hyjnor, sepse vet Familja, Atdhe dhe Kombi i jep kuptim jetës.
KASTRIOTËT E SHQIPËRISË INC.
www.Kastriotet.AL