Roland Gjoza
ese
Ne nje nga tregimet e Pirandelos, gruaja arrin ta beje te famshem burrin e vet. Ze dashnor kritikun me te madh te artit dhe burri i saj shpallet novatori me i madh i shekullit. Nen efektin e kesaj reklame marramendese, burri i beson dhe vete mrekullise. Nje forme e lavdise. Teme e rrahur prej shume shkrimtareve, variante te panumert te saj, por ja qe leximi germe per germe behet sot ne mengen e xhaketes Guci, ne papijonin e zi prej mendafshi, te lustra e lepuces te punuar me dore. Nga nje lexim i kahershem ne nje liber te shtypur me shkronja plumbi, ne kostumet ceremoniale, ne suprinat vetetitese te Lamborginit te ri, apo Bogates te sapo nxjerre nga arka. Dhe ne ajer, pikerisht ne ajrin qe thithim bashke me germat plot me sensualizem te kritikut. Ajo erdhi si nje furi e shampanjes kur shperthen tapa dhe u ul perballe meje. Senbsualiteti i saj vetetinte si thika e re.
” Ju lutem, porosisni ç’keni me te lakmuar.” Nxori gjuhen dhe lepiu buzen, ashtu si pavetedije, sikur t’i digjnin prej nje pasioni pa emer. Brenda saj derdheshin shishe me pije te rralla dhe balsami i tyre ndihej gjer te thonjte artificiale dukshem te spikatur me nje kercenim te lehte gjithsesi estetik. Nje shishke parfumi sikur u hap pa pipetire dhe brofetiu embel nje puhi prej mishi qe paralajmeron se pari me arome e me pas, kur merr premtimin, me flake.
” Zonje, i thashe, libri juaj..”
Ajo beri nje nderhyrje delikate, duke vene gishterinjte e gjate, aq te bukur, mbi doren time perplot xhufka leshi.
” Me pare dua t’ju them, se une kam nje apartament, e kam paguar per gjashte muaj. Jam vetem. Im shoq, ju e dini, eshte mjek kirurg ne Angli. Me falni qe ju nderpreva..”
” Jo, s’ka gje zonje, flisni..”
” Ne jemi martuar me kusht. Kam shkruar poezi qe e vogel, po rrethanat me penguan. Ç’ta zgjas, une jam e bindur se mund te behem e njohur. Me duhet nje shenje. Nje vemendje. Tani mund te flasim per librin.
” Eshte i dobet, por mund te quhet i mire, madje te jete si nje ftillese entuziaste per avangarden e re..”
” Çudi si me kuptuat menjehere. Kam nje pune te mire. Para. Udhetoj shume. Po s’kam gezim. Po sikur te ndodhe, them. Kam besim te kjo gome shpetimi, ky liber. ”
” Kush ju dergoi tek une?”
” Fama juaj! I zoteroni te gjitha fuqite qe edhe foshnjen qe lind e vdekur ta ngjallni!”
” Ju gezon kjo gje?”
” Po. Si nje nene qe lind foshnje te vdekur dhe.. Tjeter; une paguaj mire. E di se si rroni. Me ç’sakrifica! Megjithe korrupsionin, se ju s’eshte hera e pare qe e beni kete gje, kam te dhena, qe jeni me pak i prekuri.?
” Nga çfare, a mund ta di?”
” Nga tundimi.”
” Qe tani jam i mundur.”
” Une paguaj me çek.” Rremoi ne cante dhe nxori nje bllok çeqesh, shkroi ne te shumen te cilen une nuk e lexoi, e grisi fleten e cekut dhe ma zgjati.
” Besoj se do te mbeteni i kenaqur.”
Pastaj shkuam te dhoma e saj me mure te pikturuara. Orient. Xhami me minare te larta, njerez me raso dhe callma te bardha. Me mbajti dy net.
Kaluan tre muaj, po une nuk po shkruaja asgje. Libri i saj me nje kopertine te mahnitshme, rrinte atje ne nje ane te kompjuterit dhe me shikonte me nje zhgenjim te hidhur. Me parate qe me dha kisha blere makine te re, po shkrimin ende nuk po e filloja. Nje flake, teper e vogel kjo flake, gati e mezidukur dhe do te digjeshin shume portrete rioshesh te tjere qe me kishin bere me kompjuter profesionale, kostume, femra, restorante dhe hotele te paguara per muaj te tere, bileta per udhetime neper ishuj, nje flakez pra, qe s’po ndizej ende. Po duhej bere patjeter edhe per mishin e saj aq te epshte, puthjet me dhembe, ate zjarr qe s’me eshte shuar edhe sot. S’kisha nga ia mbaja. E bera.
Tronditshem siç me ndodhte kur tradhtoja njerin, tashme te konsumuar, me te riun tjeter, tejet entuziast qe s’njihte mase ne permbushjen e detyrimit. Erdhi, mori cmimet, dha dy konferenca per shtyp, e pa veten te stampuar ne te gjitha gazetat me prestigjioze, me la pendet dhe iku. Dhe une e harrova, se mu desh te perseritja po ate gjetje si te Pirandelo, i bera te famshem burrin nje zuske qe s’kishte asnje cen ne ate pune. Po nje mesazh prej Anglise, ne nje mesnate te pa gjume, kur po behesha gati ta mbyllja kompjuterin. ”
Zoteri, ju faleminderit, me bete te lumtur per nje kohe. Ajo u be imja krejt papritur. Vone e mesova shkakun, natyrisht qe ne fillim pesova nje tronditje te madhe, po me pas kur e pashe ate aq te lumtur, u pajtova me gjendjen. Kjo eufori, dalldi e saj, zgjati deri per Krishtlindje, kur ne shkuam ne Kankun ne Meksike per pushime. Atje ajo u njoh me nje poet te njohur argjentinas dhe me braktisi. Veç nuk i nderpreme lidhjet ne Twitter. Ketu jam bere me e famshme, me shkruante, sapo fitova nje cmim te madh. Ate çmim e ka fituar vetem njehere Borges. Ju shkrova, vetem qe t’iu falenderoja per ate periudhe te arte, qe me dhuruat, natyrisht me nje çmim, kur ajo u be imja. Ç’t’i besh, jane disa gjera qe s’na takojne plotesisht. Ajo me kujtonte Aleksandrin e madh, Perandorine e Romes, Hitlerin, qe donin fame boterore…”
Nju Jork 2016